Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë me “arrest shtepie” tre ish-zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, nën akuzen falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës.
3 ish zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kanë falsifikuar dokumentat në prokurimin publik për vendosjen e kamerave të Tiranës duke përfituar 758 mijë USD.
Në seancën e sotme gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasit K. Kukaj, ish-shef i Sektorit të Prokurimeve, A. Hysko, ish-specialist i Sektorit te Prokurimeve dhe B. Martini, ish-juriste e Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Dosja e prokurorisë dhe arrestimi
“Nga hetimet e kryera per autenticitetin e ketij projekti nga ana jone është arritur në konkluzionin e provuar se, projekti i kamerave të Tiranës, zhvilluar në Dhjetor 2010, është falsifikuar edhe në përmbajtjen e tij edhe në kosto, duke e rritur këtë të fundit me 75. 8 milionë lekë të reja mbi koston fillestare.
Po ashtu, nga hetimi i prokurorisë rezulton se anëtarët e Komisionit të Negocimit të realizimit të procedurës për “Instalim i sallës operative dhe sistemit të kamerave të qytetit të Tiranës”, me fondin prej 165.000.000 lekësh, të vëna ne dispozicion të Policisë së Shtetit nga buxheti i shtetit”, K. Kukaj, B. Martini dhe A. Hysko, kanë kryer procedura fiktive.
Sipas të dhënave të përftuara nga hetimi, rezulton se pasi janë kryer instalimet e nevojshme, anëtarët e Komisionit kanë hapur procedurat e prokurimit publik. Pra, krijohen dyshimet e arsyeshme se procedura e prokurimit publik në këtë rast është tërësisht fiktive, pasi tenderi është realizuar pasi kishte përfunduar marrja e shërbimit.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet se këta shtetas, me veprimet dhe mos veprimet e tyre në mospërmbushje të rregullt të detyrës kane sjelle pasoja te renda ne regullshmerine ligjore te veprimtarise se administrates publike ne miremenaxhimin e fondeve publike; anetaret e ketij komisioni ne mospermbushje te rregullt te detyres, ne kundershtim me dispozitat ligjore qe rregullojne maredheniet e vendosura per sigurimin e veprimtarise se rregullt te aparatit shteteror te mbojtura posacerisht nga legjislacioni penal nga veprimet ose mosveprimet kriminale, me veprimet e tyre kane sjelle pasoja te renda ne veprimtarine e rregullt te struktures ku ata kane kryer funksionet e tyre ne Policine e Shtetit dhe njekohesisht u kane sjelle te treteve perfitime materiale dhe jomateriale te padrejta duke demtuar interesat e ligjshem te shtetit ; duke konsumuar me dashje elementet e vepres penale”Shperdorim i detyres” parashikuar nga neni 248 i K.P.”
Gjykata vlerësoi se provat e administruara nga Prokuroria e Tiranës deri në këtë fazë të hetimit janë të mjaftueshme për të vendosur masë sigurie ndaj këtyre personave. / e.d
Sa me post te larte te kesh ,sa me i rrezikshem per shoqerine te jesh ,sa me te rende krimin aq me te vogel denimin.
te spastohet vendi nga njerez te pafte e servile nga berrishe e martine jane bere si beqirret si qemoti