Bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e "Masakrës së Cërrikut" (kallëzoi edhe të vëllanë): Jam në rrezik, shteti më braktisi

2 Prill 2015, 21:08Politika TEMA

Një ish-bashkëpuntor i drejtësisë shqiptare kërkon ndihmë, pasi shteti e ka braktisur.

Fiks Fare solli sot deshmine e nje bashkepuntorit te drejtesise, i cili 6 vjet pasi ndihmoi prokurorine per te zbardhur masakren e’97-es ne Cerrik, doli nga programi i mbrojtjes se deshmitareve dhe ndihet i kërcënuar

41 vjeçari B.B kërkon ndihmë për të mbrojtur jetën e tij dhe të familjes, pasi i kane kaluar te gjitha afatet e ankimimit per daljen nga program i mbrojtjes nga shteti.

Ai ka qenë i dënuar si anëtar i bandës së Cërrikut  dhe ka ndihmuar drejtësinë shqiptare në rigjykimin e masakrës së Cërrikut.

Për 6 vjet ishte pjesë e programit të mbrojtjes së dëshmitarëve

Bashkëpunimin me prokurorinë shqiptare e filloi në janar të vitit 2008, kur ka dëshmuar në sallën e gjyqit dhe ka drejtuar gishtin mbi të pandehurit si organizatorë të masakrës së Cërrikut, madje ka treguar për rolin që ka luajtur secili prej të akuzuareve në atë ngjarje.

Ai ka rrefyer çdo detaj te dites se 23 majit 1997 ne Cerrik, pasi ka marrë garancinë nga prokuroria për mbrojtjen e jetës së tij.

Pas kryerjes së dënimit, 41 vjeçari B.B doli nga burgu dhe filloi një jetë në Tiranë, larg vendbanimit të tij të mëparshëm, Cërrikut, por me të njëjtin identitet.

Në Tiranë krijoi familjen e re dhe jetonte në një shtëpi që ia paguante shteti, madje merrte dhe një pagë mujore.

Sot ai ka dale nga programi i mbrotjes se deshmitareve, sipas tij, dhe ndihet i rrezikuar.

Kërkon ndihmë dhe kërkon që komisioni që ka marrë vendimin për nxjerrjen nga programi, ta shqyrtojë edhe një herë rastin e tij

Sot janë 6 persona në burg për masakrën e Cërrikut, dy me burgim të përjetshëm. Midis të dënuarëve është edhe vëllai i këtij bashkëpuntori të drejtësisë. Në qytetin e tij, Cërrik, nuk kthehet dot më, pasi me dëshminë e tij në procesin gjyqësor, ka ndihmuar që të dënohen të afërmit e familjes.

“Kur isha në burg dhe fillova të bashkëpunoja me prokurorinë, më premtuan se do të më çonin jashtë shtetit dhe do të më ndryshohin edhe emrin, por asgjë nuk ndodhi”, tregon B.B për premtimet që i ishin bërë kur kishte vendosur të bashkëpunonte me prokurorinë

Tregon se çdo vit firmoste një kontratë me Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, por në dhjetor të vitit të kaluar e njoftuan për ndërprejen e kontratës

Edhe pse e di se pas publikimit të intervistës, mund të rikthehet në burg, pasi mund të ketë shkelur një nga pikat e kontratës që ka patur me shtetin, tregon se ndihet më i sigurt në burg sesa jashtë tij.

Masakra e Cërrikut

Më 22 maj 1997, persona të armatosur kishin sulmuar postën e policisë së qytetit të Cërrikut, duke larguar prej andej punonjësit. Të nesërmen, për të rivendosur rendin dhe qetësinë, efektivë të Komisariatit Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale të Gardës së Republikës janë nisur drejt qytezës, ku në hyrje të saj janë qëlluar me armë.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 6 gardistë dhe janë plagosur 16 të tjerë.

Në bankën e të akuzuarve për masakrën e Cërrikut u ulen 9  persona. 3  personave Gjykata e Apelit u dha pafajesine dhe 6 aktualisht vuajne denimin ne burg (2 jane me burgim te perjetshem)

14 komente në “Bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e “Masakrës së Cërrikut” (kallëzoi edhe të vëllanë): Jam në rrezik, shteti më braktisi”

  1. Toni says:

    Paska kallzuar edhe te vellane… Si Edison Ypi :)))

    1. shpellari king says:

      Hhahahahahhahahahaha.
      Pse edhe kte e ka bere zoti (H) YPI…..?!?!??

  2. ann says:

    po fotografine perse e publikoni?

  3. Nga ai bashkepuntor fantazem shteti shqiptar pagoi 200 milion kompesim per burgim te padrejte… ahh sikur ti paguanin prokurori qe e mesoi kete psiqik…

  4. gregori says:

    Si eshte akoma e mundur, qe njerzit e Gazidedes, te rekrutuar nga veriu i Shqiperise per te shtypur revoltat popullore ne juge, te quhen gardiste, apo oficere te SHIK, kur erdhen ne mars 97 dhe u larguan ne qershor po te 97, me ne krye “komandantin” e tyre Xhahit Xhaferin.
    Ish komandanti i meparshem i Gardes i nderuari Halit Gjeci, dorzoi detyren e graden ne zyren e Saliut, per te vetmen arsye se nuk pranoi qe me trupat e Gardes, pa e patur detyre fuksionale,te perballej me popullin e armatosur, sepse kjo nuk ka qene dhe nuk eshte asnjehere detyre e Gardes.
    Edhe ata te ashtuquajtur gardiste, qe nuk u figuron emri ne asnje liste organike te Gardes, qe me vjen shume keq qe paten ate fat, por shkuan si viktima me urdher te Saliut dhe objektivi mbase nuk ishte posta e policise Cerrik por uzinat ushtarake te Gramshit, te cilat kishin sasi te medha materialesh ushtarake dhe lende te pare per prodhimin e armeve dhe sidomos ZHIVEN E KUQE, nje material shume i kushtueshem qe perdorej ne industrine e armatimit.
    Nese redaksia do ta lexoje kete opinion, le te hetoje, se mund te dalin te verteta te tjera ne lidhje me ate masaker, dhe per te cilen perseri pergjegjesine e ka Saliu.

  5. Qarri says:

    Si Edison Rrypi apo Edison Qypi ?

  6. asnjanesi says:

    Kjo deshmi eshte akoma nje rrenim i shtetit shqipetar. Me kete ky shtet po na shpjegon qarte se krimet nuk duhet te tregohen me. Prishja e kesaj kontrate do te gjalleroje me teper krimet ne vend dhe nuk do te egzistojne me deshmitaret…….
    A po e kupton ky popull shqiptar se ne cfare drejtimi po na cojne keta politikane te Pd-Ps? Se cfare harroi Pd po e realizon Ps.
    Po shkojme drejt shperberjes se kombit shqiptar. Nje shperberje qe do ta kerkoje vete populli sepse nuk mund te vazhdohet keshtu 90% e shqiptareve te komandohet nga 10% tradhetare e kriminele. E gjithe kjo 10% jane punonjes te sherbimeve sekrete te huaja qe punojne vetem per shkaterrimin e vendit dhe po ia arrijne qellimit me 100%. Problemi eshte se sa perqind do marre Italia(Evropa) sa Serbia (Rusia) dhe sa Greqia qe u prishi planet Evropianeve me qendrime pro Ruse.

  7. sali kari says:

    Ky idiot duhet te merret i pandehur per deshmi te rreme, pasi ja ka futur edhe vellit duke kujtuar se do shkoje ne parajse jashte shtetit , ka shpifur per favore

  8. mergim tari says:

    E DEGJOVA RREFIMIN E TIJ.
    NESE PROKURORIA BAZOHET NE DESHMITE E NJEREZVE TE TILLE,
    ATEHERE JEMI TE GJITHE TE RREZIKUAR PER TU FUTUR NE BURG EDHE NESE NUK KEMI QENE NE VENDIN DHE NE KOHEN KUR MUND TE KETE NDODHUR NJE NGJARJE.

    NJEREZ TE TILLE MASHTROJNE, GENJEJNE, VRASIN EDHE VELLANE. KY E KA VERTETUAR. MADJE EDHE AJO SHPREHJA JONE E THOTE NJE GJE TE TILLE. ……. QE….. PER PARA “EZMERI I TEPERUAR” VRET EDHE VELLLANE).
    KY I TILLE ESHTE, POR KA VRARE EDHE VELLANE PER NJE SHTEPI, PER NJE PASAPORTE EVROPIANE, PER NJE GRUSHT PARA ME TEPER.
    TE ISHA PROKUROR, UNE KETE DO TE KISHA FUTTUR BRENDA. PERSA I PERKET CERRIKUT NUK MUND TE THUASH SE KUSH VRAU KE NE LUFTE KUR TE GJITHE QELLONIN KUNDER NJERI TJETRIT DHE AQ ME TEPER KUNDER ATYRE QE VININ ME TANKE E AUTOBLINDA NE NJE QYTET TE TMERRUAR NGA FORCAT E ZEZA TE SALI BARBARIT DHE BANDITIT GAZIDEDE.

  9. emigrantii says:

    Ata nuk ishin gardiste por maloket e Sali Berishes…

  10. bla bla bla says:

    Vete e ka kruajtur sumen ha mut tani.

  11. Korabi says:

    Masakra e Cerrikut, nuk ka ndodhur sic e pasqyron artikulli. Ne Cerrik 1 dite para mitingut te Sali Berishes , bashibozuket e tij ushtruà terror mbi popullsine me idene qe te nesermen populli te reinte urte. Keta ishin mercenare nga malsia qe Berisha i futi ne Garden e Republikes nga halli sepse shteti u shkerrmoq, dhe Garda gjithashtu. Pra keta nuk ishin gardiste te vertete. Phese e terrorit ishin rrahja ne menyre cnjerezore e njerezve te pafajshem, dhe ndalimi i paligjshem, deri dhe te nje gruaje shtatzane. Kete sjellje e paguan me koke, dhe iken si qeni ne vresht.

  12. Albani says:

    Ec dhe bashkepuno me prokurorine Shqipetare tani,
    prandaj e kane nxjerre dhe nga mbrojtja,qe te shikojne dhe mesojne te tjeret ne menyre qe asnje te mos guxoje te dale deshmitar
    Trebicken e gjore as moren mundimin ta ruanin.
    Programi i mbrojtjes…hahahahaha.
    dhe gazeta ka bere shume gabim qe ja ka nxjerre fotografine,
    pavaresisht se eshte me shirit te zi,personi eshte shume i identifikueshem.

  13. fadi says:

    Kete t djegish fare cfare nuk i ka punuar njerzve qe kalonin ne kryqzimin e cerrikut pe ne belesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje