Pandeli Majko: Në fushatë PS është shfaqur e ëmbël dhe nuk ka përmendur problemet me të cilat do përballej

17 Shkurt 2015, 08:56Politika TEMA

Ish-kryeministri Pandeli Majko, sot deputet i Partisë Socialiste, ka qenë i ftuar në studion e Adi Krastës, ku ka folur për ngjarjet më të fundit të aktualitetit.

Edhe pse i është shmangur pyetjes rreth mundësisë së kandidimit të tij për Bashkinë e Tiranës (pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Krastës), Majko nuk ka lënë pa komentuar ngjarje si koncesioni i parkimeve, shpërthimet e tritolit etj.

Sa i përket vlerësimeve për punën e qeverisë, Majko u shpreh se “kjo është një qeveri që bën shumë reklamë por nuk di të shpjegojë veten”.

“Kjo është një qeveri që akoma ka vështirësi të shpjegojë thelbin e asaj që është duke bërë, e cila për disa arsye, në disa fusha ka dalë edhe jashtë kontekstit të asaj që është folur në fushatë elektorale.

Në fushatë, PS është shfaqur më e ëmbël dhe nuk ka pohuar disa nga problemet me të cilat do duhej të ishte ashtu siç po shfaqet sot.

E kam fjalën për mënyrën sesi ne po përpiqemi. Është një qeveri që nuk di të shpjegojë vetveten.

Ka mbetur ai perceptimi që “s’keni parë gjë akoma”, “burgu, burgu, burgu”, “dritat, dritat, dritat”, dhe nuk po shikohet, vërtetë po prishën shtëpitë po sa po legalizohen?” tha Majko raporton Respublica.

E në lidhje me pyetjen mbi vendimin e mundshëm, por të smbrapsur, për koncesionin e parkimeve në Tiranë, Majko u përgjigj duke thënë se “po mbaron epoka kur politika urdhëronte biznesin…ka filluar e anasjellta”.

Majko ka komentuar edhe debatin mes Presidentit dhe kryeministrit. Sipas tij, kreu i shtetit duhej ta kishte shmangur debatin me kryeministrin dhe të përqëndrohej në situatën e rendit, duke thirrur Këshillin e Sigurisë.

“Nëse flasim për një marrëdhënie mes qeveritarëve dhe Presidentit, te qeveritarët justifikohet pasioni.

Kurse Presidenti në çdo rast është përfaqësues i unitetit. Edhe po të ketë emocione brenda vetes duhet t’i shmangë. Edhe pse u bënë në Shqipëri disa akte terrori dhe cfarë ndodh në një kohë që Presidenti minimalisht do të kishte thërritur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të koordinonte punën e institucioneve.

Sigurisht do të reflektonte shumë herë më tepër siguri sesa një debat i tillë. Aq më tepër një debat që nga çdo pikëpamje ishte i shmangshëm…

Rama mund të ketë shumë të meta por po e ule në tavolinë dhe i jep argumente..dhe në këto momente Presidenti duhej të gjente një mënyrë tjetër, me pak finesë ai mund ta vinte kryeministrin e qeveritarë të tjerë, në pozitë të vështirë. Ai është kthyer në një faktor që i shërben politikës” u shpreh Majko.

Sa i përket debatit për kandidaturën e Visar Zhitit, Majko tha se në këtë rast, kryeministri nuk ka pasur si qëllim që ta përdorte Zhitin por të konsolidonte një praktikë të promovimit të njerëzve me vlera, përtej përkatësisë politike të tyre. Si shembull, Majko solli rastin e emërimit të ish deputetit të PD-së Leonard Demi si ambasador në NATO.

7 komente në “Pandeli Majko: Në fushatë PS është shfaqur e ëmbël dhe nuk ka përmendur problemet me të cilat do përballej”

  1. drejtesia says:

    O [Pandi, me kete interviste e ke dhjere fare. Qeveria dhe Edi Rama ne krye po punojne vetem me nje qellim, te vendosin ligjin dhe rregullin ne rrumpallen qe la sAli Baba me 40 hajdutet si ”paje” Shqiperise. Kur e kuptojme ne njerzit e thjeshte kete qellim si ka mundesi qe nuk e kupton ti si ishkryeminister?Kur ke rrumpalle dhe moszbatim ligji si kerkon te kete zhvillim dhe ritje ekonomike dhe permiresim te jeteses se popullit? kur ka ne ekstrem informalitet ne ekonomi si kerkon qe te mblidhen te ardhurat dhe te kete investime? eshte per te ardhur keq qe te flasesh ne kete menyre kur ti ke qene vet kryeminister.

    1. Ardita says:

      Asnje nga premtimet nuk jane mbajtur Majko,
      Perfolet qe do te kandidosh per Tiranen por ju sygjerojme te mos digjeni kot

      http://urlredo.com/PandeliMajkoKandidatPerTiranen

  2. xhoni says:

    Po mire mo bir, po ti a nuk ishe i pari ne liste ne qarkun me te madh dhe me te rendesishem te shqiperise? A nuk je ti ai qe duhet te flisje sipas teje me qarte?

    Nese ka njerez qe nuk duhet te hane mut jane ata qe kane qene kryeministra ose ministra per nje kohe te gjate.

    Edhe mos na cani trapin, kurva.
    Do tju shporre edi te gijtheve ju

    Ne mandatin e ardhshem asnje si puna juaj ne parlament

  3. Panteoni says:

    Jam kurioz te di se sa tanke pati ne organik ushtria shqiptare dhe ku perfunduan?Se te thuash i mori populli ne 97 nuk thua dot se nuk ishin kallash,apo i hengri kurumi?

  4. Zef Kallami says:

    Nji intervist,s’ka ku te shkoje ma e ligesht per nji kaliber Majko.Ti zoti Majko e din qe qeveria Rama asht e ngujume ose e gozhdume nga familja Berisha zyrtarisht me liber shtepiet e gjendjes civile qe rrezulton:
    Arben Nishan Berisha Presdient i vendit.
    Arben Llalle Berisha kryeprokuror.
    Visho Ajaz Berisha kryetar i SHISH-it.
    Lulzim Bashe Berisha kryebashkiak i Tiranes.
    Si mundet z.Rama te konkretizoj premtimet e fushates kur 4 celsat kryesore te pushtetit i mban familja legjitime Berisha.
    Berisha u tregue kodosh ne politike me 23 qershor 2013.Ju doni karrigen per te cilen vrau 4 protestues qe numronin yjet diten per diell.Murmuriste me veten Berisha.Merreni karrigen.Pushtetin do e mbaj une.Ju do te gjeni belan me mue.Pa ikur hieja nga pushteti.Boshatisi buxhetin.Te tjerat vijne ma vone.Sot kercet Tritol Berisha nga cunaket e militantve aposionant te PD.Dhe keto jane pjestare te faqes dyte te librit te shtepise Berisha.

  5. hera says:

    Hajde titull Tema – hajde!!! Majko ka thene per parkimin : ‘Eshte mbyllur epoka kur politika urdheronte biznesin , tashme biznesi urdheron e kontrollon politiken ” – nje deklarate skandaloze per nje politikan qe do te kishte tronditur opninion publik e mediatik te cdo vendi tjeter normal e qe duhej te ishte sot ne krye te cdo diskutimi ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje