Intervista e Ramës në kanalin italian “La 7” (E PLOTE)

19 Shkurt 2015, 19:40Politika TEMA
Intervista e Ramës në kanalin italian “La 7” (E PLOTE)

Gazetarja: Për herë të parë në televizionin italian Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, një vend shumë afër tonit që për 46 vjet, deri para 25 vjetësh, ishte një vend komunist dhe tepër i izoluar. Një vend që po ndryshon shumë shpejt. Është shumë interesante të ndjekësh këtë ndryshim. Kurse Kryeministri, në pjesën e parë të jetës së tij ka një histori shumë të veçantë, ka qenë piktor, artist, opozitar i regjimit komunist, madje është rrahur për vdekje për shkak të opozitarizmit të tij. Kurse në pjesën e dytë të jetës ka një histori të ngjashme me kryeministrin tonë, së pari Kryetar Bashkie i Tiranës, pastaj kryetar i partisë së tij dhe tani kryeministër. Ta njohim: Edi Rama.

Mirëse erdhët kryeministër, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën tonë. Besoj se është hera e parë që merrnin pjesë në programin tonë. Mirëmbrëma (shqip). Si e thashë?

Rama: Mjaftueshmërisht mirë.

Gazetarja: Për fat të mirë, ju flisni shkëlqyeshëm italisht. Si e keni mësuar italishten?

Rama: Kam pasur fatin të kem një gjyshe që kishte rrënjë italiane dhe kam qenë fëmijë dygjuhësh.

Gazetarja: Po në Shqipëri e flasin gati të gjithë italishten.

Rama: Po sepse kemi qenë të izoluar për shumë vite dhe dritarja e vetme drejt botës ishte televizioni italian. Nuk dua të them RAI sepse nuk dua të të nxeh.

Gazetarja: Po, ju keni shkruar në Twitter se do të jeni në “Invasioni barbariche” në RAI3. Nuk u fyeva.

Rama: Është më e fortë se ne. Jemi rritur duke parë fshehurazi RAI-n dhe prandaj për ne të dalësh në televizionin italian është të dalësh në RAI-n.

Gazetarja: Po nis tani një filmim të shkurtër që tregon se cili jeni ju, po jo aq mirë sa do të na e tregoni ju, se këtë do të na e tregoni ju. Por tregon cili është stili juaj, që nuk është stili i një kryeministri klasik siç ne e imagjinojmë, madje ju kemi parë edhe duke kënduar “Rap”. Është vetëm një minutë.

INSERTI …..

Gazetarja: Nga kjo kuptohet se nuk është një stil institucional. Po ju lexoj çfarë ka shkruar për ju Valerio Bianchini, ylli i basketbollit italian për të cilin ju keni bërë përkthyesin në vitin 1988. Shkruan për ju: “Ishte student i arteve dhe më shoqëroi te muzeu i Skënderbeut, heroit shqiptar. Më bënte njëmijë pyetje dhe ëndërronte të fluturonte përtej Adriatikut, larg diktaturës së Enver Hoxhës, i cili e mbante Shqipërinë në një lloj mesjete komuniste. Kur erdhi çasti i nisjes sonë, Edi Rama na shoqëroi dhe në sy kishte një trishtim të madh, një dëshirë të madhe për të ardhur me ne”. A ju kujtohet ky rrëfim?

Rama: Po, në mënyrë të përsosur. Ishte një çast lumturie të madhe se ishte një periudhë kur Shqipëria ishte plotësisht e mbyllur. Ishim vend komunist po jo si vendet e tjera komuniste. Ata komunikonin mes tyre kurse ne ishim plotësisht të mbyllur, sepse Enver Hoxha thoshte se ishim feneri i vetëm ndriçues i komunizmit në botë. Kontaktet me të huajt ishin të pakta dhe të ndaluara. Kisha për detyrë të përktheja për kampionët tuaj të Italisë dhe u afrova shumë me Valerio Bianchini me të cilin mbaj kontakte.

Gazetarja: Po ju ishit lojtar basketbolli…

Rama: Po , kam qenë. Sepse isha aq i gjatë sa isha i detyruar të luaja basketboll në Shqipërinë e asaj kohe. Jam 1,98.

Gazetarja: 1,98. Çfarë mban mend nga diktatura komuniste? Ju pyes për kujtime personale se atëherë ishit djalosh.

Rama: Për të dhënë një ide se cili ka qenë regjimi komunist në Shqipëri mjafton të thuash se ishte vendi i vetëm ku feja ishte e ndaluar. Në vitet 60 hodhën në erë me dinamit 2400 kisha dhe futën priftërinjtë në burg, pastaj erdhi vala tjetër kundër artit dhe kulturës bashkëkohore. I gjithë arti, kultura dhe letërsia e shekullit të 20 u ndalua. Për të dëgjuar Celentanon duhej të bëje kujdes se mund të futeshe në burg po ta këndoje me zë të lartë. Ka pasur njerëz që u futën në burg sepse kishin shkruar shënime të teksteve italiane. Ka njerëz që tani jetojnë në Itali po atëherë kanë bërë vite burg. Mbaj mend një djalë që u fut në burg dhe mes akuzave ishte teksti i asaj këngës së famshme italiane “Vagabondo” të Nicola di Bari dhe në gjyq u tha se ky ishte një mesazh i koduar për të bërë vagabondazh dhe për ta braktisur Shqipërinë komuniste e për të shkuar jashtë. Ishte tradhti e lartë dhe nëse kapeshe në kufi në përpjekje për t’u larguar pushkatoheshe.

Gazetarja: Doja t’ju pyesja në ka diçka që ju ka mbetur në mendje nga ajo periudhë, nga ai regjim.

Rama: Nuk e di, ndoshta do të veçoja mbrëmjet e bukura kur lexonim libra të ndaluar ose dëgjonim këngë e muzikë të ndaluar.

Gazetarja: Në 97-ën ishit në Tiranë viktimë e një agresioni që gati ju kushtoi jetën. Çfarë ndodhi dhe përse?

Rama: Është episod që bën pjesë në një kohë mjaft dramatike të vendit tonë pas rënies së regjimit sepse patëm një tranzicion shumë traumatik. Besoj për faktin që kishim një regjim tepër brutal. Në atë kohë ndodhën ato firmat piramidale që ë bënë gjithë vendin të shpërthente dhe unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindnim regjimin e atëhershëm të arsyetonte, duke shkruar artikuj dhe po përgatisnim një peticion për të mbledhur firma për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, sepse ishim në mes të një krize, që më pas erdhi dhe rrëzoi..

Gazetarja: Po kush ju sulmoi?

Rama: Nuk u mor vesh kurrë kush saktësisht po ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.

Gazetarja: Po ju lexoj një pjesë të një artikulli nga Roberto Saviano nga shtypi i kësaj jave. Titulli: Shqiptarët në sulm. Duhet të heqim dorë nga të parit e Shqipërisë si një motër e vogël, të pafat e të varfër. Në Shqipëri sot investohet se është një vend që ofron mundësi të cilat nuk t’i jep dot Italia dhe që nuk do të mund t’i japë as më vonë. Kështu shkruan Roberto Saviano.

Rama: Para dy vjetësh, para se të shkonim në zgjedhje e të fitonim…

Gazetarja: Ju jeni kryeministër prej një viti e gjysmë…

Rama: Po, por para dy vjetësh erdhi në Shqipëri Gianni Amelio, të cilin kam pasur fatin ta njoh në fillim të viteve 90 kur ai bëri atë filmin e famshëm “L’America” kur shqiptarët mbërrinin këtu me anije. Ai erdhi dhe kishte këtë idenë e filmit që nuk vinin më shqiptarë në Itali, po vinte një italian në Shqipëri për të kërkuar punë. Dhe sot ka më tepër se 20 mijë italianë që punojnë në Shqipëri dhe do të thotë se diçka ka ndryshuar. Siç ka rreth 38 mijë subjekte ekonomike të themeluara e drejtuara nga shqiptarët në Itali që paguajnë kontribute në vendin tuaj.

Gazetarja: Kur erdhi Matteo Renzi në dhjetor në Shqipëri, ju thatë: Ndërmarrjet italiane duhet të vijnë e të investojnë në Shqipëri sepse taksat tona janë 15% dhe këtu nuk ka sindikata. A ua ndjeni mungesën sindikatave?

Rama: Nuk ua ndjejmë mungesën për të qenë të sinqertë. Pastaj…

Gazetarja: E thënë nga kryetari i një partie socialiste, të bën një farë përshtypjeje…

Rama: Unë besoj se nuk kemi për t’i dhënë mësime askujt sepse këtu ka një traditë tjetër dhe histori ndryshe nga e jona.

Gazetarja: Nuk ia ndjeni mungesën?

Rama: Mateo ndoshta nxehet nëse më dëgjon por unë them PO, të gjithë që duan të hapin një sipërmarrje le të vijnë në Shqipëri sepse kanë gjithçka nuk e kanë këtu.

Gazetarja: Jo të gjithë të gjithë, na lini ndonjë..

Rama: Jo se kemi vend për të gjithë, po duhet të nxitojnë për t’i zënë ato vende që kemi. Sepse mund të kenë gjithçka nuk e kanë këtu: një regjim fiskal minimal, pra një taksë 15% për fitimin dhe vetëm atë, pastaj kontributet sociale janë të paguara nga shteti dhe kështu me radhë.

Gazetarja: Lidhur me vitet 90 të zbarkimeve qarkullonin shumë fjalë stereotip për shqiptarët.

Rama: Janë po ato që qarkullonin në Amerikë për gjyshërit tuaj, apo jo? Si për shembull, italianët, picat dhe mafia ishin disa stereotipa që nuk përkonin me realitetin po për fat të keq kështu vazhdoi për vite të tëra. Ndërsa sot, siç e thashë, ka 38 mijë shqiptarë që kanë themeluar ndërmarrje të vogla apo të mesme në Itali dhe ka qindra mijëra të tjerë që punojnë, janë integruar, dhe kam kënaqësinë t’ju them se, prej vitesh, studentët shqiptarë në Itali janë studentët e huaj më të mirë në Itali.

Gazetarja: Si ka ndryshuar mënyra e të parit të Italisë te ju? Si na shihni? Thuajeni pa diplomaci.

Rama: Jo se Italia na bën të ëndërrojmë siç na bënte të ëndërronim 25 vjet më parë, por mbetet gjithnjë një vend që shqiptarët e kanë në zemër dhe për shumë arsye ndjehemi italianë, edhe pse nuk jemi të veshur me Versaçe.

Gazetarja: Mund të themi se ju jeni Mateo Renzi shqiptar, apo është Renzi Rama italian?

Rama: Kam pasur fatin të bëhesha kryetar bashkie para tij, edhe kryeministër para tij, por jemi njohur kur ai ishte kryetar bashkie dhe qeshim shpesh me faktin kush është i pari apo i dyti. Kur krijova qeverinë, ishte qeveria shqiptare me më tepër gra nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por ai pastaj bëri atë qeverinë që kishte 50% gra dhe kështu ma kaloi.

Gazetarja: Çfarë shikoni nga televizioni italian? E ndiqni ende? E ndoqët festivalin e Sanremos?

Rama: Jo, atë jo. Shoh Invasioni Barbariche, për shembull.

Gazetarja: Po sigurisht!

Për ta kuptuar më mirë si e sheh Shqipëria e sotme Italinë e sotme, në finalen e Sanremos e pamë nga Tirana të shtunën mbrëma. Xhiruam disa komente me shikues shqiptarë gjatë finales. Ndiqeni se është interesant dhe flet shumë për Shqipërinë e sotme.

INSERTI 2

Gazetarja: Jeni snobë të çmendur. Tani Tirana është kështu?!

Rama: Të shihje Sanremon gjatë viteve të errëta ishte si të kishe para vetes zbulesën e Zotit. Tani është kështu.

Gazetarja: Si ne e shikoni do të thosha se nuk ka shumë ndryshim. Lidhur me ikjen e dritave që ndodhi atë natë. Kemi mësuar se keni vendosur ndëshkime të rënda për ata që thyejnë rregullat, për shembull, ata që nuk paguajnë faturat e dritave rrezikon të futet në burg.

Rama: Jo! Ne kemi pasur një problem shumë të rëndë që është rënduar me vite, sepse shumë njerëz vidhnin energji, për ta thënë hapur. Kështu i dhamë fund kësaj historie të gjatë të shëmtuar, që secili të paguajë detyrimet e tij. Nëse dikush nuk paguan, atëherë nuk ka drita. Kaq është e gjitha.

Gazetarja: Atëherë nuk shkon ne burg.

Rama: Jo!

Gazetarja: Kisha dëgjuar kështu. Meqë folëm për anijet kemi edhe atë fjalën e presidentit egjiptian që thotë se në brigjet italiane mund të mbërrijnë terroristë nga brigjet libiane. Si e mendoni ju këtë emergjencë?

Rama: Dua thjesht të them se duke parë në TV ato qe ndodhin në vendet ku ndodh ajo barbari kundër njerëzimit bie ne gabimin se është një gjë që ndodh larg e nuk të përket, po në fakt është një gjë qe mund t’ju ndodh të gjithëve edhe brenda shtëpisë. Është një gjë që u tregua në Paris.

Gazetarja: Ju ishit atje, ju pamë kur parakaluat.

Rama: Po, isha, pra është e qartë që ka nevojë për një strategji evropiane dhe për një projekt të vërtetë. Për shembull, kur ndodhi lufta për të çliruar shqiptarët e Kosovës pati një plan europian për refugjatët që erdhën në Shqipëri, në Itali, kudo nga pak. Kurse këta që arrijnë këtu në Adriatik nuk mund të lihen aty po as të priten nga një vend i vetëm, duhet një plan evropian. Në gjithë këtë histori ka një mungesë të fortë të një Europe strategjike.

Gazetarja: Më falni, kemi edhe pak sekonda, po dua t’ju pyes për Europën. Kur do të hyj Shqipëria në Europën që përveç të tjerave sot është e trazuar?

Rama: Dua të them vetëm se më duket e pa përshtatshme që në Itali e në vende të tjera të Evropes janë këta anti-europianistë, komikë që flasin kundër Europës sepse Europa e Bashkuar është zgjidhja e vetme e madhe kundër gjithë këtyre krizave që riciklojnë veten në forma të ndryshme. Prandaj dalja nga Europa, mbyllja në vetvete nuk të bën më të sigurt, nuk bën dobi për brezat e reja. Kjo vetëm shkon në dobi të atyre politikave që duan të frikësojnë njerëzit për të marrë vota. E çfarë japin si zgjidhje? Të mbyllemi, t’i lemë emigrantet në det, të dalim nga Euroja. Nuk besoj se problemi është Europa e bashkuar po paplotshmëria e saj. Duhet vrapuar për ta bërë Europën një vend të madh qytetërimi dhe bashkëjetese mes feve.

Gazetarja: Ju jeni shembull për këtë sepse keni bashkëjetesë mes feve.

Rama: Jemi shembull sepse edhe Papa Françesku zgjodhi të vinte në Shqipëri për vizitën e tij zyrtare të parë në një vend europian.

Gazetarja: Pashë një fotografi të Papa Françeskut me djalin tuaj të sapolindur.

Rama: Po, tani im bir është detyrimisht katolik. Po ju shpjegoj si e shohim ne fenë në Shqipëri, që Papa Françesku e quajti jo harmoni fetare po vëllazëri fetare. Unë jam katolik se gjyshja ime donte të isha katolik edhe pse burri i saj, gjyshi im ishte ortodoks, dhe kisha nuk e miratonte martesën. Ajo i shkroi Selisë së Shenjtë për të marrë leje për tu martuar me këtë burrë që ajo e përshkroi si ateist, megjithëse ai ishte ortodoks dhe u zotua para kishës se fëmijët e saj do të ishin katolikë. Kështu ndodhi. Babai im dhe fëmijët e tjerë ishin katolike. Kurse gruaja ime është myslimane. Dy fëmijët e mi te pare janë ortodoksë kurse djali i vogël katolik. Kjo është harmonia fetare në Shqipëri.

Gazetarja: Duhet ta mbyllim por do të doja edhe ndonjë batutë të fundit. Në Itali flitet shumë për Agon Channel, ju e shihni?

Rama: Jo nuk e shoh, por është një fakt tjetër se nuk janë vetëm italianët që duan të investojnë në Shqipëri në prodhim, po ka edhe artistë që duan të vijnë në Shqipëri. Nëse Simone Ventura ka ardhur ne Shqipëri që do të thotë se ishulli i të famshmëve tani është Shqipëria jo Italia, apo jo?

Gazetarja: Faleminderit Kryeministër dhe fat të mbarë.

21 komente në “Intervista e Ramës në kanalin italian “La 7” (E PLOTE)”

  1. skifteri says:

    ***..si gjithmone qendrim EKSELENT I kryeministrit Shqiptar z.E.Rama ne ITALI.Nje shkelqim I se vertetes se botes shqiptare ne opinjonin ITALNJAN.Kjo eshte nje burreri.Eshte nje komedi per ata italnjanet qe ,degjojne e mendojne dhe ne tragjedi per shqiptaret qe ndjejne ne kurriz varferine diskreminimin 100$ ne muaj nje pensionist,dhe paga e nje deputeti 15 fishe me te madhe se njeriu I thjeshte shqiptar.=1500$,kjo eshte vendi krimit z.kryeminister!…@@@@@@@@@@

    1. Jete boshe says:

      Rama kur u pyet per kohen e komunizmit gati sa nuk ia beri shesh me lule me nje kenge te celentanos, njesoj si Enver Hoxha. Me kete tregoi se sa te varfer ishin se kenaqeshin se kishin degjuar celentanon dhe me kaq mendonin se benin jete! Fatkeqesisht keshtu mendojne akoma. Gazetarja i beri 2 here te njejten pyetje, por ky vetem per krimet e komunizmit kunder elites se vendit nuk foli. Si duket ne shtepine e tij ishte feste sa here flitej per “armiqte e klases” qe internoheshin, futeshin ne burg apo vriteshin per demokraci dhe principe te larta. Familje komunistesh qe benin nje jete boshe ku principet e jetes se vertete shumedimensionale as qe kishin vlere te diskutoheshin. Mjer kush e udheheq Shqiperine. Keta as nuk e kuptojne se sa bosh jane dhe fryhen si gjela se nga fshati kishin shkuar ne Tirane ku degjuan celentanon dhe kjo ishte “jete qyteti” kur ishte “jete fshati te izoluar ne ndonje zone te thelle malore”.

      1. Flamur_Vlore says:

        ka shume komunista si puna jote qe shajne demokracine dhe fshihen mbas genjeshtrave qe thuri saliu dhe demogogjive qe beri per ti ber enjerezve shpekarje truri se ”demokrat eshte ai qe shane me rob shpie komunistat” aq nivel kane plerat si puna jote qe vetem genjejn genjejn dhe vetem genjejn sepse gazetarja e pyeti: Ca do shpetoje nga komunizmi? ai tha:-asgje pervecse deshires se njerezve per te jetuar edhe pse skishin nje jete!!!! kelysh i saliut nip i hoxhes dhe sterinpat e zogut jane bastardet e shqiperis qe do e shisnin jo per 1 euro po dhe per nje cent

    2. rinia says:

      Te ka lezet shpirti ta shohesh e ta degjosh, jo si kavja qe kishim qe i thonin na sill prostituta vajzat e bukra e qeshi, e nderpren direkt kur fillohet me veset.

      1. @rinia says:

        Per dritat genjeu, sepse rahmet paste Qamil Zela dhe te tjeret jane viktimat e futjeve ne burg per energjine elektrike dhe per deshmitare jane te gjithe shqiptaret. Me ato veprime ia kaloi edhe vete diktatorit Enver hoxha. Per me teper familjen e Qamil Zeles as qe e perfill fare, sikur jeta e Qamil Zeles ishte thjesht per te kenaqur deshirat per futje ne burg te njerezve kunder te drejtave te njeriut dhe lirise per te gezuar jeten. Kur genjen per gjera te tilla, merreni mend se cfare genjeshtash thote per te tjerat.

  2. Usa says:

    Sa mirë ! Më në fund u vërtetua se Sali Satrapi vret për pasion dhe pushtet .
    Pra dhe vrasjet e 21 Janarit Sali Ziu i bëri për pasion .
    Prokuroria të nis hetimet …..

  3. Blendi says:

    Lereni Ramen te punoje! Eshte i vetmi K.M qe me te vertete e ka zene demin nga briret. E kuptoni shume mire te gjithe.mbi shpirt ngushtesine do fitoje atdhedashuria dhe gjithnje e me te paket do jene ata qe nxijne cdo gje . Jepi Edi ,ke njerzit e ndershem me vehte!!!!

  4. dritan74 says:

    Akoma pas 25 vitesh te degjosh perrallat e perkedhelurit te regjimit per egersine e tij.Akoma pas 25 viteve servilizmin e katolikut per shkak te gjyshes dhe jo zgjedhjes se besimit te tij.Per shkak te saj te saj na dilka dygjuhesh kur nuk ka shqiptar te rritur ne Tirane e Durres pa ditur italisht.Pas 25 vitesh akoma historia e shqiptarit te zgjuar(Isa Boletini ne Londer,Enver Hoxha ne Moske)megaloman qe u jep mend te huajve duke imituar fanarin ndricues.Dhe falsitetin dhe makabritetin e prezantimit me kengen himnizuese te Doktor Florit pa cikur kengen e fundit te te ndjerit me zhgenjimin dhe deshperimin per idealet e shkelura dhe perzjerjen me llumin e shoqerise.O Zot deri kur..

  5. Claus says:

    Te shkohet ne Itali, per te folur mbi te kaluaren “tmerrshme” te te birit te anetarit te KQ te PPSH, te flasesh per brockulla pa fund te pas viteve `90, te flasesh per “lulezimin” e kapitalizmit shqiptar qe nuk ka nevoje per sindikate dhe ta mbyllesh me katolicizmin e Zahos se gjyshja na paska bere nje leter ne Vatikan per t`u bere katolike, nuk eshte gje tjeter vec ne paranoje e nje njeriu qe tashme ka filluar te vuaje nga deliri i madheshtise!

    Nuk paska pare asgje ky paranojak nga zonat e permbytura dhe varferine e tejskajshme te popullit. Nuk paska ndjere asnje tronditje nga shperthimet e tritolit, nga vjedhjet e bankave, nga droga qe transportohet nga ushtarake me grada etj,etj.

    Eshte e kot te merresh me kete njeri.
    Ky tashme jeton ne boten e tij enderrake ku “fatkeqesisht” Perendia e paska hedhur te qeverise nje vend si Shqiperia!

  6. luis says:

    Brilant ne cdo fjale dhe pergjigjem.Nje europian qe te ben te ndjehesh krenar.Bravo.

    1. @luisi si enveri says:

      Keshtu si ti fliste edhe enver hoxha dhe keshtu flitet edhe ne Kube apo ne Korene e Veriut. Ju rofte ky i gjati qe ju paguan te flisni si ne diktature, por ne fakt flisni brockulla si ne kohen e enverit, qe nuk i besonte askush as brenda dhe as jashte Shqiperise. I vetmi ndryshim eshte qe keto parulla si te kohes se enverit apo citate te budallalleqeve te tij si komentet tuaja nuk i shkruani dot me neper mure si atehere, sepse bota do ta kuptonte menjehere diktaturen dhe do ju hidhte permbys nga karrriget ku uleni.

  7. titi says:

    Nje bravo te madhe per Qytetarin dhe Patriotin e vertete,Rama!

  8. faro says:

    Kryeminister i nje vendi te vogel e te varfer, por si njeri inteligjent dhe me kulture te gjere, tashme edhe politike,eshte ne lartesi te tille qe me kurajo di ti tregoje Europes se cila duhet te jete strategjija e te ardhmes se saj dhe se sa dem i sjellin taktikat mendjengushta per te mbledhur voten e castit.
    Madje eshte i pari kryeminister qe di te kap edhe ato vecori pozitive qe lartesojne shqiptaret ne sy te Europes, sic ishte vleresimi superior i studenteve tane ne Itali.
    Cudija eshte se une te pakten kete te vertete e mesova nga goja e Kryeministrit tim, ne vend qe ta mesoja nga media, qe tek e fundit e ka per detyre.
    Faleminderit Zoti Kryeminister!

    1. gipi says:

      Sa para te dhane per komentin si te kohes se enverit?

  9. Beni says:

    Jetoj ne itali dhe e pash itervisten e km Rama .ka qene shum realist e i drejtperdrejt i pyetjeve te Bigniardit .Rama po i rrit dinjitetin vendit e jam ndjer shum krenar .bravo Rama je K .M qe i duhej Shqiperise ,fillimi eshte i mbare ,vazhdo reformat qe i duhen vendit,,,,,,,

  10. ann says:

    NJE KRYEMINISTER QE TE BEN TE NDIHESH KRENAR……FALEMINDERIT ZOTI RAMA!

  11. Beni says:

    Per @rinia nje sqarim te vogel ,me sa di i ndieri u fut ne burg per vjedhje dhe jo per mos pagim dritash …….,,, prandaj mos deformo realitetin,z rinia se iku koha e qoft largut dhe nuk kthehet me kurre ,Shqiperia ka kthyer faqe njeher e pergjithmone grazie KM RAMA,

    1. Polic i thjeshte says:

      Po Ben, eshte e vertete, por perqindja e larte e analfabeteve funksional qe dine te lexojne por nuk kuptojne se cfare eshte e shkruar eshte e larte:

      Neni 137 i KOdit Penal te Republikes se Shqiperise sanksionon:

      (Shtuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 38; ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 14)

      Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike, përbën kundërvajte penale dhe dënohet me burgim gjer në dy vjet.
      Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike dënohet me burgim gjer në tre vjet.

  12. Glauku says:

    Prezenca e zotit Rama nè kanalin TV “La sette” i dha njè goditje njè shtytje mè tè madhe opinjonit shqipètarè dhe atijè italian. Edi èshtè ky qè na duhej ne shqipètarève tè paktèn direkt pas ’90. Megjithatè shkon mirè dhe tani……..
    Por dèshiroja tè ndaja me ju lexues pèrgjigjien e thatè tè Ramès nè lidhje me pyetjen e gazetares : Se çfarè ju ka mbetur nè mendje nga ajo periudhè nga ai regjim ? Kètu ka vènd pèr tu diskutuar nga tè gjithè sigurisht seicili sipas mènyrès sè tijè. Ajo periudhè ishte njè periudhè e gjatè e me ritme tè larta e tè ulta, qè pèr brezat e ndryshme tè Shqipèrisè ka shumè pèr tu admiruar dhe demaskuar. Brezat e lindur pas viteve ’80 sigurisht qè kanè shijuar pak dhe aspak nga shqipèria socialiste. Ndèrsa ata qè kanè lindur nè vitet ’50–’60 kanè shijuar dhe parè me sytè e tyre ndryshimet e shqipèrisè socialiste. Ndèrsa ata tè viteve ’30–’40 vetèm kanè parè dhe shkruar, luftuar dhe punuar ! Ja çfarè mè ka mbetur mua nga koha e socializmit qè pèr brezat e sotèm as qè mund tè mendohet. Shèrbimi shèndetsorè falas dhe pèr mè tepèr pèr tu vaksinuar shèrbimi bèhej domicilio. Niseshim qè fèmijè pèr nè shkollè dhe ktheheshim pa qènè e nevojshme tè ishim tè shoqèruar. Pak vjedhje dhe korupsion. Krimet ishin nè minimumet e historisè sè shtetit shqipètarè. Nuk njihej droga dhe prostitucioni. Muzika dhe filmat qè sot janè tè paritura ishin thellèsisht tè mbèshtetura nè tabanin kombètarè, pra thellsisht tè PASTRA dhe origjinale. Kètu duhet shtuar qè mund tè jetè ndèrhyrè nè mènyrè tè eksagjeruar nè art dhe kulturè por origjinaliteti duhej tè mbrohej. Ndoshta na pèlqen muzika rock&roll, rep etj çdo njèrit le ta mendojè si tè dojè por mua mè pèlqen tè dègjoj mè mirè origjinalen dhe kurrè njè kopje tè shèmtuar tè kèsajè muzike. Kjo vlen dhe pèr muzikèn tonè pop apo folk qè sot nuk merret vesh qè èshtè shqipètare. etj, etj. Qè tè marrèsh e tè kultivosh nga tè parèt tanè atè qè èshtè tipike shqipètare èshtè njè detyrim dhe sfidè pèr brezin e ri. Uroj qè ta bèjnè kush ndihet shqipètarè me mend dhe zemèr!!!

  13. agim says:

    Kjo pjese ne artikull duhet pare me vemendje:

    Gazetarja: Kur erdhi Matteo Renzi ne Dhjetor ne Shqiperi,ju thate: Ndermarrjet italiane duhet te vijne e te investojne ne Shqiperi sepse taksat tona jane 15 % dhe ketu nuk ka sindikata. A ua ndjeni mungesen sindikatave?

    Rama: Nuk ua ndjejme mungesen per te qene te sinqerte. Pastaj…

    Gazetarja: E thene nga kryetari i nje partie socialiste, te ben nje fare pershtypje…

    Mendoj se eshte e gabuar kjo ide e kryesocialistit. Nese i ka shpetuar duhet ta terheqe. Nese e mendon keshtu vertet duhet te bej kthese, perndryshe nje pjese e mire e 1 milion shuplakave te 23 Qershorit do ti marre per vete dhe ekipin e tij. Njerezit qe e votuan kane nevoje te punojne, por ne dinjitet, dhe forcimi i sindikatave do ti sherbente ruajtjes se dinjitetit te punonjesve shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje