PD do të votojë pro arrestimit të Mark Frrokut, protesta e radhës në Shkodër

1 Prill 2015, 15:50Politika TEMA

Partia Demokratike do të jetë e pranishme në sallën e Parlamentit në seancën e së enjtes dhe do të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar Mark Frrokun për llogari të drejtësisë belge që e akuzon deputetin për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999.

Vendimi është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar demokrat, ndërsa mësohet se gjithashtu ligjvënësit demokratë do të shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit për të ripërsëritur kërkesat për dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Kryetarit të Kuvendit dhe Sajmir Tahirit nga ai i ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se protesta e radhës e opozitës do të mbahet në qytetin e Shkodrës.

Në seancën e shkuar parlamentare, opozita braktisi votimin për kërkesën e Prokurorisë që kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku në lidhje me historinë e atentatit që Doshi pretendon se ishte planifikuar gjashtë muaj më parë për vrasjen e tij dhe të demokratit Mhill Fufi, me udhër të kryeparlamentarit Meta.

Mesila Doda ishte e vetmja që qëndroi në sallë dhe që dha votën e saj pro për arrestimin e deputetëve./gj.k/

1 komente në “PD do të votojë pro arrestimit të Mark Frrokut, protesta e radhës në Shkodër”

  1. gegetoske says:

    Protesten e rradhes me 2 prill! Apooooo……..E KENI HARRUAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje