Kuvendi rrëzoi me 75 vota gjatë seancës parlamentare dekretin e Presidentit Bujar Nishani për rishqyrtimin e ligjit të huamarrjes.
Gjatë diskutimeve, Partia Demokratike ka dalë kundër këtij ligji, duke theksuar se që nesër do të nisë të dërgojë letra në të gjitha bursat e njohura botërore për të mos njohur asnjë formë borxhi që qeveria shqiptare do të mund të marrë në të ardhmen.
Kjo u bë e ditur nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e Parlamentit, duke shprehur kundërshtimin e opozitës ndaj ligjit për huamarrjen, që i mundëson Ministrisë së Financave të marrë borxh pa qenë e nevojshme që ai më parë të kalojë për votim në Parlament.
Sipas ish-Kryeministrit Berisha ky ligj ka për qëllim vetëm të mbushë xhepat e qeveritarëve duke thelluar në këtë mënyrë sipas tij gjendjen e rëndë financiare.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho u shpreh se këto ndryshime nuk lejohen nga neni 166 i Kushtetutës. Gjithashtu ai theksoi se Qeveria është e papërgjegjshme dhe nuk duhet lejuar që të bëjë ndryshime Kushtetuese për huamarrjen.
Por nga ana e tij, ministri i Financave Shkëlqim Cani iu përgjigj akuzave të opozitës, duke u shprehur ishin ata që e lanë vendin në krizë të thellë financiare, dhe se vetëm në një vit qeverisje të majtë janë arritur të shlyhen 500 milionë dollarë borxhe të lëna nga qeveria e kaluar.
Duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha, Ministri Cani tha se ai është shkaktari i kësaj krize të thellë në të cilën e zhyti vendin. Sipas Canit, synimi i Berishës është që të shkatërrojë ekonominë, duke e çuar atë në nivelet e vitit famëkeq të 1997.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka kujtuar Rodvan Bodes, deklaratën e bërë në vitin 2011 nga ky i fundit kur shprehte shqetësimin se duhej hartuar një ligj i njëjtë me atë të ligjit të huamarrjes e ndërsa ditën e sotme është kundër, dhe sipas Braçes e gjitha kjo bëhet për efekt elektoral.
Mjere ne me keta monstra.Para se te humbiste Berisha thoshte se e rrisim tavanin e borxheve per te rritur mireqenien.SeSi mund te rritet mireqenia duke marre borxh po e shohim per dite ketu dhe tek gjitonet.Kete ja kemi per nder Berishes.Po shkuan edhe keta me kete mendje na morri lumi dhe ska per te na gjete kush me.
Po rrezojeni te terin ate se nuk shkon kshu me dekrete, hiqeni ate palo president, sherbetor te shqupit.