Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku i cili rezulton se është i dënuar në Belgjikë me 10 vite burg për vrasje.
Mark Frroku ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit i shoqëruar nga policia, pasi aktualisht është në arrest shtëpie pas akuzave të para që lidhen me çështjen “Doshi”.
Deputeti Mark Frroku në fjalën e tij theksoi vullnetin për të qenë para organeve të drejtësisë e kam treguar të enjten duke pritur për 4 orë policinë te lokali im, kështu që nuk e kam ndërmend t’i fshihem drejtësisë.
“Dua të them që nuk kam vrarë asnjë njeri, dhe nuk kam bashkëpunuar me askënd për vrasjen e askujt. Autoritetet belge të më provojnë vetëm një fakt të vogël që unë në atë kohë kam qenë në Belgjikë dhe unë jam gati të pranoj vrasjen. Unë kam qenë në vendin tim në atë kohë. Sa i përket dëshmitarit kyç unë nuk kam lidhje me atë çështje. Do të bëjmë publike se çfarë provash ka në shkresën e Prokurorisë, me mua s’ka lidhje ajo çështje.
Çështja e sotme më përket mua dhe për këtë do të jap përgjigje para jush. Është e vërtetë se familjarët tanë kanë pasur një takim shumë i vonshëm, jo më shumë se një vit e ca, se babai im është 85 vjeç dhe ecën me të drejtën zakonore, unë do të eci me të drejtën e ligjit.
Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë që mund të pyesni. Sa i takon Interpolit unë jam kthyer në 22 Shkurt nga Amerika e Veriut, kam udhëtuar nëpërmjet vendeve Shengen dhe nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë as këtu as në vendet shenjen”, theksoi Frroku.
Duke folur për atë që është quajtur “takimi i baballarëve” për vrasjen e ndodhur në Bruksel, Frroku tha se babai i tij e ka sqaruar këtë çështje.
“Familjarët tanë kanë pasur një takim, jo ai që flitet në media, por më i mëvonshëm. Babai im ec sipas të drejtës zakonore, unë sipas ligjit. Është sqaru ajo punë. Babai është 88 vjeç. Për të tjerat janë i gatshëm të përgjigjem për çdo gjë,” tha Frroku.
Ndërsa avokati Sajmir Visha duke iu drejtuar Këshillit tha se s’mund të pranohet çdo kërkesë në kuadër të dekriminalizimit.
“Kërkesës nuk i janë bashkangjitur asnjë dokument shoqërues apo prova. Nuk mund të rrimë indiferent dhe të regjistrojmë një procedim penal thjesht nga një opinion. Nuk mundemi që në kuadër të dekriminalizimit të aprovohet çdo kërkesë.
Kemi një ligj. Jemi penalistë dhe asnjë çështje penale që është gjykuar dhe gjykohet në Belgjikë nuk mund të vijë apori, duhet të kalojë përmes Ministrisë së Drejtësisë. Kemi një anashkalim procedural. Ministria eDrejtësisë është anashkaluar me dashje.
Ajo që na shqetëson. Është që Prokuroria nuk ka të drejtë të arrestojë. Arrestimi parashtrohet vetëm në flagrancë. Flasim për një ngjarje të viti 1996. Përsa i përket heqjes së lirisë, këtu mungon rreziku i ikjes, ka një vendim Gjykate për arrest shtëpie për Mark Frrokun, në këto kushte nuk kemi mundësi ikje. Një kërkese ë tillë është e papërshtatshme.
Më datë 6 mars 2009 në Burrel, Gjykata Shqiptare pushoi çështjen ndaj një personi të kërkuar në Gjermani për trafik droge pasi mungonte ankimimi për transferimin e procedimit. të gjithë qytetarët janë të barabartë, për aq kohë sa Prokuroria ka mbajtur një qëndrim në të kaluarën duhet ta zbatojë edhe në këtë rast. Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë i rrëzon të gjitha këto kërkesa“, tha avokati Visha.
Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Prokuroria: Materiali i ardhur është urdhër arresti ndërkombëtar për deputetin Frroku. Informacioni në urdhër arrestin është konfidencial dhe nuk mund ta bëj publik.
Ristani: Si na e provoni që ju ka ardhur shkresa për arrestin ndërkombëtar? Shkresat cfarë përbajmën, çfarë lidhje kanë me deputetin Frroku?
Prokuroria: Ne i kemi cituar të gjitha materialet në relacion, urdhër kërkimi ndërkombëtar për deputetin Frroku.
Ristani: A ka mundësi të shohim se ajo që thoni ju këtu është e njëjta me ato që ju kanë ardhur në shkresë?
Prokuroria: kërkesat tona dhe materialet shoqëruese janë përmendur në relacion, unë nuk mund ti vë në dispozicionin tuaj, por në dispozicion të Prokurorisë. Dokumentet që ne kemi janë të institucioneve ndërkombëtare. Nuk besoj që vërtetësia e tyre të vihet në dyshim nga askush prej nesh
Ristani: Për mua jeni dy palë që vini këtu, ju kërkoni arrestim për të. Dua të shikoj nëse ju jeni korrekt në kërkesën tuaj apo jo, se s’kam si ju besoj apriori.
Meta: Nuk ishin i kënaqur nga përgjigjja që morët nga prokuroria, nëse e gjykoni më pas të nevojshme për dokumente shtesë që ju mendoni se nuk dëmton procesin këtë gjë mund ta bëni më pas. Mendoj të vazhdojmë edhe me çështjet e tjera.
Ristani: Këtu ne s’kemi asnjë lloj dokumenti. Dua të shikoj dokumentin e Interpolit.
Meta: Ata janë institucion i pavarur. Nuk mund të detyroj prokurorinë të japë përgjigjet që duam ne, ne do të gjykojmë. Para se të marrim vendim do të gjykojmë për të gjitha aktet e marra dhe shkresat që do na vihen në dispozicion. S’mund të ndalojmë mbledhjen tek kjo çështje, të bllokuar vetëm në një pikë.
Ristani: Unë e di që doni ta prishni këtë mbledhje dhe ndaj të kërkuam dorëheqjen se ke konflikt interesi dhe do të mundohesh t’i mbrosh.
Prokuroria: Kërkesa e Prokurorisë shoqërohet vetëm me relacion, asnjë dokument tjetër.
Ristani-perfaqesues se prokurorise se Pergjithshme: Unë e kuptoj që nën presionin e Metës ju këtë qëndrim do të mbani Thuhet se kërkesat nga Belgjika kanë ardhur që në janar. Jeni në dijeni të këtij fakti
Prokuroria: Informacioni është konfidencial.
Vishaj: Nëse ka pasur urdhër arresti, deri më 22 shkurt 2015 kemi lëvizur lirisht në zonën Shengen, që do të thotë që s’ka urdhër arresti ndërkombëtar. Edhe ne kërkojmë të njihemi me këtë urdhër,që të realizojmë mbrojtjen ligjore se nuk kemi ardhur formalisht këtu. Hera e parë që jemi vënë në dijeni ka qenë vitin 2004. Kur vetë Mark Frroku është paraqitur te autoritetet belge. Frroku ka qëndruar 60 ditë në burg në Belgjikë. Autoritetet Belge revokuan vetë masën e arrestit në 2004. Zakonet kanunore janë bërë nga familjarët, të cilët janë betuar që s’kanë lidhje, nuk kërkuan falje.
Gjokutaj: Ka vetëm një informacion të Interpol Tiranës dhe fillon procesit., Puna është referenca që shkruhen në ligj. Nuk ka një procedim për të vënë në lëvizje Prokurorinë. Në rastin e kaluar 90% e tyre që ishin në media nuk ekzistonin. Po krijohet një procedim i rrezikshëm, po i thuhet Prokurorisë ti je shteti. /gj.k/
Po per çfare qenka bo takimi i pleqve or kokrra e legenit?? Po ti kujton se i mashtron ne Albanistan dhe mendon se edhe belget jane budallenj…..jo or kokrra katunarit jo se ti do te kthehesh ne St-Gilles te rrish me arabet ne biruce dhe te besh mutin ne kove, pergatitu shpirterisht per kete. U be fytyra jote deputet……ncncncn ja qe çudirat po mbarojne ne Albanistan se kjo ishte çudi te beheshe deputet ti. Kafshe milet qe te votojne ty……..
Bejne “be” ne kishe se nuk kane hak as hile more vic kopshtijesh.
Marku eshte Mirditor e kane zakonet e veta, zakonisht beja pranohet sepse eshte shume e rende, perdoret edhe per te ndare kufijte. Beja ne rrene eshte teper teper e rende.
Ata do ti kene thene qe ne keni vra djalin, keta i kane bere be se jo. Pra s’ka asgje te keqe nga ana ligjore.
Mire une qe jam viç kopshtijesh po ti qenke bole komplet si merresh me be kishash e xhamiash. Shko e thuju njehere belgeve se ka bo be ne kishe, ashte burre i mire mos e arrestoni edhe e sheh pastaj pergjigjen….Nuk e di se qysh ja kane pranu at “beeeee-ne” njerezit e atij si ka shku….se pyetja me llogjike si del nese pranohet “beja” eshte “po kushe e ka vra atehere”???
BEJA BEHET “PER DRITEN E SYVE OSE DIELLIN” , “PER FEMIJET DHE PER NENEN ” , “PER BUKEN” PER KETE GUR OSE TOKE “, e TE TJERAT JANE LLOGJE KAVAJE (PER ATE ZOT, E PER KETE ZOT, E PER ALLAH, e PER KRISHT ,PER JEHOVA, E PER HALELUJA, PER BUDEN ,E PER SHIVEN ,E PER ZARTHUTREN ,E PER BRAHMA ETC ETC ETCV
Plotesisht dakort.
Ceshtja Frroku del pozitive ne korrektes me faktet dhe ne prani te ligjit,ati belg.
Shqiptaret kerkojne ne kete ceshtje me keq se ato kerkimet arkeologjike qe kruajn e kruajne dhe kur arrijne deri ne tabanin qe nuk shkohet ma andej(tutje) rezulton se nuk ka ekzistence,gjurme jete.
Vecsa ma siper me dialogjet e deputetve ne ate mbledhje.Asht dhe deklarimi i Diplomates Belge ne Tirane para 2 ditve qe thote: Nuk kemi asnji marrveshje ekstradimit me shqiperine per ceshtjen Frroku.Ceshtja Frroku asht ceshtje e brendeshme e Shqiperise.
E keqja e shqiptarkve asht se duan te bajne shtet dhe me seriozitet ne shterpesi fakteshe,aty ku nuk lypet e nuk bajne aty ku gerthet me piskame shkelja e ligjit.
Gerdec.
21 janari 2011.
Falja e detit grekut me ceremoni prezent Ish min.jashtem L.Basha dhe perfaqesuesit grek.
Gjykata kushtetusese e hodhi posht.Prokuroria pse hesht!!!
Te gjitha jane kanta karta.Populli per keto votoi me 23 qershor 2013.Jo pak po 1000000 shpulla dhe gjatoja e rilindjes hesht.
Prape nuk e kuptoj kur ka pasur urdher arresti nderkombtare perse nuk e ndaluan kur ky zoteri udhetonte deri ne amerike…?
Zoti Bojaxhi, mos u cudit, ka nje tori qe e ka vertetuar jeta. Kurvat vne e bejne shoqeri me ato qe jane si vehtja e tyre. Kriminelet jane shoke e miq me njeri tjetrin, keshtu qe edhe shkelzeni me ata dote rinte, se kishte krahe per tja mbuluar babai ish kryeminister.
Me kujtohet “E duam Shqiperine si gjithe Europa!”
Historia e Pablo Eskobarit qe u be deputet perseritet ne Albania!
Holy Fuck e bene Shqiperine si Kolumbine!
Ne e donim si gjithe Europa…..:(
Si veprohet ne tilla raste kur gjithe kasta politike eshte koke e kembe e inkriminuar dhe e korruptuar?
You become a criminal and fit in right away dhe popullihumbet çdo nuance njerezore while following the leaders as role models thus becoming small time thieves and criminals as well!
Shit thats sad …..
Or Mark. Kot ben llafe. Ta ka prere bileten tjeter kush.E quajne Daj Sami. Po te ishte per parlamentin dhe drejtesine shqiptare ti kishe per tu plakur si deputet.Shko e bej ato 10 vjet burg ne Belgjike se Ilir Meta hajduti nuk rezikon per ty sic rezikoj per Shkelzen Berishen.