Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar gjerman për çështjet europiane dhe anëtari i komisionit të jashtëm, Dietmar Nietan, flet për DW mbi zhvillimet aktuale dhe nevojën urgjente të ndryshimit të kulturës politike në Shqipëri.
Politika shqiptare ka prodhuar shpesh skandale këto vite, këtë herë skandali i akuzave të një deputeti ka tronditur rëndë vendin. Si tingëllojnë ato për ju si politikan gjerman akuza kaq të rënda ?
Sigurisht jam shumë i shqetësuar kur i dëgjoj akuza të tilla dhe nuk mund të gjykoj që nga Gjermania sa të vërteta, inskenime apo sa propagandë kanë brenda ato. Por ajo që më bie në sy është, e nëse më lejohet ta them kështu, se të gjitha argumentat që sjell opozita e sotme kundër disa politikanëve e lidhjeve të tyre me krimin e organizuar apo injorancën e qeveritarëve –pra të njëjtat argumenta para disa vitesh i bënte pala tjetër socialistët, kur të këqinjtë ishin tek qeveria Berisha. Tani dëgjoj të njëjtat argumenta me kah të ndryshuar, por mua më duket se pavarësisht nga zhvillimet aktuale në Shqipëri ajo që duhet të ndryshojë është kultura politike, konkurrenti politik nuk është armik që duhet eliminuar. Ai është një bashkëkonkurrues, le ta quajmë edhe kundërshtar, por duhet të ekzistojnë mundësitë që për çështje themelore mes një opozite dhe qeverie të ketë një lloj konsesusi dhe gadishmërie nga të dyja palët. Kjo i mungon në Shqipëri të dyja palëve.
Në xhunglën e akuzave e kundërakuzave të këtyre ditëve, saqë kur i dëgjon këto mund të pyesësh a kemi të bëjmë ende me politikanë, prokuroria është vënë dukshëm në veprim, por si mund të arrihet transparenca e vërtetë?
Sigurisht që këto zhvillime janë shqetësuese ajo që do të dëshiroja unë që të gjitha institucionet të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të sqaruar akuzat dhe të mos krijohet përshtypja se gjërat po fshihen. Edhe në Shqipëri kemi të bëjmë me një vend ku pushtetet janë të ndara. Pyetja nëse dikush jep vrasje me porosi ose jo nuk e merr përgjigjen në media, as në parlament, por nga prokuroria, e cila i trajton ato dhe në rast nevoje sqarohen para gjyqit. Këtë duhet ta kuptojnë më në fund elitat politike në Shqipëri dhe në fund të fundit ato nuk i sjellin asnjë të mirë vendit me këtë nxitje urrejtje nga të dyja palët si qeveria edhe opozita, por ajo që duhet bërë është forcimi i institucioneve, duhet të kemi gjykata të pavarura, prokurori të pavarur, media të pavarura etj, duhet thyer ky rreth vicioz, ndryshe kështu Shqipëria nuk do të përmbyllë dot me sukses rrugën në BE.
Opozita ka kërkuar këto ditë dorëheqjen e Ilir Metës, me të cilën u lidhën akuzat. Kur duhet të një president parlamenti të japë dorëheqjen?
Duhet thënë se është në fuqi pafajësia sa kohë nuk janë provuar akuzat dhe nuk mundet që një akuzë e strukturuar aq mirë të bëjë që një politikan të dorëzojë postin. Nuk duhet bërë fjalë për dorëheqje, por për zbardhje të së vërtetës. Prandaj dua ta them në këtë pikë shumë qartë: Mua më habit fakti që përfaqësues të Partisë Demokratike tani arrijnë të dallojnë se me gjasë ka gjëra të dyshimta që lidhen me Metën, por kur partia e Ilir Metës u ndihmoi të vinin në pushtet këto gjëra nuk ju interesonin. Prandaj mund të pyesësh se sa e besueshme është një Parti Demokratike që thotë tani sa i keq është Meta, megjithëse ajo për vite të tëra bashkëpunoi me të. Tani nuk është koha për kërkesa dorëheqjeje por pëmes ndarjes së pushteteve duhet të bëhet hetimi i të gjitha akuzave. Kjo është detyrë për secilën palë, pavarësisht nëse është në qeveri apo opozitë.
Në vitin 1991 parlamenti shqiptar kishte deputetë pa përvojë demokratike, por sot 25 vjet më pas të dyja palët politike flasin për dekriminalizimin. Pra brenda parlamentit do të thotë kjo që ka elementë me të shkuar kriminale. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri që punët të vijnë deri në këtë pikë?
Kjo natyrisht është shumë shqetësuese, por unë dua të shoh fakte, dua që prokurorë të pavarur të kryejnë hetime që të bëjnë publike rezultatet e tyre dhe të ketë transparencë. Cilat akuza qëndrojnë, cilat janë thjesht të paqëndrueshme? Të gjithë ata që e kanë në zemër të ardhmen e popullit shqiptar duhet të lenë mënjanë ndezjen e baterive të bejetës retorike, por duhet të kujdesen që të ketë zbardhje tësë vërtetës dhe transparencë. Por më lejoni edhe diçka për opozitën, sigurisht ajo ka detyrë të kontrollojë qeverinë e të ngrejë akuza, por dua ta them qartë se hetimet nëse ka elementë kriminalë nuk duhet të shtrihen vetëm tek partitë qeverisësë të tanishme, por partia demokatike duhet të jetë e gatshme dhe të thotë, po, ne do të jemi të gatshëm të hetojmë nëse ka pasur afera kriminale edhe në kohën e qeverië Berisha. Përshtypja ime është se për këtë partitë nuk janë të gatshme. Socialistët më thonë se sa kriminelë janë ata të Berishës, demokratët se sa kriminelë janë socialistët apo partia e Metës. Sa kohë që gishti ngrihet vetëm kundër tjetrit, dhe nuk sqarohen të gjitha akuzat, nuk do të ketë sukses.
Mund të çuditesh tani kur dëgjon si munden elementë me të shkuar kriminale të hyjnë në parlament, por po të kujtosh janë vetë krerët e partive që i bëjnë listat e kandidatëve për deputetë. A nuk duhet ndryshuar diçka këtu që në krye të herës?
Unë jam socialdemokrat gjerman dhe nuk dua të flas nga lart e t’u them si t‘i bëjnë gjërat miqtë shqiptarë, por mund të them përvojën tonë: Ne në Gjermani kemi përvojë shumë të mirë me at që listat nuk i bën një kryetar partie, por partia vetë në terren dhe një kongres partie në përballje demokratike bën listat për parlamentin. Ndoshta mund të mendohet edhe për këtë në Shqipëri.
Shqipëria është vend kandidat për në BE me perspektivë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Si ndikojnë skandale të tilla, apo gjendja aktuale në këtë proces?
Ato kanë ndikim jo të drejtpërdrejtë, sigurisht integrimi shihet nga bisedimet konkrete, vlerësimet e vazhdueshme për objektivat e vëna, ky është një proces politik,por edhe teknik ku shikohet çfarë është arritur dhe çfarë jo. Por kemi një ndikim jo të drejtpërdrejtë në kuptimin, që në një vend ku opozita dhe qeveria vetëm luftohen, kur një parti që sapo siguron mazhorancën nxjerr në rrugë një numër të madh punonjësish të aparatit politik dhe i zëvendëson me njerëzit e saj, pra një vend ku sundon një kulturë e tillë politike nuk gëzon ndonjë imazh të mirë dhe kjo nuk është nxitëse për integrimin në Bashkimin Europian.
Kjo krize ka nje emer! Quhet Sali Berisha!
Nuk e luan topi.
Shume e drejte.
Sali Berisha, Ilir Meta..Rami.
Plane per shitje dhe blerje territoresh
Koncesione private per pasurite kombetare
gjithe politika jone duhet te hetohet
Gjithe kete loje po e bene plaku i vjeter cjap serb Sali Berish. Derigjimi i tije ka qene shume i dobet, natyrisht se mosha po bene punen e vet dhe nuk po perdor si duhet drogen e plote se nuk ja mban me trupi. te dy deputetet duhet te marrin me vete si arrestim edhe Sali Beridhen, qe me siguri te plote pastaj shqiperia ka per tu qetsuar jashtzakonisht dhe populli i shkrete do te bjere ne qetesi te madhe. O sa te lumtur do te jemi pa sali plak cjap i vjeter. Atehere do ti bashkohemi me te vertete Europes moderne dhe demokratike. Atehere lum si ne dhe osa mire me qene shqiptar dhe jo sot me salin berishen.
ooo gjermono ajo seshte parti e besushme si thua ti po ne ne shqiperi themi se eshte parti banditash e shef qe bon rolin e avokatit te krimit vetem se vetem te pengojne drejtesine se po foli drejtesia do ti vi radha edhe atij kryeplakut te vicidollit
Derisa ne shqiptaret nuk do ta gjejme midis nesh,atehere SHQIPERIA nuk do jete vend normal
me shqeteson fakti qe qe tani ne opozite i punon mendja 24 ore ne 365 dite vetem per intriga…cfare do ti benin opozites nese do te vinin ne pushtet…nderkohe pozita ka 85 vota dhe nuk po ben asnje reforme kushtetuese nga frika e prishjes se status quos demokratike ne ndarjen e tortes se pushtetit(edhe pse opozita dukshem po e abuzon kete privilegj)…E KANE FILLUAR ME KEMBE SHUME TE MBRAPSHTE…jo vetem te huajt po as populli nuk i beson sinqeritetit te tyre…nuk prodhojne dot fryme keshtu edhe sikur te ngjallet Makiaveli dhe te behet keshilltar i Bashes…
Edhe ju o Naziste gjermane u bashkuat me imperialistet amerikane. Po ju historikisht keni qene zjarrvenes te botes dhe keni luftuar njerezit e ndershem.
Megjithate PD me e forte del nga keto sulme nderkombetare.
boto komente e mia
Moj leme ,ti ke pes qen e qut moj po ti paske lujt mensh moj e uruar,e gjoth bota ecen para ti leme tka ngel sahati ne vicidol , Edhe ky gjermani tani e kuptoj qe pd nuk eshte kredibile ,kjo u pa ne 23 qershor,por problemi me i madh eshte ne zgjedhjet e ardhsheme se pd nuk mer me shume se 10 deputet!!!!!
(gjermani)po me uren cpati gjermani te ket ca qerest mire do ishte po ai qe e vodhi lopen ska faj fare fajin e ka ai fshatari me gomare I krrabes
Ty tu baft dita njimije.PD duhet nxjerre jasht ligjit.Asht parti kundrapedal ne perparime te vendit.Gezon korrupsion dhe inkriminueme.Asht rrotaliber per veten e pa ngopun pertej infinitit.
Ku merr vesht haleja
Berishovicit nga pordhet !!!
Z.zef,pd_ja nuk eshte parti por bande
Mafioze e
Vicidolit…