Flet avokatja e Frrokut në Belgjikë: U arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht

31 Mars 2015, 20:22Politika TEMA

Në një intervistë telefonike për Top Channel, avokatja mbrojtëse e Mark Frrokut në Belgjikë, Carine Couquelet, hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, për të cilën akuzohet deputeti Frroku, si dhe mbi provat që disponon prokuroria belge për këtë ngjarje.

Është një histori shumë e vjetër e marsit 1999 dhe në 2004 klienti im është arrestuar këtu në Belgjikë për këtë çështje dhe pas dy muajsh, drejtësia belge e liroi atë pa asnjë kusht.

Kjo do të thotë, sipas meje, që akuza ishte shumë e dobët, sepse kur ti lirohesh pas dy muajsh nga burgu pa asnjë kusht, pa asnjë akuzë, do të thotë që akuza është absolutisht e dobët.

Nuk ka dëshmitar, nuk ka prova materiale. Klienti im ka thënë që nuk ka qenë në atë kohë në Belgjikë. Ai ka qenë më parë në Belgjikë, por në kohën e kësaj ngjarje nuk ka qenë.

Ai ka qenë në Shqipëri dhe këtë do t’ja provoj gjykatës.

Ka vetëm një dëshmi anonime dhe nuk është e mjaftueshme për të dënuar një person”, thotë avokatja belge.

Lidhur me zgjatjen e këtij procesi gjyqësor ajo thotë se:

Unë kam përfaqësuar klientin tim që në vitin 2004. Pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 10 vite, çështja shkoi në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë e prishi vendimin në vitin 2010 dhe tani jemi në pritje të kemi një proces të ri gjyqësor dhe unë besoj që ai do të shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka asgjë në këtë dosje”.

E pyetur nëse Mark Frroku mund të arrestohet nëse udhëton drejt Belgjikës, ajo ka deklaruar se kjo varet nga autoritetet belge, por sipas saj nuk ka asnjë arsye.

Kjo varet nga autoritetet belge, por nëse vjen kjo çështje, ne do t’i drejtohemi gjykatës që ai të lihet i lirë deri në fillimin e procesit, sepse është një histori shumë e vjetër dhe ai ka bërë 2 muaj burg e nuk ka asnjë arsye për ta arrestuar tani.”

Avokatja Couquelet thotë se ka pasur kontakte të vazhdueshme me klientin e saj, deputetin Mark Frroku edhe gjatë ditëve të fundit, dhe sipas saj, Frroku ka shprehur gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë belge, pasi sipas saj, nuk ka asnjë arsye që t’i fshihet derisa është i pafajshëm.

17 komente në “Flet avokatja e Frrokut në Belgjikë: U arrestua në 2004, por u lirua pa asnjë kusht”

  1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

    Normal, avokatja paguhet te mbroje variantin e frrokut, ca prisnit te thoshte ne interviste, qe klienti im i cili me paguan rrogen eshte fajtor.

    1. kriminel says:

      pse nuk merr vendimin e gjykates dhe sqarohet cdo gje.
      pse shkon tek nje avokat(e)….rrace e avokateve asnjehere nuk besohet te cdo kombesie te jene.

      kush I jep keto ide te flasim me avokatin….k..r me nyje

      1. analisti says:

        ah, ti je me keq se ata qe jane ne Shqiperi moj e uruar. Ti je nje nimfe e vertete lekesh. Te lumte qe ke burrin gjyqtar, se te ish per ty, jo ne “Forest” po as ne xhungel nuk do beje dot prokopi…

  2. Arber Iliri says:

    Pash cfare prisni nga avokatja.Kjo ka kaq vite qe ben pare nga Frroku nga ato te nxjerra nga prostitutat me shume.Frroku paska qene edhe ne qeli per nja dy muaj.

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    Hem, une nuk e mbuloj kete sektor (se mbuloj sektorin e gopit), po meqe keta pi bejne di gopsome, po i shkruaj dy rreshta:
    -Perse te vihet Top Chanel ne rolin e zedhrnsit te av. Ne fjale, kur dihet qe avokatet, mjafton ti paguash dhe ta shesin sapunin per djathe (dmth Frrokun per Jesu).

  4. Spartaku says:

    Kushedi sa para ka marre kjo avukate e Belgjikes nga Frroku.

    1. Klevis says:

      Do mos do, se falas nuk te mbron njeri.

  5. g says:

    Po pse smarrin ne tel gjykatesin e ceshtjes keta bandillet e topit?
    Avokatja PAGUHET per te mbrojtur klientin. Prokuri PAGUHET per te ta akuzuar.

    Vetem gjykatesi eshte teorikisht i paanshem, dhe ai e ka denuar me 10 VJET BURG.

  6. g says:

    Po pse more gazetare i beni jehone mbrojtesve to krimit me te rende, shfrytezimi i femrave per tu pasuruar…

  7. Vizioner says:

    Vete fakti qe, nje (ky) Deputet eshte nen akuze/gjykim, sado i pafajshem te dale, nuk eshte i denje per.Deputet. E kam fjalen, per ne nje parlament te nje shteti te mirefillte Demokratik (jo rrumpallen shqiperi)! PIKE

    Si kryetari i Kuvendit, si Kryeministri si dhe gjykata nuk duhet ta legjitimoshin si Parlamentar.

    Rrotullojeni si te doni muhabetin, figura e ketije njeriu nuk eshte e paster per te qene perfaqesues i popullit! PIKE

  8. inf says:

    kjo eshte tamam si ai gjokutaj ne tirane dhe kjo eshte atje
    ne belgjike.vetem me kreminelet rrin

  9. daku says:

    Ca thot kjo avokate debile mer? Frroku eshte i pafajshem ne Belgjike por nese vjen edhe mund te arrestohet nga autoritet belge. Ec e merre vesh.

  10. vasil bitri says:

    AVOKATJA MUND TE SHKRUAJE CFARE TE DOJE. AJO SHKRUAN CFARE I THOTE VRARESI MARK FRROKU. POR ORAGANI I AKUZES I KA FAKTET NE DOSJE DHE TE VERTETUAR, MOS U GENJENI NGA SHKRIMET E AVOKATES. NJE GJE ESHTE E VERTETE SE FAMILJA FRROKU ESHTE NJE FAMILJE BASTARDE DHE VRASESISH .

  11. LOLA says:

    aaahhh kjo Carine Couquelet buçe plake po fillon te na mbushi mendjen kushedi sa leke e ka paguar Frroku me leket e prostitucionit kete se kjo vdes per leke plaka e keqe sidomos me leket e shqipetareve ka dobesi kjo se paguajne shume ata c’est pas vrai Madame Carine?

  12. leonardi antwerpen says:

    Oke Avokatja ben detyrene e saj.
    Nuk arrij te kuptoj pse heshte LOLA e Brukselit.
    Valle ka frike nga Frroku????

  13. LOLA says:

    ore ti leonard po te me thuash emrin e vertete ndoshta ta di dosjen dhe ty me mire nga cja di ketij frrokut po mos luaj me zja

  14. LOLA says:

    ore ti leonard po te me thuash emrin e vertete ndoshta ta di dosjen dhe ty me mire nga cja di ketij frrokut po mos luaj me zjarrin se digjesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje