Punë, sa shumë punë!

1 Prill 2015, 15:13Politika TEMA

Nga Erion Braçe

 

Sipas këtij vendimi për festa e pushime, java ime e punës është:

Të hënë pushim, të martë punë, të mërkurë pushim, të enjte saliberishizëm, të premte punë në zonë, të shtunë pushim, të dielë pushim

Sa punë, sa punë!

Po patjetër edhe e hëna pushim!!

Fjala bie;

Unë në Kuvend kam mundësi të punoj me ligjet vetëm të hënë e të martë.

Për shkak të rregullores së Kuvendit duhet që Relacionet si dokumenti i fundit pas shqyrtimit të projektligjeve të depozitohen 24 orë përpara.

Pra, të mërkurën nuk mund të punoj me projektligjet!!

Domethënë, të hënë-sipas vendimit- pushim, të mërkurë pushim, të shtunë pushim, të dielë pushim; të martë punë, të enjte saliberishizëm, të premte në zonë!

U këputëm në punë! Kulmi!

Të drejta njeri si këto nuk kam parë kund.

Vetëm një gjë kam me vendimin e Qeverisë.

Si t’i bind bujqit e mi që të mos punojnë të shtunën, të dielën dhe të hënë?

Seriozisht.

Kodi i Punës aktualisht është një vjetërsirë që nuk zbatohet jo për ditët e pushimit, por për çdo gjë.

Reforma e tregut të punës duhet në radhë të parë të bëjë punën të sigurtë, të mbrojtur, të mirëpaguar dhe natyrisht, ditët e pushimit janë në fund fare fare për ta nxjerrë punën nga shfrytëzimi, madje në disa raste edhe nga skllavëria!!

33 komente në “Punë, sa shumë punë!”

  1. Billy says:

    Do te bejne qejf mesuesit. Se pak pushime kane. Sa per pronaret e firmave private, nuk kane pushim as te shtune dhe te diele. Lere pastaj bujkroberit.

    1. Goni says:

      Erjon je jashte realitetit.Ben palle per vete dhe mendon se te gjithe e bejne si ty.Nuk ben mire qe komenton ne kete forme heqjen e vendimit te padrejte te Berishes.Duket qe nuk te duhet te rrish 8 ore lidhur pas karriges duke duruar llafet e drejtoreve rilindas qe keni vene dhe mender as ne banje s’iken dot se te troket sekretarja per te bere apelin.Turp Erjon.Kjo eshte jete me dhimbje me halle me kusure te robit dhe te qeverise.Eshte jete te cilen nuk po e jetojme me dinjitet se nuk po na lene te jetojme se ska drejtesi por vetem padrejtesi.

      1. kel says:

        Kur nuk e kupton se cfare thot tjetri, me mire mos komento o i mjere. Ti e ke mendjen tek partia kur lexon dicka e jo tek ajo qe shkruhet.

      2. Naim Frasheri says:

        O Goni o Katunar, eshte IROOONIIII o Njeri ,
        hajde derr hajde , dhe pastaj thone qe Shqiperia do eci perpara, po ku hecet perpara me keta Drrasa

    2. edi says:

      O Bracja…Dikur ,kur saliu ish ne pushtet ky tipi ish nji mistrec Berati qe denonconte cdo gje te gabuar,ndersa sot pushteti ia zuri syte,i vuri nji pale syze te medha,e tani e bene “buf kenete”.Programi rilindjes….thjesht nji mashtrim………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

      1. u shkrime gazit says:

        Ti o KOKTRASH nuk e di se c’thote ky Bracja,e jo me te japesh “vleresim” situacionesh… Ik o buf ik ?

  2. Altini says:

    Jam dakort me Bracen. Ne duhet te punojme me shume dhe JO te pushojme me shume. Ne EU futesh vetem me pune.

    1. Korabi says:

      Ne te gjithe EU behet pushim E Hena e Pashkes, sepse bie gjithnje dite te Diele. Keta mund te kishin modifikuar vetem keto 2 dite, dhe te quhej E Hena e Pashkes, dita pushim. Nuk eshte nevoja qe te kompensohet te henen dita e shenjterimit te nene Terezes p.sh apo Dita e Veres.

  3. kdfnhk says:

    ik mer toc na le te pushojme se na meruat ju vetem stres na jepni

  4. nn says:

    ti mund te dalesh ne pune edhe te henen, meqenese te ka zene kaq shume meraku……………… per kete JU ka zgjedhur populli,te punoni edhe kur te tjeret te bejne pushim …………… pastaj shqyrtimet mos i lini vetem dy dite – bejini edhe te merkure e te premte (se u keputet me kete zonen,e keni lene kastile per te premte qe te hani edhe ndonje pule me pilaf. Per te enjten qe do merreni me Berishen, nuk po them gje, se vertet e keni veshtire

  5. stela says:

    Po pra mire thote Bracja. Administrata duhet te punoje dhe naten ne kete gjendje qe eshte vendi.

    Ligji i te henes pushim ishte ne kohen e Tos kumarxhiut, qe donte me pi neper mihone.

  6. Lukas says:

    Ti je ligjvenes por edhe injorant funksional sic i pelqen kryetarit tend te punes. Nese ti mor zoteri do lexoje ndonjehere Kodin e Punes do kuptoje se e hena eshte pushim nese festa zyrtare qellon te dielen. U hoq me nje vendim qeverie nga Berisha qe ti e ke shume qejf (por sigurisht qe ka qene vendim i paligjshem sepse nuk mund te dali mbi nje ligj te miratuar nga parlamenti sic eshte ky kod). Meqe e paske kaq problem mblidhni parlamentin dhe ndryshoni ligjin??? A e kuptove more ripjelles????

  7. Selim Rroshi says:

    Braceeee. Kan harruar ditet e javes njerzit se pushim e kane cdo dite e kengen:

    Shqiperi bace me palma
    Qeveri moj vec reklama
    Ska as pune as leke
    Na hiri uji ne breke.

  8. sit back. and.. relaks →→→→ says:

    eshte vetem kur ditet e festave qe i bien fundjave o brace loqja. edhe ne amerike qe mbahet si vendi ku vec punohet ka raste qe i bien 4-5 dite pushim rresht. kur ben dhe ky sikur ne shqiperi u mbyten njerezit nga punet se nuk ju del koha ti mbarojne. administrata tall bythen gjithe javen neper zyra shteti, marrin leket e rroges tu nejt ne kafe, tu ik ne shpi ne dreke me gatu, tu bo shoping ne orar te punes, tu lujt solitare apo tu u mor me thashetheme gjithe diten. ata qe punojne ne privat nuk i ndalon njeri ti bejne pune jo vetem ditet e festave por edhe te shtune e te diele po tja u kete qejfi te dalin ne pune, por me ate rroge qe marrin ju bie me mire ta bejne pushim e te dalin me familjen apo shoqerine. kur ske stimul leku te pakten shijo pushimin. merr nganjehere ne te shpeshte kote si pushka jevgut bracja, do kete ngaterru ibuprofenin me viagren.

  9. Une says:

    Sigurisht kto privilegje jane per ju administraten shteterore,hydhni nje sy te privati dhe jo se ankohemi qe punojme shume por se punojme qe te rehatoheni ju e te na vidhni sa me shume.

  10. erioni says:

    Nuk jane te gjithe si deputetet, zoti Brace, qe punojne 2 dite ne jave, i ndrisin ligjet sipas interesave te njerit apo tjetrit, pa pyetur asnje grup interesi apo profesionist, merrni miliona nga dhjetera burime edhe perfitoni pension pas 4-5 viteve si deputet… Jane edhe te tjere qe punojne edhe te shtunave, edhe jashte orareve,vetem se i teket shefave te tyre te paafte skllavopronare, te vene sipas njohjeve ose dallavereve.. Per keta qe shtyjne muajte me rrogat e turpshme qe jep ky shtet, streset e perditshme se digjet i thati me te njomin, e qe kur dalin ne pension skane lek as per ilacet e tyre ndoshta nuk eshte ndonje dem i madh ti japesh 3-4 dite pushim plus, te festojne nje pashke, bajram, apo tjeter gje me familjaret e tyre… Mos u shqeteso kaq shume per kete, nuk e demton Shqiperine nje e hene pushim, por rraca e politikave e servileve verdalle qe nuk jane ne nje parti apo flamur, por kudo e pas cdo lloj zgjedhjeje dalin ne krye…

  11. najada says:

    Rilindja duhet te filloj nga ty Erjon, kodi i punes nuk zbatohet te ju Erjon, se ti duhet te paguhesh vetem tre dite, se kaq punoke jo 5, mqs e deklaroke vete se ne e dinim qe ti i shqyrton mire ligjet e vendimet, duhet dhe te marresh konsulta profesionale dhe nga grupet e intersit, se prandaj i ke keto dite jo per pushime. Nderkohe je zgjedhur deputet per te perfaqesuar dhe nenat qe mbarojne pune ne oren 5 dhe arrijne ne shtepi pas pazareve per familjen dhe per oret e tjera te mbetura duhet te kujdesen per femijen, ta ushqejne, ta lajne, te rregullojne shtepine, e te pergatisin dhe ushqimin e dites tjeter, po mbase te kene mundesi dhe te kene nje jete sociale se jane jo vetem shtepiake, prandaj duhet ajo dita pushim mbase dhe per te njohur dhe me nga afer femijen dhe per ti dale koha te degjojne dhe ty ne TV se cfare brockullash keput.

  12. Artan says:

    Brace vetem te krishteret e pesonin ne kete mes gjithnje, sepse pashket bien gjithnje te dielen?vetem per pashke ne itali ka nje jave pushim.

  13. Artan says:

    Si mund te thote nje ligjvenes qe kodi j punes nuk zbatohet!

  14. polisi says:

    po ka te drejt bujqit akoma vujn picirin e zi punojn akoma me mjete primitive si para 100 viteve

  15. Ky eshte vendimi me kot qe do marre qeveria qe do u shkaktoje jo pak telashe popullit.Turp, turp, turp per nje vendim te tille.Po administrata tere diten rri duke luajtur letra ne komjuter o derdimene qeveritare

  16. sara says:

    Ok me Bracen. Si gjithmone tregon mencuri, por nuk mjafton kaq. Duhet te luftoje qe te mos meren vendime qejfi, por vendime pune se per ate ka nevoje vendi. Administrata e sotme 8 orareshin e ka per tu shplodhur se me shume lodhet ne familje.

    1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

      kur e paska kaq problem pushimin brace pse nuk shkon ne fundjave andej nga dogana e tiranes apo porti i durresit te shkarkoje mallin nga kamionet?

  17. "BALASHI" says:

    Po nuk do jete pushim cdo te hene, por e hena kur festa bie te diel. Kjo mund te takoje 3-4 here ne vit. Na shkrive se qeshuri o brace.
    Deri tani qe kini punuar te henave pas feste e kini ndritur ju e sidomos ata para jush…

  18. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Brace po ngateron dollarin me “panxharin” !
    Ti deshiron njerez qe nuk shperblehen,qe punojne dite e nate per ty.
    Shteti ka festat zyrtare, punonjesit duhet ti gezojne,e shtuna dhe e djela jane pushime qe i ka falur zoti.
    Sipas radakes tende,shteti nuk duhet te kete festa kombetare.
    Sa per bujqit,mos u merakos,ata e dine kur punojne,jane private,mund te pushojne ne cdo vend te botes,kur atyre t’ju duket e arsyshme.

  19. Ilir says:

    Shikoni kalendaret,pjesa me e madhe e Europes eshte pushim edhe te Henen,ne fakt nisin te Premten.Ne punetore te medhenj…pushimi duhet perdorur per te rritur “rendimentin” kur je ne pune.Eshte nga festat kryesore fetare.Ka te tjera dite festaah zyrtare,qe mund te hiqen fare….Iliri

  20. tironci says:

    o Brace koqja,se kupton qe kur eshte pushim per administraten,i bie te jete me shume pune per privatin!restorante,lokale,turizem.Ty te mbajne dhe te zgjuar o Brace,cjane kto brockulla qe thua? po ske faj se per ty pushim dhe turizem eshte nga e hena ne te diel.

  21. Don says:

    Pune, pune nate e dite
    Qe te shohim pakez drite.
    Ik o Brace miu bashke me keta qoftexhinjte qe komentojne, se nuk na vjen e keqja nga 2 apo 3 dite pushim ne vite. Apo ke hapur ndonje fasoneri dhe ke frike mos paguash puntoret? Me ne fund mori fund ky kaosi alla shqiptar Sali Brace. Nuk kishte me turp ca punonin va pushonin, nje bank hapur nje mbyllur etj. Ata qe e shkelin kodin serisht do ta shkelin por te pakten u unifikua per ata qe e zbatojne.

  22. elinor,.,.,. says:

    E gjithe bota e perendimore aplikon te njejten praktike o Brraqe bolsheviku, edhe kompanite private e jo me shteti.
    Pagat dhe punet percaktohen nga tregu o Brraqush, jo nga shteti. Te pakten ne nje ekonomi tregu jo. Ti paske ngele tek ekonomia e centralizuar ku duhej bere nata dite duke prodhuar gjithcka “me forcat tona me vetmohim e sakrifice sublime per te tejkaluar planin”… dhe pret qe shteti te “garantoje” pagat!!

  23. demokrat says:

    Ky zoteria nuk e di c’eshte puna, eshte nje parazit qe nuk ka punuar nje dite te vetme ne jete te tij. Populli qe punon, bujq dhe tregtare, mbajne nje parazit si ky qe ne moshen 23 vjecare dhe do te vazhdojne derisa ti vije vdekja.

  24. padrino says:

    Braçe ka të drejtë, allvanosët të punojnë jo të rinë nëpër kafenera e të pinë hashash, se do katandisen më keq nga gerqie e dules dhe e piktorit, l

  25. amla says:

    U keputke ne prapanice o Braçe njemetroshi.Ne fakt ty duhet te te lene pa pune fare se je sa nje pilivese!

  26. Qytetari says:

    Z Braçe nuk permendet litari ne shtepin e te varurit.
    Ne Shqiperi nuk ka pune dhe brezi i ri i shkolluar punone ne pune te rendomta ti behesh keq se pse qeveria kerkon zbatimin e ligjit.
    Nese ti e ke problem diten e pushimit shko ne zone dhe njhu me hallet e qytetareve apo ate dite nuk te paguhen dietat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje