Kuvend, PD akuza Ramës për Frrokun/Subashi: Mazhoranca mbështeti me votë kërkesën e Prokurorisë

2 Prill 2015, 12:24Politika TEMA

Megjithëse votoi me 113 vota pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku, pas një kërkese nga autoritetet belge, opozita akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të fshehë të vërtetat. Debatet lindën pasi Armando Subashi në emër të mazhorancës paraqiti raportin e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve

Armando Subashi: Faleminderit kryetar! Këshilli për Mandatet në cilësinë e organit përgjegjës morri në shqyrtim kërkesën e ardhur nga Prokuroria e  Përgjithshme për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Shqyrtimi i bë mbi bazën e rregullore së Kuvendit. Diskutimi dhe mbledhja e këtij Këshilli u bë në praninë e përfaqësuesëve të prokurorisë, avokatëve dhe deputetit. Do të thoja që mbasi ne dëgjuam palët dhe diskutimin që u bë, të gjithë deputetët u shprehën në parim dakort për t’i dhënë rrugë kërkesës së prokurorisë, aty kishte dhe pretendime të ndryshme nga deputetët e opozitës. Në dy rastet e fundit, ka disa probleme të diskutueshme jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së Kuvendit.

Sali Berisha: A ka fyerje më të rëndë për publikun se sa në një akt të tillë, mblidhet Kuvendi dhe më të gjithë fuqinë e tij vendos për arrestimin e një deputeti, dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë asnjë nga frazat për të cilat prokuroria kërkon arrestimin e tij, por u flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i inferiorizon ata në një shkallë ekstreme. Nuk mund të flitet kështu në parlament, por të paktën të citohen frazat kryesore të prokurorit për një deputet që sipas Gjykatës së Apelit në Belgjikë ka kryer vrasje në një stacion treni. Nuk flitet në këtë mënyrë se vetëm sa ju mbështeteni më shumë me krimin.

Armando Subashi: Shqiptarët e kanë të qartë se cila është kërkesa, shumë faleminderit që mendon për mua. Unë e thashë që raportin e keni mbi tavolinë. E rëndësishme është ajo që mendon Këshilli për Legjislacionin. Përfundimisht në emër të Këshillit, por sidomos në emër të deputetëve të mazhorancës ne jemi dakort për të hapur rrugën arrestimit apo ndalimin e deputetit.

Arben Ristani:“Është fakt që në mbledhjen e fundit të Këshillit jo vetëm nuk u kërkuan prova por zhvillohet një seancë ala Kadri Hazbiu. Megjithatë jemi ne këtu për ta sqaruar çështjen siç është. Gjatë gjithë kësaj legjislature opozita ka ngritur shqetësimin e përfshirjes së personave me rekorde kriminale në parlament.

Në seancën plenare të 20 janarit, ka akuzuar fuqishëm Ramën dhe deputetin e tij Frroku për akuzat në Belgjikë. Kryeministri heshti dhe madje tha se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Edhe Kryetari i parlamentit heshti. Partia Demokratike denoncoi edhe fshehjen e një trafikanti në makinën e Frrokut. Por mazhoranca vijoi të heshtë. Mazhoranca nuk mbajti asnjë qëndrim mbi këto fakte tronditëse, por përdori votën e Frrokut.

Të gjitha faktet e bëra publike nga opozita, kanë detyruar ndërkombëtarët të kërkojnë nxjerrjen nga Kuvendi të personave me rekorde kriminale. Akzua e rëndë për vrasje të krijon përshtypjen se Kuvendi është shndërruar në një kaush burgu. Përgjegjësia për këtë degradim është e kryeministrit Rama, pa mbështetjen e shtetasve të akuzuar për vrasje, përdhunim dhe trafik droge nuk do të ishin bërë kurrë deputetë. Mos bërja deputetë do t’i kishte kursyer vendit këtë pasojë të rëndë.

Rama e përdori Frrokun për një tjetër skandal, atë të atentatit ndaj dy deputetëve. Por për interesa të ngushta kriminale kryeministri Rama nuk ka lejuar drejtësinë të bëjë punën e saj. Guximi i strukturave të policisë për të fshehur një kërkesë ndërkombëtare për të fshehur deputetin Frroku edhe pse provat ishin bërë publike që në 2014.

Në këtë mënyrë Edi Rama është ekspozuar plotësisht se me krimin po i imponohet shoqërisë shqiptare. Në kërkesë sqarohet se vëllezërit Frroku kanë pasur tre prostituta në Belgjikë. Mirëpo të gjitha këto nuk e fernuan Ramën që ta mbështeste Mark Frrokun të bëhej deputet.

Tashmë është në dorë të drejtësisë që t’i lidhin duart Edi Ramës dhe detyrë e Kuvendit që t’i hapë rrugë këtij arrestimi. Për këtë qëllim gjejmë rastin për çdo mënjanim nga ky model i përfaqësimit të popullit. Kërkesa e Prokurorit është plotësisht e vërtetë dhe fakton se kjo mazhorancë është e lidhur me krimin. Kuvendi i Shqipërisë duhet të kishte dhënë autorizimin për këtë kërkesë një vit më parë. ky urdhër është mbajtur i fshehur në sirtar. /gj.k/

1 komente në “Kuvend, PD akuza Ramës për Frrokun/Subashi: Mazhoranca mbështeti me votë kërkesën e Prokurorisë”

  1. TJ says:

    Berisha dhe Ristani?! Dy njerez, qe e kane vendin, ne burg! Ironia shqiptare?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje