Partia Demokratike ka reaguar sërisht me Nënkryetarin e saj Edmond Spaho në lidhje me dorëheqjen e Artan Didit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Spaho tha se gjithkush e di se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri.
Në këtë kuadër ai shtoi se atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.
“Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku.
Por kjo është një përpjekje e dëshpëruar. Gjithkush e di, çdo qytetar i vendit e di mirë, se për kërkesën e Interpol Brukselit, ka pasur dijeni Ministri i Brendshëm, ka pasur dijeni Kryeministri. Atyre madje u ka leverdisur kjo kërkesë dhe e kanë shfrytëzuar për të kapur dëshmitarin kyç Mark Frroku, për ta përdorur sipas interesit të tyre në procesin hetimor ndaj Ilir Metës, i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve.
Fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit, nuk mund të bëhej pa urdhërin e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë, autorët e vërtetë të këtij akti të rëndë në kundërshtim me ligjin.
Ky skandal i padëgjuar më parë ka dëmtuar Policinë, Shtetin, demokracinë dhe imazhin e vendit tonë.
Vetëm një transparencë e plotë, dhe një llogaridhënie e plotë, dhe një përgjegjësi e plotë e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, është përgjigja e duhur ndaj kësaj situate të paprecedent.
I pari që duhet të japë dorëheqjen sot, është Saimir Tahiri”, tha Spaho në deklaratën për mediat. /gj.k/
Ç’ja fut kot dhe kjo PD! Si ore te ike Samir Tahiti?! Ai eshte monument kulture, mbrohet nga shteti?!
As kush nga ju: duke e nisur nga gazetaret apo punonjsit ma te thiesht nuk jeni te lare nga pislleku dhe nga korrupsioni.Nga e keqja ,si ka kapluar vendin. Keshtu,si nuk ka kush goj te flas per t,jetrin . jeni te gjith ne nje rrug te pa kethyeshme ne ndergjegjie. As nje nga ju, qe hapni gojen nuk e thoni te verteteen. Jeni pasardhesat e servilave, spiunave, te pa mendve dhe si rrjedhoj keni shkaktue,te keqiat si nuk doti hiqen vendit kurr VENDIT. Ju si gazetar,qe duhet te ishit te pakten 10% vetja dhe pasqyrimi i ralitetit fillestar. Jeeni te varun dhe nuk e thoni kurr te verteteen. Me vjen turp kur baj nje diskutim me cilin do dhe me duhet te prozentohem ,si shqiptar.Besoj se cilido ,qe jeton ne evrop apo usa e ndien kete te keqe dhe infrioritet ,qe ju e keni krijue ne opinionin e gjer.ZOTI UA SHPERBLEFT ASHTU,SI PO PUNONI E VEPRONI
Si Sajmir Tahiri une bej nga nje c’do mengjes.