Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve/ Meta-PD: Koordinohuni, keni 3 qëndrime për një çështje

31 Mars 2015, 12:42Politika TEMA

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet u përfshi nga debatet mes Kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të opozitës. Këshilli do të diskutojë dhe vendosë mbi kërkesën e bërë nga Prokuoria e Përgjithshme në lidhje me arrestimin e deputetit Mark Frroku pas një kërkese të bërë nga Interpol Brukseli.

Deputetët e PD-së kërkuan që mbledhja të mos drejtohej nga Ilir Meta për shkak të konfliktit të interesit që ai ka me çështjen. Por Meta theksoi se në këtë rast nuk ka asnjë konflikt interesi.

Deputetët Ristani dhe Halimi i kërkuan Metës që të mos drejtojë mbledhjen e Këshillit, pasi Frroku është dëshmitar kyç në çështjen e ngritur nga Tom Doshi, sipas të cilit ndaj tij Kryetari i Kuvendit kishte porositur vrasjen.

“Ju s’mund të drejtoni mbledhjen, pqasi keni konflikt interesi. Gjithashtu ju duhet të merrni në konsideratë kërkesën e bërë nga ana e Partisë Demokratike për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit, ku ne kemi propozuar deputetin Genti Strazimiri për të garantuar balancën mes pozitës dhe opozitës”, theksuan deputetët e PD-së. Sipas tyre, kjo është një kërkesë legjitime e opozitës bazuar në Rregulloren e Kuvendit.

Por për deputetin socialist Fatmir Xhafaj anëtarët zëvendësues duhet të miratohen nga seanca dhe jot ë ndryshojnë në bazë të kërkesave.

Nisur nga kjo deklaratë e bërë nga Xhafaj, deputetët demokratë iu rikthyen mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku u diskutua mbi heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, në të cilën Meta u tërhoq dhe ai u zëvendësua nga vangjel Dule.

“Mos përdorni dy standard, në rastin e zëvendësimit të Metës me Dulen, nuk u shpreh seanca, atëherë në këtë rast pse duhet të ketë shprehje të seancës” theksuan Ristani e Halimi.

Ndërsa Kreu i Kuvendit për ti dhënë fund debatit theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i mbledhjes, ndërsa akuzoi opozitën se ka 3 qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje.

Ju keni 3 qëndrime të ndryshme. Në fillim më kërkuat të mos drejtoj mbledhjen. Pastaja del zonja Topalli dhe thotë se mbledhja është nul sepse ajo nuk drejtohej nga Kryetari. Tani vini ju dhe thoni ik nga mbledhja. Nuk kam ndërmend të iki, nëse ju keni ndërmend të ikni largohuni dhe askush nuk do të habitet. Po nëse vini këtu edhe vini në lëvizje të njëjtën kasetë, unë s’kam kohë të humbas”, theksoi Meta.

Xhafaj: Këshilli është organ i Kuvendit, do të thotë që duhet të marrë miratimin e Kuvendit. Përsa kohë ka funksione të deleguara si një nga organet e Kuvendit, pa marrë një miratim në seancë.
Nuk mund të ketë zëvendësues ky Këshill, sepse rregullorja nuk e parashikon.

Meta: Keni një vit që e keni vendin që duhet ta kishit zëvendësuar dhe askush nuk ju ka ndaluar. Dje e keni çuar kërkesën për Strazimirin, të enjten do ta njoftoj në seancë dhe të premten ai fillon punë si anëtar i këtij komisioni, çdo debat është i tepërt dhe nuk ka lidhje me rendin e ditës.

Halimi: Këshillin përbëhet nga 10 deputetë të emëruar nga kryetari i Kuvendit në mënyrë që të sigurojë shumicë të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.
Lidhur me zëvendësuesit, ky këshill bëri një zëvendësim, kryetarin e Kuvendit me nënkryetarin. Në mënyrë që të sigurohet barazi, të plotësohet vendi vakant.

Meta: Nëqoftëse doni të mos merrni pjesë kjo është çështja juaj, më duket se jam shumë i qartë për këtë çështje, të enjten njoftohet në seancë, të premten e firmos unë. Mendoj të mos dalim nga rendi i ditës, se sot nuk jemi për këtë gjë

Ristani: Ne duam të zbatojmë Kushtetutën, rregulloren e Parlamentit, po e lexojmë gërmë më gërmë dhe është kështu siç po e themi ne. E kuptojmë që nuk doni ta plotësoni ekipin, pjesën që i takon opozitës në këtë Këshill, se është e lidhur dhe me kërkesën e dytë që ju keni konflikt interesi në këtë seancë. Çështja ka qenë nën dijeninë tuaj që para gjashtë muajsh, u mbajt e fshehur nga ju, jeni përpjekur t’i devijoni hetimet me veprime konkrete. Keni qenë në dijeni të procesit që në fillim të janarit.

Meta: Për çfarë po flisni se nuk po ju kuptoj, kjo është cështje tjetër

Ristani: Ju ka akuzuar Doshi se keni porositur vrasjen, Frroku ka qenë në dijeni dhe ju jeni përpjekur për t’i devijuar hetimet te Berisha.

Meta: Po përsërite edhe njëherë

Ristani: Kërkesa belge për Frrokun ka qenë e njohur në janar, ju e keni fshehur për të manipuluar hetimet. Prandaj ju keni konflikt interesi duhet të largoheni.

Meta: Unë nuk kam ndërmend të largohem, ju po të doni të largoheni, largohuni. Unë nuk kam kohë të harxhoj me përsëritjet që ju keni vendosur të bëni këtu duke zhvendosur rendin e ditës për të cilin jemi mbledhur. Konfliktin e interesit le ta gjykojnë ata që na ndjekin. Do të bësh konferencë shtypi shko te SHQUP-i, nuk kemi ardhur të dëgjojmë ty, fut kasetën ti…

Halimi: Këtu ka një kërkesë për largimin tuaj..

Meta: Nuk largohem unë, ikni ju po të doni, mbaj përgjegjësi. Jemi për gjë tjetër këtu, nuk jemi për të dëgjuar kasetën tënde.

Halimi: Ka konflikt interesi se këta zotëri të kanë akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Derisa vazhdojnë hetimet për këtë çështje ju duhet të largoheni. Ne nuk largohemi këtu do vazhdojmë.  /gj.k/

 

1 komente në “Debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve/ Meta-PD: Koordinohuni, keni 3 qëndrime për një çështje”

  1. Tironci says:

    skraparlli i zoti, q.u berishen, po q. dhe ramen. tamam qingj i urte qe q. dy baba.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje