Dyshime se grabitësit vodhën 3 milion euro te “Union Bank”. Autorët u ndihmuan nga stafi i bankës

17 Shkurt 2015, 16:38Politika TEMA

Shifra e vjedhur në “Union Bank” në Tiranë duket se është më shumë se 2 milion euro.

Sipas ABC News, që i referohet burimeve pranë prokurorisë, shifra e sakt është 3 milion euro.

Shuma e vjedhura në paund, franga, euro do të transportohejn drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt një banke në Austri.

Në 4 thasët e grabitur, sipas prokurorisë, ndodheshin 900 mijë franga zviceriane, 800 mijë dollarë, 600 mijë paund dhe 400 mijë euro.

E gjithë kjo shumë do të dërgohej drejt Austrisë, por që hetuesit ende nuk kanë saktësuar se ligjërisht sa është shuma që i lejohet bankave të nxjerrin jashtë Shqipërisë, e cila është edhe një nga pistat hetimore të prokurorisë.

Burimet pranë këtij institucioni thonë se janë ngritur dyshime se punonjësit e kësaj banke, kanë bashkëpunuar me grabitësit, pasi dera nga ku mendohet se kanë hyrë tre personat e maskuar, ishte lënë hapur.

Kjo derë nuk ishte e dëmtuar dhe korridoret e shkallës së pallatit nuk ishin të monitoruara nga kamerat e sigurisë, çka i ka krijuar lehtësira grabitësve.

Hetuesit thanë se vetëm një kamerë sigurie i ka fiksuar tre grabitësit kur janë afruar pranë shkallës, por pa arritur të identifikohen fytyrat e tyre.

Policia dyshon se grabitësit, kishin dijeni për lëvizjen e parave që do të bëheshin, vendim ky që ishin të informauar vetëm një grup i vogël personash.

Për këtë fakt, ata kanë arrestuar edhe shefin e sigurisë së bankës Qirjako Taçe dhe shoqëruesin i vlerave monetare të bankës, Robert Felaj si persona të dyshuar, pasi kishin dijeni për lëvizjen e parave.

Gjithashtu, prokuroria thotë se dy të arrestuarit nuk kanë marr masa për kontrollin e ambienteve të garazhit ku janë fshehur tre grabitësit, nuk kanë siguruar derën nga kanë hyrë grabitësit si dhe nuk kanë shtuar numrin e efektivëve për shoqërimin e kësaj shume të konsiderueshme parash.

Burimet thonë se edhe efektivët e kompanisë së ruajtjes fizike, janë treguar neglizhent në kryerjen e detyrës, duke mos zbatuar asnjë nga rregullat dhe masat për shoqërimin e parave.

17 komente në “Dyshime se grabitësit vodhën 3 milion euro te “Union Bank”. Autorët u ndihmuan nga stafi i bankës”

  1. titi says:

    Do vendosni ju sa milion ishin se na vdiqet me keto shifrat e filluat nga e ulta dhe teni e cuat ne 3 milion euro.Bitrajt ju deshen disa vjet te nxjer 7 milion$ nga banka(dhe per cudi i la ne kazino)kurse keta per 5 min 3 milion(do kenaqen kazinot.)

    1. Celo Mezani says:

      E gjithe kjo histori vjen ere shume e ndyre.

      – Sikur te jete grabitje e vertete, lind pyetja te kujt ishin keto 3 milione Euro, qe do dilnin jashe Shqiperie. Edmond Leka pronari i bankes eshte i famshem per lidhjet dhe favoret qe ka kembyer me Sali Berishen. Gjithashtu ne Tirane, ai mbahet si nje lloj Artan Santo, por me i kujdeshem dhe me i zgjuar per te fshehur gjurmet.

      – Sikur kjo grabitje te jete e inskenuar, e kush fiton dhe kush humbet nga loja qe do behet me diferencen para te deklaruar te vjedhura – para te vjedhura me te vertete.

      1. Akil says:

        Pyesni ate Mishen e Vienes, ai i di mire punet. Ai di si grabitet se ka eksperience

  2. Kot fare says:

    Me sa duket Auditi ka qene ne shkallen me te larte te rezultateve te tij per kontrollin, prandaj u vodhen parate! Kjo pune nuk duhej te ishte keshtu me kohe, por e paskan lene banken dhe parate ne meshire te fatit.

    Shpellari do te jete bere keq qe parate e vjedhura ia vodhen ordineret:)

  3. Lori says:

    Po shkoni te Safet Gjici dhe Vexhi Mucmata se ato jane pronaret e firems se ruajtes dhe iu deshen ato para prandaj i kane marre.

  4. Albani says:

    Me mire qe i vodhen,tani do te hidhen ne qarkullim ne Shqiperi,dhe nuk do te perfundoine ne bangat e Austrise per llogari te mafoizeve tane qe qeverisin.

  5. Birmingham says:

    Ne shqipetaret vetem te vrasim dhe te vjedhim dime te bejme,nuk bie ere shteti akoma.mendohet se si te vjedhin dhe plackitin njeri tjetrin.Edhe ato njerez qe kane ne dore dicka nuk kenaqen me rrogen por mendojne per te vjedh ne bashkepunim me njeri tjetrin.Sa keq corap kane per te shkuar punet pershum kohe ne shqiperi

    1. true says:

      Nuk jane vetem shqiptaret qe kryejne vjedhje, edhe Norvegjezet bejne vjedhje me ane te mashtrimit ne c’do fushe.

  6. kaonia says:

    Jo mo ç ne ti bejne ata keto gjera!Po mire tu behet ketyre te bankave se nuk lane me firma cubash pa lidhur kontrata.Ne c do rreth te shqiperise vetem 5 firma rojesh punojne,gjer aty ka harritur puna sa futen dhe per 1 roje ne tenderat e ujesjellsave te qyteteve te vogla duke ju mare buken e gojes firmave vendase qe paguajne kokerr me kokerr detyrimet e shtetit.Mos u ngopshin barkederat e dreqit..

  7. dani says:

    Vjedhja ktu tek ne esht zanati me i rrespektuar se vjedhin te ter nga presidenti deri tek roja spitalit, por te ter vjedhin mas menyres vet dhe ne vendin e puns dhe kta nuk kan ber asgje me shum se te ter ata qe bredhin me superbenca dhe me kollare,ndryshimi i vetem esht qe kta me superbenca vjedhin açik dhe ne dark justifikohen neper emisione televizive e kan kte luks, kurse kta vjedhin me dhun,prandaj jan me pak te pelqyshem.

  8. manuel vila says:

    VJEDHJA TEK NE ESHTE NJE PROFESION I “NDERUAR” VIDHJEDHIN PRONA ,VJEDHI BANKA ,VJEDHIN MAKINA , PROKURORA HESHT ,ZVARRIT CESHTJEN ,E PUSHON ,E PARASHKRUAN ,ESJELLIN LIGJIN DHE MALIQIN !!!!

  9. manuel vila says:

    VJEDHJA TEK NE ESHTE NJE PROFESION I “NDERUAR” VIDHJEDHIN PRONA ,VJEDHI BANKA ,VJEDHIN MAKINA , PROKURORA HESHT ,ZVARRIT CESHTJEN ,E PUSHON ,E PARASHKRUAN ,ESJELLIN LIGJIN DHE MALIQIN !!!! RRETH BOTES ,VIDH NJE CELULARE TE ZHDEPIN NE DRU +2A3 VJET BURG ?????NA RUAJTE ZOTI NGA KETA BASHKEPUNETORE DREJTESI MAFIOZE,….

  10. manuel vila says:

    PO TE VESH FIRMA “CUBASH” TE INKRIMINUAR SI GJIC , GJOKA ,E TJER TE LIDHUR ME POLITIKEN E QELBUR KESHTU DO TE VAZHDOJE KJO LOJE E NDYRE ..

  11. Fakt says:

    SELANIK TU BETI BEMA SE E KE MURDATIN BRENDA!
    Ky skenar eshte kopje e atij te grabitjes se bankes se KUCOVES ne 1997 . Dhe pa dyshim arganozimi eshte I brendshem, I drejtuesve dhe punonjesve te bankes.

  12. Albani says:

    KRIMEt,VjEDHIEt,VRASjEt QE NDODHIN NE SHQIPERI,NUK NDODHIN AS NE VENDE QE KANE DHjEtE-FISHIN E POPULLSISE SONE,
    NE DY MILIONE BANORE KEMI NGELUR KEtU,POR KEMI AjKEN E MAFIES DHE KRIMINELEVE.

  13. akrepi says:

    Vjedhesit e kesaj bange i dine ligjet mire kur vjedh pak te ze ligji dhe denohesh me burg, por kur vjedh miljona nuk denohesh perkundrazi mund te marrin ndnje post te lart ne rast se partia e tyre vjen ne pushtet.A nuk ka ndodhur keshtu per rreth 20 vjet?

  14. juristi says:

    RRASINI ne burg 10 vjet qe tu vijne trute ne vend…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje