Rama e përjashton me batuta kandidaturën e Artan Lames, për Bashkinë e Tiranës

31 Mars 2015, 18:57Politika TEMA

Gjatë ndalesës në Lezhë ku u shpërndanë certifikatë legalizimi, një qytetar i kërkoi “një nder” kryeministrit lidhur me dëshirën e bërë publike nga kreu i ALUIZNI-t se nuk do ta refuzonte një kandidim të mundshëm të tij për bashkinë e kryeqytetit.

Megjithatë Rama është kthyer me humor duke u shprehur se “pikërisht se i hanë duart nuk do ta kandidojmë edhe ne”

Rama: Hajde Gjin dy kate dhe një papafingo.

Qytetari: Mirë se erdhe zoti kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.

Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?

Qytetari: E ka ai tjetri që i hajnë duart për Bashkinë e Tiranës

Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?

Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.

Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vëmë se i hanë duart.

15 komente në “Rama e përjashton me batuta kandidaturën e Artan Lames, për Bashkinë e Tiranës”

  1. sherifi says:

    Ne fakt z.Artan Lame,do te ishte kandidatura me e vavoreshme per Tiranen,po skemi gje ne dore,vetem voten kemi.

    1. Pilo Lala says:

      Edi e ka kollaj te kuptohet me njerezit qe ka punuar me pare.
      Artan Lame eshte njeri qe ka te ardhmen perpara. Ka plot shanse te tjera.
      Ne keto 8 vjet qe do jete Edi, kush do te punoje, te ndezi motorrat, se do e vleresojne.

    2. Sharmuta says:

      Gjinushi dhe Milua,
      dhe Dojaka vanë,
      sepse politika,
      këtu është putanë!

      Ata i dhanë Ramës,
      qumësht e kulloshtër,
      po asnjë kafshitë,
      s’hëngrën nga kjo sofër!

      Ata për “Rilindjen”,
      si unë u rropatën,
      i dhanë e i dhanë,
      gjithë votat që patën!

      Po me bojë të zezë,
      u qe shkruar fati,
      gjer tani të gjatin,
      u ka dhënë i Gjati!

      Pse gënjeu Rama?!
      Fillin dot s’e kap,
      se këtu ka pasur,
      pushtet pa hesap!

      Dhe pse jam i ditur,
      s’e kuptoj gjirizin,
      të ndjekësh Paskalin,
      dhe të ftosh Idrizin?!

      Fjalët bukurane,
      mëndjen dot s’ma mbushin,
      të fërkosh Shpëtimin,
      të shkelmosh Gjinushin?!

      Ti Koalicionit,
      i bën mender Kakën,
      kur fërkon Idrizin,
      dhe përzë Dojakën?!

      Ti mëndjen e kokës,
      na ruaj – o Zot,
      se këto pisllëqe,
      s’i durojmë dot!

      Kurvë – për politikën,
      është një fjalë e butë,
      se këtu e kthyen,
      në një prostitutë!

      Ju kam lajmëruar,
      për këtë muzikë,
      dhe për gjithë këta,
      kurvarë politikë!

      Beso idealin,
      je një budalla,
      sepse borgjezia,
      ideale s’ka!

      Sepse borgjezia,
      ideale s’ka,
      ideali i saj,
      thesi me para!

      Zot-o zot më duket,
      kaq e varfër pena,
      kur shkruaj e shkruaj,
      për këta legena!

      Këta që kërkojnë,
      trastën edhe thesin,
      është më e pakta,
      që bythën të shesin!

      Gjithë bythëshitësit,
      dihet ç’emër kanë,
      po këta legena,
      shesin dhe mamanë!

      Jam i zëmëruar,
      sa të ulëras,
      po s’e shfryva dufin,
      si bombë do pëlcas!

      Duket na pandejnë,
      tufë të budallenjve,
      se ende s’ka ikur,
      kohë e maskarenjve!

      Të më falësh popull,
      popull edhe Zot,
      sepse ndonjëherë,
      ja kam futur kot!

      Gjithmonë ju kam ndezur,
      zjarr edhe barut,
      po kollaj s’pastrohet,
      i gjithë ky mut!

    3. kurreshtari says:

      O sherif I stalles, po si ske turp e thua qe kandidatura e Lames eshte me e favorshmja.

  2. arjani says:

    E mire e ka kuptuar dhe Rama se ca eshte Tan Lamja . . .

  3. sportdashes says:

    Lamja eshte mesuar ta poshterojne.

    Kur ishte nenkryetar Bashkie, Rama e qellonte.

    Me vone ne nje studio televizive, Fevziu e godet me shkop.

    Tani Rama perseri e fyen publikisht, dhe ky Lamja zgerdhihet.

    Kjo tregon qe i ploteson kriteret per kandidat si kryebashkiak.

    Habitem perse Rama nuk e pranon si kandidat.

  4. Despoti says:

    Lista e kandidateve te PS sot eshte e krahasushme me nivelin e Byrose Politike pas vitit 1975 (a ju kujtohen valle Lenka, Simoni, Muho, etj?) qe u emeruan ne kohen kur E.Hoxha u be paranojak (per shkak te moshes, semundjes…)!
    Po sot ne vitin 2015? Ehhh…Ky Rama eshte mjaft ‘interesant’ per te na ri-kujtuar ca pjese te erreta te historise sone te re,,,ndonese eshte mjaft i ri dhe (mesa jemi ne dijeni) nuk vuan ende nga ndonje semundje si ato te ‘Udheheqesit Legjendar’!

    1. Pilo Lala says:

      Qeveria e Edi Rames ka 18 muaj qe punon, dhe askush nuk mund te thote nje fjale per ta. Nuk po ndertojne vila perrallore tek Ura e Farkes, nuk jane seksere si Xeni, nuk marrin 3% si Argita.
      Nuk na the ndonje gje per listen e SHQUP!
      Cilet Hajdute dhe Kriminele ka perzgjedhur kete rradhe?

    2. Drejtesi pa kushte says:

      Ja ke fut kot plako,se ato qe thua ti,vetem ai qe e ka shijuar ate sistem,dmth sekretari i ppsh,shoku Sali, veproi ashtu, sa ishte ne pushtet dhe i ben ende ne partine e tij,te ashtuquajtur “demokratike” !!!

  5. shpetimi nga erseka says:

    Bere mire qe nuk e vure per arsye 1) te shtunat e te djelat e mban vrapin tek tregu i gabit per te mbledhur relike te koheve te shkuara dhe eshte i semure nga ky pasion, 2)eshte medioker,nen nivelin mesatar te nje intelektuali,3) ka filluar ti pelqeje paraja

  6. Artur says:

    Lames i hane duar per te vjedhur, kete nenkupton shefi i tij

  7. Tani says:

    Mua me ben me shume pershtypje qe KM i cili paguhet nga taksat tona per drejtimin e vendit, sot ka humbur gjithe mbasditen ne Lezhe, duke dhene shfaqje. Sikur paguhet per te bere batuta!!! E dyta, ne krah te Rames ishte deputeti i PS i denuar me 7 vjet ne Itali per prostitucion. Rilindje !!

  8. shqip hesapi says:

    Ti me siguri i merr keto lajme nga Kolonja

  9. Uji i ftohte says:

    Rama nuk lejon askend te vjedh,vjedhja eshte monopoli i Rames.

  10. Aldo says:

    Vtem ne Shqiperi ndosh qe 2 muaj para zgjedhjeve te mos dihet kandidati per kryetar bashkie. Kur do kete kohe elektorati te njihet me projektet e kandidateve te dy partive me te medha…apo kush pyet per projektet dhe kandidatet…thjesht do votojne per partine????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje