Kryeministri Edi Rama e konsideron punësimin si sfidën reale të Qeverisë. Deklarata u bë në celjen e zyrës së Punës në Laç, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.
Kreu i qeverisë është shprehur se sot ne kemi gjithsej 10 zyra punësimi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe ky zinxhirë do të shtihet në veri dhe në 61 bashkitë e reja. Sipas Ramës këto zyra punësimi do të jenë pikë takimi punëkërkues- punëdhënës.
“Zyra e punësimit është pikë takimi e munguar mes punëkërkuesve dhe punëdhënesve.
Sot në faqen zyrtare të Sherbimit Kombetar të punësimit janë mbi 2000 vende të lira pune. Zyrat e punës janë vetëm një hallkë e punësimit.
Nga sot nje kompani kërkon një numer të konsiderueshem grash dhe vajzash përmes kësaj zyre pune në Laç”, deklaroi Rama.
Sipas tij, gjatë viti 2014 janë bërë trajnime profesionale janë të rëndësishme për të rritur numrin e të punësuarve. Rama theksoi se sipërmarrësit duhet të përfitojnë nga oferta e qeverisë që deri në datën 31 mars të paguajnë të gjitha sigurimet shoqërore të prapambetura duke ulur me 80 për qind gjobën e tyre për vonesën.
Ministri i Mirëqënies Sociale tha se deri në fund të nëntorit të shkuar janë punësuar 92521 persona. Shifra që i referohet të dhënave të Sigurimeve Shoqërore dhe është bërë publike nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj.
“Deri në fund të nëntorit të shkuar kemi patur një shtesë prej 92521 perosna të deklaruar në sigurimet shoqërore. Këtë vitin e fundit unë kam dëgjuar shumë cinik se është e pamundur që qeveria jonë të mbaj premtimin për 300 mijë vende pune. Dhe unë po ju citoj sot atë që kemi në bordero dhe sigurimet shoqërore. Ndaj dua të falenderojë bizneset e zonës se janë ata punëdhëniesit më të mëdhenjë dhe më të qëndrueshëm”, tha ministri Veliaj.
Veliaj thekson se fokusi për 2015 do të jetë në zonën e veriut. Sipas ministrit, Beteja për rritjen e punësimit do të ulë informalitetin dhe sipërmarrësi do të shfrytëzojë fondin e punësimit.
Të pranishëm në çeljen e kësaj zyre ishin dhe ministri i Punëve Sociale, Erion Veliaj dhe kreu i Biznes Albania, Bregasi. / e.d
rrofshim zyrat e mashtrimit dhe jo te punesimit. bravo veliaj na kenaqe me zyra por pune hic. ska gje ne pa pune dhe pa buke do rrime vetem ju te jeni mire. o zot
Ore zoteri, po te kesh vende pune vakante, s’ka nevoje per zyra. Pse keq per zyra jemi ne??? Ne duam frontin e punes , zyren mbaje per ekspozite ti, se pa front pune, zyra eshte jashte funksionit.