Basha: Rama qesharak me sulmet ndaj opozitës. I ka plasur mina e krimit në dorë

31 Mars 2015, 16:07Politika TEMA

Lulzim Basha, kreu i PD-së ka reaguar ndaj pohimit të kryeministrit Rama, i cili tha se do të bëj tjetër kallëzim penal ndaj PD-së se me me dijeninë e tij ka mbajtur të fshehtë kërkesën e Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Basha ka shkruar se kryeministri sulmon opozitën kur ajo që ka ndodhur është një skndal që minon komplet shtetin.

“Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.

Skandali që ka ndodhur është një minë në themelet e policisë, të drejtësisë dhe të shtetit. Ky realitet nuk do syze për t’u parë.

Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje.

Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit.

Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral. Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij”, shkruan Basha në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje