Lezhë, Rama përuron dy projekte të rëndësishme komunitare/ Rikonstruksiohet godina 4-katëshe e ndërtuar që në vitet ’60

17 Shkurt 2015, 14:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Englantina Gjermeni kanë inaguruar mezditen e së martës, përfundimin e dy projekteve të rëndësishme komunitare në Lezhë.

Projekti i parë është ai i përfundimit të rikonstruksionit të një godine 4 katëshe në qendër të qytetit e ndërtuar që në vitet ’60. Pas këtyre ndërhyrjeve përfitues janë 22 familje banorë të kësaj godine.

Ky projekt është financuar nga MZHB me vlerë prej 14 milionë lekë, konsiston në termoizolimin e fasadës, termoizolimin e tarracës, gjithashtu përfshin edhe ndërrimin e dritareve, duke përdorur materiale termoizoluese.

Projekti i dytë është përfundimi i rikonstruksionit të 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian. Projekti është financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, me vlerë 11.5 milionë lekë. Rikonstruksioni ka përfshirë zëvendësimin e dyer dhe dritareve, riparime e çative dhe riparimin e rrjeteve elektrike.

Kryeministri Rama ka inspektuar edhe ecurinë e punimeve për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit. Prej disa muajsh në këtë qytet kanë nisur ndërhyrjet urbane për rivitalizimin e sheshit qendror “Besëlidhja”, rikualifikimit të lulishtes si dhe të lumit të Lezhës./e.d

4 komente në “Lezhë, Rama përuron dy projekte të rëndësishme komunitare/ Rikonstruksiohet godina 4-katëshe e ndërtuar që në vitet ’60”

  1. Moisi Golemi says:

    Kush eshte komuniteti egjiptian?? Vete Egjipti nuk njeh ndonje komunitet egjiptian ne Shqiperi. Perse nuk thone “komuniteti jevg”, por thone “egjiptian”? Ata jane jevgj, jo egjiptiane.

  2. mister obama says:

    Vetem me rikonstrutime do ta kaloj Rama 4 vjecarin e tij

  3. A says:

    Ja paske marre Sales gërsheren dhe shiritiin !

  4. Gzimi says:

    Sa Projekte te rendesishme qe paska!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje