Kallëzim penal edhe për kreun e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka

11 Mars 2015, 13:02Politika TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht një tjetër zyrtar të lartë të pushtetit vendor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, përfaqësues i PD-së akuzohet për shpërndorim detyre në bashkëpunim.

Së bashku me Lukën janë kallëzuar edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe Aida Shllaku, aktualisht me detyrë drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

“Janë disa raste kur këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshem ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht”, thuhet në njoftimin për media të IKMT.

Po ashtu IKMT kallëzon penalisht edhe Sezai Krajën me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi, të cilët kanë ushtruar këto detyra në periudha të ndryshme kohore.

Akuza edhe për këta persona është “shpërdorim detyre” për shkak të mos respektimit të urdhërimeve ligjore për vazhdimin e procedurave si dhe zbatimit të vendimeve të marra.

IKMT u kërkoi institucioneve të drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për shtetasit që ushtrojnë aktualisht funksione publike.

Në javët e fundit janë disa drejtues të njësive vendore të kallëzuar penalisht për ndërtime pa leje, si ai i Vlorës e Gjirokastrës.

12 komente në “Kallëzim penal edhe për kreun e Bashkisë Shkodër Lorenc Luka”

  1. ANGJELA says:

    merruni me kriminelet more, pah si u beme si ne kohen e enverit, se sundojne enveristet prandaj

    1. Saimiri says:

      Mos, na fiken krejt, po na shtijne ne burg Lolin. Po çfare enveristash moj Angjela, po ky asht nji hajdut pa din e pa iman, mesu me e kthy fleten gjithmone. Mandej asht nipi i Hiles, ia ka me hile Birishes prandaj mos i del zot.

  2. drejtesi says:

    futini te gjithe ne burg. Te kalben brenda se kane kujtuar se karrigen jua kane lene trashegim prinderit…

  3. TR says:

    Po i bejne nder PD-se keta tani…vk.

  4. moçalor + terùn + redneck= jugor says:

    moçaloret mendojme se kan me ja dal me burgje. ka ik koha e koleres se kuqe ka ik koha e diktatures moçalore. moçaloret e kuq vetem me dhunen dine ta mbajne pushtetin

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Hmmm kopuk malsie.. Do e shohim sa paqesor do jini ju.. Kush ka vra ne sistem demokratik e kush flet..

  5. Zef Kallami says:

    Mocaloret e kuq,mire apo keq kishin nji ligj qe zbatonin.Ndihesh shteti shtet.Nuk vriteshin njerzia me tritol e telekomandim me celular.Nuk shitesh femna per prostitucion.Nuk villesh energjia elektrike.Hajduteria dhe korrupsioni denohet nga cdo shtet demokratik apo diktature. Prostitucion denohesh ne diktature.Ne demokraci merre lulzim ngallenjyes.
    Ky Luka asht nji cike batakqi.Me te ardhe demokracia perveshi menget dhe iu ngjit si vemje kinema Republikes ne Shkoder.Shikojeni se cfare bukurie shtepie i ka shtuar vetes vetem e vetem se kinema Rrepublika asht ba ne trollin e shtepise se tije.Po te ishte i vetmi ky qe shantazon urbanistiken e qytetit per hater te uzurpimit te trollit hajt,bahet nji sy qorr.Po kete te drejte e gezojne edhe shume te tjere autokton shkodrane por nuk kane veprue si ky Luka.Fundi fundit te zbatohet ligji per kedo.Qofte i kuq apo i blerte.Vetem keshtu do kemi shtetin shtet.

  6. miri shkodra says:

    Ne Shkoder sundon kolera e kuqe qe perfaqesohet nga PD. Lorenc Luka eshte zagar i saj. Ti shporrim sa me pare.

  7. pronari says:

    Kur behet fjale per pasurine e shtetit ose te ish pronareve dhe nje person qe ka funksion ne shtet i kujdoqofte partie duhet te japi llogari.Me cte drejte nje funksionar e jep truallin sikur ja ka lene baba dhe fut para ne xhep per nderin qe i ka bere nje personi.Kjo histori duhet te marri fund nje here e pergjithmone.Nuk ka mall po zot ne Shqiperi.Per njerezit qe vjedhin burgu eshte pak.Hajduteria nuk njeh parti PS PD apo ndonje tjeter lloj.

  8. ardit says:

    Kujt po i vjen keq per nji hajdut si puna e tij…. qe nqse eshte pasuruar ndonje K Bashkie nga plehrat, nje pleh si Lorenc Luka eshte.
    Drejtesia ti coje ne burg. Nuk ka me krim se te vjedhesh popullin.
    Jep leje merr miliona.

  9. kalim says:

    Te hangsha zemren Edi Rama. Je burre I vertet, mos ke frik se na Shkodrant jena frikacak ma mire me thane Shkodranshe dhica. Ma si e keni shokun tone lorence ne hetim banja edhe 2 3 pyetje prej meje. 1 ku I merr zotnia lekt qi ka fmit me shtudime dhe sa prona ka ble jashtetit, e njohim kush a ken kret por sot a ba zotni me paret tona.
    Po mujte edhe jozefinen na e kreh 1 fije se edhe aja ka ba lek aq shum sa blen prona ne emer tjerve se nuk din ma ku me I qu lekt.
    O zot ndihmoj Shqiptaret me u qu prej gjumi, se masanej kta hajdut frikacakt qe mshehet mas karrigesh dhe qe kan karroptu te madh e te vogel tuj rrejt te rit me diploma me lek, tuj rrejt tan popullin per 10 vende qe heken e vihet sa her nderronjn qeverit.
    Ne fund tuj fillu te lorenci krejt paret do tja ktheni popullit se jeni tall me munin e emigrantave na keni majt peng .
    Faleminderit, dhe zoti bekoft Edi Ramen esht I dergumi zotit per Shqiptaret.

  10. kalim says:

    Jam ne Amerik ka koh , por desta me I than a tyne qe kujtojn dhe flasin me terma politic o te marre politikant bashk me lorencin thoj per popullin se popullin eshte bagti dhe metvertete ashtu me Dukeni. O idiot mos lejoni ma ashkend tju vjedhin te ardhmen tuaj as lorencit email askujt . Lorenci kam information locale te afermve te tij qe Ai ka ne shpi piktura te famshe qe kushtojn ka 35000 euro copa te bleme prej 2009 keshtu qe qonu prej gumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje