Bushati: Qeveria nuk ka luksin të humbasë kapacitete si Visar Zhiti

17 Shkurt 2015, 11:54Politika TEMA

“Sot për sot, Visar Zhiti është më shumë sesa një emër dhe një kandidat i propozuar nga qeveria për të shërbyer në Selinë e Shenjtë. Qeveria nuk e ka luksin që njerëz me kapacitete si të Visar Zhitit të mos i vërë në dispozicion të vendit”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke iu përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me qëndrimin që do të mbajë qeveria pas refuzimit që Presidenti Bujar Nishani i bëri propozimit të saj për emërimin e Zhitit si Ambasador në Vatikan.

“Më lejoni t’iu falenderoj për informimin që i keni bërë opinionit publik, jo vetëm për shkak të personit në fjalë, për shkak të informimit në mënyrë të drejtë Visar Zhiti sot për sot është më shumë se një emër, se nja kandidat për të shërbyer në një vend të rëndësishëm si Selia e shenjtë. Qeveria nuk e ka luksin që kapacitet si Visar Zhiti mos i vërë në dispozicion, detajet do ti bëjë të njohura në ditët në vijim”, tha Bushati.

Deklarata u bë në konferencën e përbashkëty për mediat që kreu i diplomacisë shqiptare Visar Zhiti zhvilloi me zv.Kryeministri dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit, ministri Bushati theksoi se u diskutua për hapat që kanë ndërmarrë institucionet shqiptare në procesin e integrimit evropian.

“Theksuam nevojën për të pasur një qasje sa më të qartë në reformën në drejtësi dhe hapat që duhet të ndërmarrin institucionet shqiptare në funksion të një strategjie sa më të qartë në reformën në drejtësi, që do të sillte një zgjidhje për qytetarët shqiptarë, e cila minimalisht do të sillte rritje të investimeve të huaja në Shqipëri”, tha Bushati.

Ministri i Jashtëm, gjithashtu shtoi se në takim u diskutua mbi format e zhdërvjellta të bashkëpunimit të vendeve Benelux për të kuptuar sesi këto forma mund të aplikohen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si dhe u diskutua për takime mes vendeve të Beneluxit dhe Ballkanit Perëndimor në rang ministrash të Jashtëm.

“Vizitat e këtij niveli nuk kanë qenë fort të shpeshta mes dy vendeve, prandaj mendoj se pas një bashkëpunimi më të ngushtë këto vizita do të shtohen për të diskutuar mbi proceset e formimit të shtetit të së drejtës”, tha Bushati.

“Bashkëpunimi me Belgjikën dhe vendet e tjera të BE-së ka qenë kyç dhe i rëndësishëm  për ne, siç ka qenë bashkëpunimi me autoritetet vendore”, tha Bushati.

Zv.Kryeministri belg shprehu mbështetjen për situatën që kaloi vendi për shkak të përmbytjeve dhe tha se, për këtë do të dhurohen në ditët në vijim ndihma për të përmbyturit, pasi është e rëndësishme që ata banorë të ndihmohen.

“Shprehëm mendimet tona për çështje ndërkombëtare. Së pari për çështjen e Ukrainës, sigurisht jemi nga i njëjti krah për t’i dhënë zgjidhje situatës. Së dyti çështja kundër terrorizmit dhe luftëtarëve që shkojnë për të luftuar për terrorizmin. Kemi parë ngjarje tragjike në Danimarkë së fundmi. Kjo na bën të jemi bashkë si në NATO edhe në bashkëpunimin dypalësh”, tha Reynders.

Reynders u shpreh i impresionuar nga ecuria e reformave për integrimin.

“Mbresa nga paketa e reformave të ndërmarra. Duam të shohim kapacitetet për zbatimin e ligjit në Shqipëri”, tha Reynders.

Sa i përket çështjes së ratifikimit të marrëveshjes për pensionet e emigrantëve, Reynders u shpreh se do të bëhet së shpejti dhe ligji do të shkojë në Parlament. /gj.k/

 

 

1 komente në “Bushati: Qeveria nuk ka luksin të humbasë kapacitete si Visar Zhiti”

  1. analist says:

    Nuk eshte Visar Zhiti kreu i diplomacise shqiptare o kaqoler, mos shkruani me sume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje