Basha: Bashkë me qytetarët do largojmë Qeverinë dhe zyrtarët e lidhur me krimin

18 Shkurt 2015, 16:14Politika TEMA

Lidhjet e Qeverisë me krimin, cmimi i energjisë dhe masat e Qeverisë në zonat e përmbytura ishin 3 cështjet e trajtuara nga Lulzim Basha në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat. Basha theksoi se zgjidhja e vetme për vendin është largimi i Qeverisë dhe i zyrtarëve të lidhur me krimin. Basha tha se krimi ka shumëzuar me zero arritjet e imagjinuara nga qeveria. Sipas tij kjo situatë ka ardhur pasi në Kuvend apo në institucione janë përfshirë njerëz të lidhur me krimin.

 “Gjendja e emergjencës kombëtare ka të bëjë me qeverinë e dështuar, sitatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të sigurisë, ekonominë. Shpërthime me tritol në Tiranë akoma janë pa autor, akti i rrëmbimit në Fushë-Krujë akoma pa autor, tonelata droge drejt Europës.

Krimi i shumëzon me zero arritjet imagjinare të qeverisë. Ka mbipopullim në burgje po bandat e krimit po bëjnë ligjin. Nuk duan t’ia dinë fare a ka shtet a ka polici. Çfarë do të mbjellësh do të korrësh, kështu e kanë ndërtuar projektin e tyre për rendin dhe sigurinë këta të rilindjes.

Qeveria po bën pazare kriminelët, i promovon në Kuvend dhe në poste të rëndësishme. Kësaj qeverie krimi i ka marrë anën. Statistikat tregojnë se ka më shumë individë më poste krimnale në administratë se të arrestuar”, deklaroi Basha.

 “Bashkë me shqiptarët që jetojnë në këtë ankth, kërkojmë largimin e shpejt me çdo kusht të zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin. Kjo qeveri nuk e lufton dot krimin, nuk kemi iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj, një mision i opozitës që do e përmbushim me qytetarët”, deklaroi Basha.

Sipas tij, Qeveria ka gënjyer njerëzit për çmimin e energjisë.

“Një problem tjetër madhor është ai i energjisë. Rama i ka gënjyer e përqeshur qytetarët duke rritur 25 % çmimin e energjisë. Ka detyruar mijëra familje të paguajë fatura me kamatë. Iu ka dhënë burgun për një gjë që nuk e përfshin ligji. Në protestën e ardhshme do jemi dy fish më shumë.

Vetëm kjo prani do të japë mesazhin e mos pranimit, e bashkimit me të drejtat e qytetarëve të përfillura nga kjo qeveri”, deklaroi Basha.

Në lidhje me përmbytjet, ai akuzoi Kryeministrin se nuk shpalli gjendjen e emergjencës pasi me kokëfortësi privoi qytetarët nga dëshpërblimi. Ai tha se qeveria duhet të bëjë publikë bamirësit anonimë që kanë dhënë ndihma për zonat e përmbytura.

 “Ky kryeministër nuk shpalli gjendjen e emergjencës, bëri me kokëfortësi atë që të privojë të dëmtuarit nga dëmshpërblimi. I mbajti të mbyllur gjithë rubinetat që përfitojnë njerëzit në këto raste.  Ka pasur bamirës anononimë për përmbytjet, dhe bën shfaqeje televizive.

Po kërkon votën e qeytetarëve. E kishte harruar po u kujtua ndërsa po afrohen zgjedhjet lokale. Kjo do të jetë ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesimit, mashtrimt dhe gënjeshtrës. Ne si opozitë presim orën e zgjedhjeve, do të jetë një mësim për qeverisjen Rama Meta”, deklaroi Basha. /gj.k/

5 komente në “Basha: Bashkë me qytetarët do largojmë Qeverinë dhe zyrtarët e lidhur me krimin”

  1. Ceni nga Bostoni says:

    Ha ha ha…jepni nje here llogari per krimet dhe vjedhjet tuaja pastaj shohim e bejme per keta te tanishmit!Mos e ofendoni ate popull te vuajtur dhe e ulni kaq poshte sa te flisni brockulla te tilla o Lulushe dhe kujtoni se do ju besoje o Lulushe!

  2. nihat says:

    Kur do i largosh,kur te behet muti mullar?Shko ne prokurori sa pa dale ligji pe shpifjen si figure krimi,kriminel!

  3. qytetar says:

    Ç’far do han kto kur te konsiderohet krim shpifja.
    kta do vdesin

  4. malo fusha says:

    vere veten tende ne radhe te pare o lulka??

  5. Gezimi says:

    Na shkrive gazit o Lul! Me fjale te tjera, te largohen keta, e te vij zotrote (!). A nuk ishit ju 8 vjet, dhe nuk late gje pa bere? Mos o zot! Kushdo te vinte, vetem juve mos u a pafshim me surratin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje