Partia Demokratike është larguar sërish nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve duke vijuar me kërkesën e largimit të Metës.
Në rendin e ditës të Komisionit të Ligjeve ka qenë projektligji për shërbimin e jashtëm, por deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka rikthyer vëmendjen që në fillim të mbledhjes për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit, që ky i fundit të mos ketë imunitete, duke theksuar se axhenda nuk duhet të vijojë më tej pa pasur një vendim të tillë.
Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj thekson se ka një kërkesë për mocion për shkarkimin e Kreut të Kuvendit, por opozita nuk pranon të mbledhë Këshillin Legjislativ.
Ndërkohë që pas tyre janë larguar edhe aleatët e Partisë Demokratike, kreu i PR Fatmir Mediu dhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini.
Para se të largohej Mediu është shprehur se çështja kërkon një përgjigje. Ndërsa socialisti Fatmir Xhafaj i është përgjigjur që kjo që po bëjnë është absurde.
Debatet
Oerd Bylykbashi :Kemi kërkuar dorëheqjen e Metës që mos ketë imunitet. Axhenda mos vazhdojë.
Fatmir Xhafa: Ju keni zgjedhur rrugën e llomotitjeve politike. Ka kërkesë për mocion, por opozita nuk pranon te mbledhë Këshillin e Legjislativit .
Fatmir Mediu: Çështja kërkon një përgjigje
Fatmir Xhafa: Është absurde kjo që bëjnë /gj.k/