Artan Didi u "tradhtua" nga Shërbimi i Brendshëm

2 Prill 2015, 09:27Politika TEMA

Policia e Shtetit kishte nisur një hetim administrativ më herët se në media të publikohej skandali i “Çështjes Frroku” me urdhër-arrestin.

Në kohën që Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme (ish-SHKB) ka ndërhyrë me procedim penal ndaj 2 oficerëve të lartë të Interpol Tiranës, hetimet nga Policia e Shtetit nuk ishin mbyllur ende, ndërsa vetë ish-kryepolici Artan Didi kishte urdhëruar hetimin administrativ, pasi ishte vënë në dijeni se diçka kishte ndodhur, raporton gazeta Dita.

Kjo, pas ridaljes në skenë të emrit të deputetit Mark Frroku dhe rikthimit të çështjes së Belgjikës. Por, pa pritur raportin nga Didi, SHAÇB ka vepruar duke dërguar drejt Prokurorisë dosjen për urdhrat e arrestit dhe njëkohësisht pezullimin nga detyra të Artan Bajraktarit dhe Loreta Allës.

Kjo “dredhi” ka kapur të papërgatitur Didin, që veprimet e SHAÇB-së e kanë nxjerrë si përgjegjës në çështje dhe duke ndjerë përgjegjësinë morale, por edhe i ndjerë i tradhtuar, ka hartuar tekstin e dorëheqjes.

Por çudia më e madhe në këtë çështje është fakti se vonesa me 3 muaj e një urdhër-arresti me gabime është konsideruar më e lehtë se ajo me një javë për urdhrin e saktë të ardhur nga Europoli.

Kjo “vonesë” ka ardhur për faktin se Didi kishte urdhëruar hetim administrativ prej disa ditësh dhe të dyshuarit nuk mund të kryenin asnjë veprim deri në zbardhjen e çështjes.

18 komente në “Artan Didi u “tradhtua” nga Shërbimi i Brendshëm”

  1. VFLP says:

    Jo or jo?!
    Hajde arsyetim hajde?!
    Pse, po te urdheronte zbatimin e urdher-arrestit dhe nderkohe te vazhdonte hetimi, cfare pune prishej?
    Lerini keto “tradhetira”, aman, se Didi i dinte te gjitha, edhe ate te para 3 muajve, edhe kerrkesen e para 1 jave.
    Po Didit i kishte hipur mendja mbi kapele, dhe ne vend qe te bente policin, kishte nisur te bente politikanin…

  2. Flamur_Vlore says:

    HUMBEM NJE PROFESIONIST DHE NJERI TE NDERSHEM NE POSTIN QE MBANTE–

    1. sadiu says:

      Humbem nje drejtues te korruptuar deri ne fyt,
      qe ngaterronte ushtrine me policine
      Dihej fundi,
      ky ishte fundi i nje ushtaraku

      1. Trimi says:

        Konstatim shume i sakte, ushtar hesapi, pa lidhje me policine ….

  3. hihihi says:

    Keshtu eshte kur e keni mendjen tja beni gropen njeri tjetrit,late nam,njesoj si ne kohen e Nanos.Benin te 99 ne kohen e Sales,po askush nuk pergojonte si pergojoni ju njeri tjetrin.

  4. soni says:

    Didi nuk u tradhetua na asnjeri.Ai beri dorheqe morale. sherbimi brencem beri punen si normalisht.

  5. vezhguesi says:

    Na mbushet mendjen!!! ?
    Lenc Vangjeli eshte bere me keq se i perndershmi Fahri Balliu ! ?

  6. Tom says:

    Nuk eshte e vertete cfare thuhet.
    Bajraktari e informoi Didin.Didi informoi Ministrin dhe ky i fundit Ramen.
    Ceshtja u vonua per te pare se si do te rridhnin ngjarjet.
    Kur ato rrodhen sic dihet,u dha urdher te nxirrej.
    Didi dhe Bajraktari kane fajin e heshtjes per tu sherbyer urdherave te politikaneve.
    Fatkeqesi,sepse si police jane te zote,qe te dy.
    Besoheni.sepse keshtu eshte e verteta dhe nuk ka sajesa per interesa .

    1. LORA says:

      Faleminderit Tom per informacionin tend.

    2. hihihi says:

      Ku e kan treguar zotesin more aman?

  7. martin ph says:

    E kane fajin kamjonet autobote qe vidhen cdo dite nga Albpetroli dhe i numeron duke ndenjur ne nje lokal buze rruges nje funksionar i larte i policise ne menyre qe kontrabandistet ta paguajne “ndershmerisht” deryrimin per ate qe vjedhin dhe shesin ne destinacione te ndryshme.Na i bene cope motoret e makinave duke perzjer karburantin….

    1. bato says:

      martin!
      Po pse nuk e rsaporton ne prokurori mor trim ate funksionarin e policise qe numeron autobotet si ato te Saliut tend qe i dergonte Milloshevicit qe te vriste sa me shume kosdovare? Turp e faqjen e zeze pac qe ne se di dicka nuk flet dhe ne se nisesh per te mbjelle tymnaje si shefi yt shpirteror Sala, te rente shpifja mbi koken tende.( se te femijeve eshte gjynah pasi nuk kane faj qe kane nje baba idiot e bythlepires).

  8. oni Tirane says:

    Me I paafte se ky Drejtor I Pergjithshem ska pasur ndonjehere policia e shtetit shqiptar . Nje qokaxhi I rendomte. Nuk la profesionist pa shkaterruar vetem qe te bente qokat e tij me shoket e vet. Mire ti behet se bente cubin me vartesit. Se mos kujtoni se Lazaratin e beri ky…….. e bene njerezit e afte qe per dite me radhe I fluturuan plumbat mbi koke. E cfare beri ky te gjithe drejtuesit e operacionit I uli ne detyra nga me te rendomtat e vete mori meritat. Turp ti vije te pabesit dhe frikacakut. Solli pijanecet ne vend te oficereve te trajnuar. Cfare kujtonte se vetem ky ishte I afte dhe te tjeret jo…..shume mallkime ka mbi koken e vet. Uroj qe ai qe do ta zevendesoje mos te jete si ky

  9. fredi guri says:

    po ti pse ben sikur se di qe drejtojne ish sigurimsat po nuk te vjen mire kur vjen te bytha jote keshtu kane thene dhe shume deshmor para teje
    rrofte partia

  10. Luna says:

    Mesa di une I kane bere presion per nje tranferte mijera euro ne emer te nipit qe ka bere. Te rroje doreheqja e moralit ?

  11. Loku c says:

    A do arrestohet Didi ???? Po Taho cfar do beje ???

  12. mira says:

    Komenti i Tom i sakte.

  13. Anglezi says:

    NA to maja rripa rripa here ta hipa here ma hipe.Je legen se i koqe kote cunat te reparti i Reneas dhe nuk ke goje te flasesh mustaqe mi . Ndihesh I fyer ,ndihesh i shitur turp te vije ke goje dhe flet.Djemet me trima ,dhe professionist i koqe nga puna .zoti ta nxifte jeten mor mustaqe mi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje