Mark Frroku: Nuk është parë që prokuroria të kërkojë arrestimin e një deputeti vetëm për dëshmi të rremë

23 Mars 2015, 09:28Politika TEMA

Mark Frroku thotë se i përmbahet pikë për pikë dëshmisë që ka dhënë në prokurori, në lidhje me çështjen Doshi.

Megjithatë, ai shprehet se është e paprecedentë, që të kërkohet arrestimi i një deputeti vetëm për dëshmi të rreme.

Të kërkosh për një deputet arrestimin për dëshmi të rreme, që fillon nga gjobë deri në një vit burg, kjo nuk është parë.

Vetëm kjo akuzë rëndon mbi mua për momentin.

Gjithçka mund të ndodhë në këtë vend”, thotë Frroku për GSH.

Frroku gjithashtu pohon se me Tom doshin nuk ka më komunikim:

“Vetëm ballafaqimin tek prokuroria kemi pasur, asnjë komunikim tjetër”./b.l

 

8 komente në “Mark Frroku: Nuk është parë që prokuroria të kërkojë arrestimin e një deputeti vetëm për dëshmi të rremë”

  1. nick says:

    S’ke faj, as eshte pare as eshte degjuar ne kete vend te arrestohet deputeti vetem per deshmi te rreme, ketu deputete e kryeministra vrasin e vjedhin ne mes te dites, e jo qe nuk ju hyn gjemb ne kembe, po dalin e i bejne popullit karshillik. Megjithate, kodi penal, kushtetuta, nuk jane zbukurime per zyra; pac kemben e mbare ti me doshin, se kush e di mbase fillojne prokuroret t’i hapin e t’i lexojne edhe per te tjere.

  2. arjani says:

    E mor Mark. Por ctu desh ky sport ty mor vella ? Ca tu desh politika ty ? Njeri i shtrin kembet sa ka jorganin.

  3. ??? says:

    Te bente 7vjet burg Lord Archer kryetari I bashkise Londres dhe nje nga shkrimtaret me te mire te kohes per nje deshmi te rreme, per nje genjeshter fare te vockel… po ore malok po, te genjesh sistemin e dretesise dhe te perhapesh panic te rreme per shkak te detyres qe te financon me taksat tona eshte e denueshme me burg. Jeni mesuar ju maloket me rrena e nuk ju ben pershtypje.

    1. demo says:

      Ke te drejte o mark
      Ketu deshmite e rreme jane mode,ne shume raste keto i realizon vete prokuroria
      Deri tani nuk kam degjuar qe te denohet njeri per deshmi te rreme
      Vete legjislacioni e sponsorizon kete
      Me gjobe ose deri nje vit ne burg,kur nje deshmi e rreme mund ti shkatroj jeten nje te pafajshmi
      Shpifjet dhe deshmite e rreme jane lejtmotivi i ketij sistemi duke filluar nga vicitoli

  4. karabojka says:

    Mark Frroku nuk u fut ne politike,politika i mbeti ne dere gabimisht Mark Frrokut.Mark Frroku kete lloj dere nuk di as ta hap as ta mbyll.Une per kete i jap te drejte.

  5. toni says:

    Eshte pare ne Angli ku ministri Chris Huhne dhe gruaja e tij u denuan me burg. Ministri sepse u tha policeve qe gruaja po ngiste makinen kur u kap nga kamera dhe gruaja qe genjeu se po e ngiste makinen.

  6. tani says:

    po ska gje mark ka gjithmon njeher te pare..po pse duhet te deshmosh zotrote kur ti shume thjeshte mund te genjesh..hajde koqe hajde,,mire qe i mendojne se aq tru kane po si i shprehin publikisht

  7. petrit zela says:

    Keni te drejte Z Mark.Se vendi eshte drejtuar pa ligje,por me dirigjimin e mentaliteteve 100% tipike te bajraktarizmit,prandaj dhe pjesa derrmuese e shum politikaneve te pa denje u ingranuan ne politik.Por kohrat kane ndryshuar Z Mark..Se 23-qershori te 2013-tes beri nje rrevolucion te thelle,duke flakur tej mentalitetet e erresirave te mesjetes,per ti hapur dyert politikave,super progressive.
    Nuk ju paragjykoj Z Mark,jam me se I bindur,se jeni victim e miqve tuaj..Por pupulli thote; prej te thatit digjet dhe I njomi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje