Pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit për herë të dytë të deputetit Mark Frroku, Prokuroria mësohet se ka ngritur dhe dy akuza të tjera ndaj tij, për të cilat avokati i tij tha se nuk i ishte kërkuar autorizim Kuvendit, duke i cilësuar kështu si shkelje.
Kjo gjë është bërë e ditur nga njëri prej avokatëve të Frrokut, Saimir Vishaj pas arrestimit për herë të dytë deputetit.
Vishaj tha se ILDKP ka bërë kallëzim për pastrim parash dhe refuzim të dhënies së shpjegimit për pasuritë e krijuara. Avokati tha se çështja ka dalë jashtë kuadrit ligjor.
“Aktualisht, ndryshe nga kërkesa që i është paraqitur Kuvendit, urdhër-ndalimi, ka elementë shtesë, akuza të tjera. Dje nga ana e ILDKP-së është paraqitur një kallëzim për pastrim të produkteve të veprës penale dhe fshehje të pasurisë. Më duket nonsens që për një çështje që është në hetim në shtetin belg të fillojë hetimi nga e para. Çështja ka dalë jashtë kuadrit ligjor. Prokuroria ka shtuar akuza në urdhrin e ndalimit, pa autorizimin e Kuvendit. Në urdhër ndalimi prisnim atë çfarë Kuvendi i kishte dhënë autorizimin, sot na dalin dy vepra të tjera penale, njëra “pastrim produktesh” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal dhe “refuzim për të dëshmuar”. Nuk dimë ç’të themi, sepse kemi ngelur të shokuar. Nuk dimë asgjë, dimë vetëm akuzat për veprat penale që janë regjistruar, por nuk janë shoqëruar me asnjë provë tjetër”, u shpreh avokati i deputetit Frroku, Saimir Vishaj./j.h
Me kurva i beri me cfar tjeter, ku e gjeti inteligjencen per te bere leke me pune ky Taleban.
Prokuroria ben sa akuza te doje, kur ka prova.
Prokuroria i ka derguar Kuvendit aq material akuzues sa ti heqi imunitetin.
Nga jane keta vellezer kriminele? Nga Mirdita apo Puka/