Dekriminalizimi nuk ka nevojë për ndryshime themelore në Kushtetutë. Kështu ëshë shprehur në një intervistë për Tema TV, juristi Sokol Azizaj. Sipas tij nëse forcat politike do të kishin vullnetin e duhur për të bërë dekriminalizimin atëherë vetëm me një dispozitë ligjore në Kodin Zgjedhor dhe atë penal, kjo do të ishte e mundur. Gjithashtu Azizaj tha se forcat politike nuk kanë vullnetin e duhur për të reformuar sistemin e drejtësisë.
Zoti Azizaj, cili është mendimi juaj për nisjen e punës për reformën në drejtësi?
Pëgjigja ime do të ndahej në dy momente themelore. Momenti i parë është vullneti i mazhorancës për të bërë reformën në drejtësi, për të cilën nuk ka arsye të jesh kundër, jo vetëm për shkakun se qytetari shqiptar konstaton se sistemi, drejtësia, vlerësimi ndaj çështjeve në konfikt të karakterit civilo-penal nuk kanë gjetur zgjidhje për një kohë të shkurtër, por dhe për shkakun tjetër si çdo fenomen social që evolon edhe drejtësia duhet ti nënshtrohet procesit të evolucionit të saj. Momenti i dytë që është po kaq themelor sa çështja e vullnetit, është fakti se ne ende nuk po konstatojmë se cili është modeli që ne po kërkojmë të shkojmë tek refoma në drejtësi. Kemi një analizë që i përket momentit të parë që drejtësia çalon, dhe që drejtësia nuk jep rëndësi. Momenti i dytë është se cilat duhet të jenë modelet që duhen për ta reformuar atë. Fakti që mua më bën skeptik është se cilat duhet të jenë elementët e përfshirë në reformën në drejtësi. Duhet theksuar se Komisioni Venecias nuk është për herë të parë në konsulente themelore e reformës në drejtësi. Edhe një konsulencë e tillë nuk tregon se ti po bën reformë, pa gjetur finishin se ku do të shkosh, ose pa ju treguar njerëzve se ku shkon, kjo më bën skeptik.
Reforma në drejtësi, duhet të jetë pjesë e politikës, apo sistemi ynë i drejtësisë ka mundësi reale për të bërë ndryshime dhe për tu shkëpur nga korrupsioni?
Çfarë konstatoj unë se nuk mund të them në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që ju kërkoni në përgjigje. Unë konstatoj se në kushtet kur mungon modeli ku ne duam të shkojmë padyshim nuk mund dhe kurrsesi ai që merr iniciativën të rekrutojë njerëz që janë kompetentë në këtë fushë. Duhet të merren vetëm njerëz që i thonë po vetëm iniciativave që brenda tyre nuk ka përmbajtje. Përsa kohë që një iniciativë nuk ka përmbajtje do të merren njerëzit të cilët kanë përmbajtje në idetë e tyre dhe në tezat e tyre. Nuk më duket çudi që rekrutimi i personave të cilët nuk kanë në përmbajtjen e tyre për të dhënë gjë, padyshim që shton bazën e skepticizmit për reformën në drejtësi.
Por ka një kusht të vendosur nga BE, për reformën në drejtësi, si mund të arrihet?
Nuk është i vetmi kusht themelor për tu bërë pjesë e BE, por gjithmonë dhe është për të ardhur keq që sa herë ndërkombëtarët vendosin piketa praktike dhe jo ideore, mazhorancat politike përmendin termin reformë. Unë do të thoja që refoma ka dy momente kryesore. E para që lidhet ngushtë me ligj zbatimin, dhe e dyta identifikimi i difekteve ligjore të cilat vijnë për shkak të realitetit që ndohet Shqipëria. nëse këto të dyja zgjidhen nuk ka më arsye për tu quajtur reformë.
Zoti Azizaj, sa i përket përlasjeve institucionale për emërimin e antarëve të Gjykatës së lartë, a është ky një ngërç për reformën në drejtësi?
Un nuk mendoj se këto përplasje vijnë për shkak të ligjit, këto vijnë për shkak të frymës së ndryshme politike. Nuk do ishte keq që Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Presidentin e Republikës të ndërmerrte si iniciativë atë që është krijuar sot dhe më parë në produktet ligjore të kushtetutës që është ligji për organizimin dhe funksionim e Presidentit të Republikës. Për sa kohë që ky ligj nuk është marrë edhe kandidaturat e tjera do të rrëzohen.
Dekriminalizimi, si duhet bërë ligjërisht?
Unë kam dëgjuar një grup nismëtarësh të Kuvendit të Shqipërisë, për dekriminalizimin e parlamentit, kjo nuk ka sens, duhet të dekriminalizohet e gjithë politika shqiptare dhe Kuvendi i Shqipërisë. Sa kohë unë nuk kam konstatuar asgjë për mënyrën se si do të formatohet dispozita ligjore për dekriminalizimin theksoj se përpos vullnetit të mirë nuk ka asnjë iniciativë ligjore për ta bërë atë. Për mua dekriminalizimi nuk nis nga kushtetuta. Duhen dy ndryshime të thjeshta, jemi para zgjedhjeve të pushtetit vendor kemi realizuar reformën teritoriale, përpos së cilës duhet të vendosen kandidadët. Më një dispozitë në kodin Zgjedhor ashtu siç është bërë për anëtarët e KQZ-së, ku nuk lejohen si anëtarë të këtij institucioni personat që kanë qenë të dënuar më parë, atëherë edhe vendosja e një dispozite për kandidatët për kryetarë të bashkisë, do të sillte kandidatë pa të shkuar kriminale.
A ka nevojë kushtetuta shqiptare për ndryshime?
Unë i përkas juristëve konservatorë për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Sepse sa herë ka pasur ndryshime Kushtetuese janë bërë për favor të politikës jo të qytetarëve. Unë nuk përjashtoj ndonjë ndryshim të mundshëm të kushtetutës, po duhet studiuar më parë jo për hobi. Së dyti do ishte më mirë që ndryshimin e themeleve Kushtetuese, të bëhen përpos pranimit të Shqipërisë në BE, pse duhet të nxitohemi pa hyrë në familjen europiane.