Sipërmarrës shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Mali i Zi e Maqedonia dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ishin të ftuarit e Kryeministrit Rama në një darkë falënderuese, në Pallatin e Brigadave, për kontributin e dhënë në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet e pak ditëve më parë.
Me mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e dhënë, Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj nënvizoi se falë këtij bashkëpunimi dhe koordinimit të duhur nga institucionet përgjegjëse u arrit ajo çka qytetarët kërkonin dhe kishin nevojë. “Besoj se dhe ata që janë tifozë të TV kishte një përpjekje që të ofronte një zgjedhje ndryshe nga zgjidhja që ky ekip ofroi, një zgjidhje që konsistonte në VKM-ra, në udhëzime, në statuse emergjence, me një llaf prodhim burokracie dhe letrash që nuk kanë asnjë impakt në jetën e njerëzve. Disa njerëz u tallën dhe thanë nuk ka nevojë për qengja, por ka nevojë për gjendje emergjence; nuk ka nevojë për zogj dhe për shpendë, por ka nevojë për gjendje emergjence; nuk ka nevojë për pajisje elektroshtëpiake, por ka nevojë për gjendje emergjence. Është një kujtese ne fakt se sa ndonjëherë ne politikanët, duke i futur të gjithë në një thes, jemi larg realitetit, duke hezituar, ose duke refuzuar të kuptojmë që nuk ka nevojë për VKV-ra dhe shkresa, por kishim nevojë për gjëra fizike, ku disa herë, po ishte një lopë, ku disa herë, po ishte një dele, ishte një lavatriçe, frigorifer, apo në rastin që përmendi Luani ndërtimi i një shtëpie. Për të gjithë ata që janë ndjerë ndoshta të dekurajuar nga kjo retorike, unë dua të them që jo vetëm jemi shumë krenarë për ato që kontribuuan, por jemi shumë krenarë për ata shërbëtorë të shtetit shqiptar, për njerëz si Shemsi Prenci, si Etleva Bisha, për të gjithë ata që shërbyen me devocion, ata që janë përfaqësues të ushtrisë, të rendit, ata që janë përfaqësues të emergjencave civile, të shërbimit social, për t’u ndjerë krenarë sepse kemi garancinë e plotë që kjo ishte ajo që donin njerëzit. Njerëzit nuk donin deklarata, fjalime boshe, shkresurina”, theksoi Veliaj.
Ndërsa Presidenti i “BisnesAlbania”, Luan Bregasi, vlerësoi solidaritetin e biznesit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve, çka bëri tw mundur që familjeve në nevojë t’u ofrohej një ndihmesë sa më e mirë. “Nuk kemi qenë asnjëherë kaq të bashkuar, nuk kemi qenë asnjëherë kaq solidarë, nuk kemi qenë asnjëherë kaq të respektuar ndaj blerësve tanë, por sigurisht, nuk kemi qenë asnjëherë kaq të respektuar edhe nga Qeveria shqiptare. Kështu që, gjej rastin vërtetë ta falënderoj zotin Rama për respektin që tregoi ndaj mobilizimit tonë për të ndihmuar zonat e përmbytura. Gjithashtu, dua të falënderoj në emër të “Bisnes Albania”, t’ju falënderoj biznesmen të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Preshevës që përveç ndihmave humanitare dhuruan gatishmëri, dashuri dhe solidaritet të jashtëzakonshëm për banorët e zonave të përmbytura” – u shpreh Z. Bregasi.
Kryeministri e vlerësoi kontributin e sipërmarrjeve shqiptare si një gjest të jashtëzakonshëm, të inkurajuar nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë sociale.
Unë besoj që në këtë klimë të re, të krijuar mes qeverisë dhe sipërmarrjes, ka ende shumë për të bërë nga ana jonë, ka ende shumë për të bërë për të lehtësuar edhe më tepër, të gjitha ato procese dhe procedura që për vite të tëra kanë qenë tortura e madhe e çdo sipërmarrësi, por edhe për të thelluar një dialog që është hapur dhe është vendosur në institucione përmes Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe përmes një sërë instrumentesh të tjerë që besoj i kanë bërë mirë sipërmarrjes, por i kanë bërë mirë edhe qeverisë për të pasur një dëgjim të thelle të problemeve dhe të ideve të vetë sipërmarrjes.
Ajo që ndodhi bëri të mundur që njerëzit e gjendur në një vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjes të asistohen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dua të falënderoj edhe unë në mënyrë të veçante sipërmarrjen nga Kosova, nga Maqedonia, nga Presheva, për faktin që u bë pjesë e kësaj përpjekje dhe dha një tjetër shembull të të qenit të bashkuar përballë një vështirësie dhe provoi se nuk ka asnjë vështirësi për të qenë të bashkuar nëse ne të gjithë jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë.
Në muajin e ardhshëm ne kemi mbledhjen tjetër të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës dhe një ndër pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është lehtësimi i mëtejshëm i të gjitha procedurave që duhet të kryejnë sipërmarrjet që punojnë me kufirin dhe në të dy anët e kufirit. E pasi kemi lehtësuar në mënyre drastike transitin, duke e kthyer nga një kufi transiti ndërkombëtar, në një procedurë formale, që deri dje zgjaste dy ditë dhe më shumë, ndërsa tanimë zgjat vetëm 5 minuta, – është koha për të unifikuar të gjitha licencat apo autorizimet që jepen në të dy anët e kufirit.
Besoj që jemi gati me një paketë shumë agresive për të shkuar në këtë drejtim dhe ashtu sikundër në kufi që tanimë kalimi është fare i lehtë në pak minuta, të jenë të lehta të gjitha procedurat e tjera, në raport me detyrimet që parashikon legjislacioni në të dyja anët e kufirit.
Nga ana tjetër edhe për brenda vendit, ne po përgatisim një tjetër paket lehtësimi të rregullave dhe të procedurave për sipërmarrjen, në mënyrë që të lehtësojmë maksimalisht të gjitha ato ngarkesa, që jo vetëm krijojnë kosto të tepërta kohe dhe parash, por janë edhe burim korrupsioni, pasi ndryshe nga çmendohet që sa më shumë rregulla, aq më pak korrupsion, në fakt është e provuar që sa më shumë rregulla, aq më edhe shumë mundësi për të penguar nëpërmjet rregullave.
Zoti Rama mos bej show por shiko te marresh masa per te mos falimentuar bizesin e demtuar nga permbytjet. Te ka thene z Ahmetaj per demet qe kane ndodhur ne Gjriokaster nga permbytja? Pse nuk ka shkuar asnje dite z Ahmetaj dhe Veliaj ne Gjirokaster per te pare situaten? Permbytjet kane bere deme edhe aty dhe me te demtuarit jane bizneset te cilat punesojne njerez. nese shteti nuk i ndihmon keto biznese humbasin buken e gojes shume nevojtare. Mos u perdridhni si kurvat po hyni punes se ne vend ta rimekembni kete vend po e pembytni.