Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn do të vizitojë Tiranën më 23 dhe 24 mars 2015 për t’u takuar me autoritetet më të larta shqiptare dhe për të marrë pjesë në raundin e pestë të Dialogut të Nivelit të Lartë midis BE-së dhe Shqipërisë.
Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkë-kryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqipërisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e opozitës Basha dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile.
Ai do të vizitojë disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të financuar nga BE si dhe do të ketë një diskutim mbi çështjet e ndërlidhjes e transportit me Qeverinë.
Në fund të vizitës, Komisioneri Hahn dhe Kryeministi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. /gj.k/
PO pse nuk vajti te takonte kete Lul Basha ,,po gjeti ata trutharet e vegjel..? Apo e dinte pergjigjen..Hihihiiiiii Sa Legen qe jan keta PD-ja