Testimi i mjekëve/PD: Të tërhiqet Beqja, po krjohen konflikte

22 Shkurt 2015, 15:27Politika TEMA

Partia Demokratike i bëri thirrje   qeverisë, të reflektojë dhe te tërhiqet nga vendimi për testimin e mjekëvë, të cilin e konsideroi si të rrezikshëm, dhe që sjell thellimin e përplasjeve me personelin e sistemit shëndetësor.

Përfaqësuesi i PD, Tritan Shehu përshëndeti me kete rast, Urdhërin e Infermiereve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”.

Gjithashtu Shehu përshëndeti solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë.

Por, theksoi Shehu, “fatkeqësisht, qeverisja në vend  të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.

“Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi. Kërkohet  që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare”, theksoi Shehu.

Po tentohet nga ana tjetër shtoi ai, “që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste”, theksoi Shehu.

3 komente në “Testimi i mjekëve/PD: Të tërhiqet Beqja, po krjohen konflikte”

  1. Altini says:

    Mos shkoni ne testim.
    Le te shkoje Beqja me shoke.

  2. .......... says:

    PD kunder zhvillimit te vendit si gjithmone. Turp!!!

  3. fatmiri says:

    Turp i madh per Tritan Shehun jo si intelektual se si i tille eshte i mbaruar, por si mjek specialist. Nuk duhet te dije shteti se ne ç’gjendje jane njerezit qe i sherbejne shendetit te popullit? Perse e zgjedh populli kete shtet? A i pergjigjen kushteve te zhvillimit sotem teknollogjik dhe nevojes sherbimit qytetar apo jo, nga do ta mesojne per te regulluar gjendjen? Ne vendet e Europes, per te marre nje pune ne rruge zyrtare, patjeter qe te provojne edhe psiqiken edhe mendimin, edhe mundesine edhe komunikimin edhe shume gjera te tjera. I kam formularet e djalit ne shtepi se çfare kerkojne. Turp per ata mjek, infermiere, punonjes te sherbimit qe e konceptojne testimin si antiligjor apo antikushtetues si shprehen keta alabake. Turp, Tritan !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje