Gjykata e Lartë duket se është futur në një krizë, e cila rrezikon që të bllokojë shqyrtimin e mjaft çështjeve. Shkak është bërë numri i pakët i gjyqtarëve.
Kryetari i kësaj Gjykate, Xhezair Zaganjori sqaron dhe vështirësitë me të cilat përballet ky institucion.
“Nga ana tjetër një gjyqtari i ka mbaruar mandate, por ai vazhdon detyrën sepse janë bërë ndryshimet e ligjore që i krijojnë mundësi gjyqtarit që i mbaron mandate për të ndenjur në detyrë deri në kohën e zëvendësimit. Sigurisht që ne na dëmton, për shkak të pjesëtimit të 6000 me 17 gjyqtarët dhe del 400 çështje për gjyqtar në vit. 2 gjyqtarëve i bie rreth 1000 çështje”, thotë Zaganjori.
Ndërsa kryetari i Komisionit të Sigurisë, njëherësh edhe jurist, Spartak Braho shprehet se prej më shumë se një viti të gjithë emrat e propozuar si anëtarë të Gjykatës së Lartë janë rrëzuar nga mazhoranca pasi procedurat e përzgjedhjes kanë qenë sipas kreut të shtetit në shkelje të hapur të ligjit.
“Dhe kjo krizë ka vetëm një emër dhe ky emër është Bujar Nishani. U bë gati një vit që sillen propozime për anëtarë të Gjykatës së Lartë në shkelje të ligjit. Me të drejtë Kuvendi dhe mazhoranca nuk i miraton, por i rrëzon”.
Por për demokratët fajtor është kryeministri Edi Rama. “
Ky kryeministër që nuk i pëlqen Gjykata e Lartë sepse nuk po funksionon ashtu siç mendon ai, kur Gjykata e Lartë mund ta kërcënojë eventualisht nesër në lidhje me gjykimin e aferave korruptive të ministrave të tij. Kur institucionet e tjera të pavarura e pengojnë në punën e tij ose do t’i përdorë kundër gjyqësorit, siç është rasti i LDKP-së, pastrimit të parave që është nën kontrollin e tij, apo element të tjerë që i përdor për të goditur, të gjitha këto janë shenja shqetësuese për një sistem oligarkik”, thotë Oerd Bylykbashi për Ora News.
Shtetin e drejton nje merhum dhe populli duhet te presi qe ti mbaroje mandati ketije merhumi? Nese kjo qeveri nuk ka force per te marre masat ne sistemin e drejtesise, le te kerkoje ndihmen e atyre qe e votuan. Keshtu nuk hecet perpara.