Dosja Mark Frroku, SHKB arreston shefin e zyrës së Interpolit dhe ish-shefen

31 Mars 2015, 00:28Politika TEMA

Dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë ndaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm gjatë orëve të vona të së hënës.

SHKB ka arrestuar Artan Bajraktarin me detyrë shefi i zyres së Interpol Tirana dhe operatoren Laureta Alla, ish-shefe e Interpolit .

Oficerët e arrestuar, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë fshehur provat e marra nga Belgjika për dosjen “Frroku”.

Ata nuk kanë njoftuar autoritetet që Frroku ka qenë i kërkuar në Belgjikë, pasi kërkesa nga autoritetet belge ka mbërritur në Tiranë në janar të këtij viti.

SHKB po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. /gj.k/

24 komente në “Dosja Mark Frroku, SHKB arreston shefin e zyrës së Interpolit dhe ish-shefen”

  1. kurreshtari says:

    Kokat e turkut

    1. etc says:

      kokat hengshi, kelyshe sistemi

    2. safo says:

      E pse na qenka koka e turkut kur detyra e punonjesve te interpolit eshte te ndjekin personat qe shpallen si te tille nga cdo vend pjesemarres i sherbimit interpol? Dmth ata i mbajne ne sirtar kerkesat e shteteve te tjera dhe furnizojne me materiale Berishen per te bere opozite?

  2. Dajti says:

    qe do te thote se po te mos kishte ndodhur ngjarja Doshi/Frroku, nuk do te zbuloheshin personat e korruptuar ne Interpol Tirana.

  3. hercules says:

    Ah sa ka punu Tan Bajraktari qe te vinte Rama ne pushtet… Tani me mbetet vetem ti them: E deshe “te gjate”?! Te befte mire.

    1. Noli says:

      Polic i Saliut ishte ky apo i Tahirit? Une si Ish Polic do e shaja me qef, por nuk e shaj dot vetem ti jap urimin tend. Te befte mire nga nje hajdut kasetofonash si Tahiri

  4. Tr says:

    Shtet kurve. Nese ka njeri me te ndershem ne ate vend eshte Artan Bajraktari. Ai eshte njeriu me I pa korruptueshem qe ekziston. Shefi i SHKB eshte miku i Ben Qimes. Po mundohet te heqe njerezit profesioniste qe mund ti shkaktojne probleme. Respekte Artan Bajraktarit.

    1. Alban Dardani says:

      lali nuk ti hedh njeri kot byzylyket, nqs ka pas fshehje provash nga zyra e interpol tiranes per frrokun, si te kete pas dijeni si te mos kete pas dijeni shefi i interpol tiranes eshte ne listen e personave pergjegjes si personi i ngarkuar per mbarevajtjen e kesaj zyre. nqs duam shtet ath secili duhet te mbaje pergjegjesine qe i takon. eshte bere shteti si kembet e dhise, zene nga nje zyre shefi aty dhe kujtojne se jane aty vetem per te vjele privilegjet e harrojne se posti ka dhe pergjegjesi per te cilat duhe te rrish edhe naten pa gjume. prandaj je shef pasi duhet te mendosh per te gjitha.

    2. xxx says:

      Sqenka dhe aq profesional , kur ja paskan futur me kto dokumenta.

  5. ed says:

    Edhe une jam njesoj me mendimin e tr.Artan Bajraktari eshte njeriu me i pakoruptushem ne ato organe.Profesionalist dhe njeri me integritet.Po ky shtet qeka shtet kurve.

  6. gjithashtu malok says:

    nga i dini ju kaq Shum gjona mer vlla.

  7. gezim says:

    Kush shperdoron detyren me apo pa dashur duhet pergjigjur, kjo nuk dote thote i koruptuar thjeshte pa aftesi.

  8. Tomorri says:

    Do kene qene afer zbardhjes se vrasjes se Santos

  9. peci says:

    po cbehet keshtu sa te rrezikshem kane qene frroket e veriut krimineli i vicidolit i ka mbrojtur

  10. Dita says:

    Jo Tan Bajraktari. Ka ndonje gabim ….

  11. Pascuale_shqip Pashko... says:

    Dhe Tan Didi nuk ka patur dijeni?!!

  12. verdi says:

    BAJRAKTARI MUND TE JET DJAL I MIR PO NE QOFTESE KA BER KTE VEPRIM FAIN NUK JA KA EDRAMA PO KOKA,SI I THON ASAJ FJALES URT KOKA BEN KOKA PESON?ME KTE MENTALITETIN E KOMENTUSVE KTU LART I BIE QE MOS KET KURR SHTET E DREJTESI EDHE AI FATKEQI QE KA VRAR FRROKU BURR I MIR KA QEN PO PER ATE SI VJEN KEQ ASKUJT SE SJU KA BER NDER JU KOMENTUSVE KTU SI NDOSHTA BAJRAKTARI.

  13. lala says:

    Me kete rast duhet te kerkoni edhe “dosjen doshi” qe u erdhi nga interpol Roma ne 2011 dhe ne bashkepunim me kulicin e fshehen. Pas dy ditesh qe e monitoronin tom doshi e morì vesh dhe i premtoi kulicit 1000000euro per t’i mbyll gojen atij dhe berishes menjehere pas 21janarit.kulici asokohe ishte ende mik me vellain kriminel te mark frokut, te cilin toma e kishte tamam mik, kurse marku ishte pak jashte loje ne kete histori duke qene se e mbanin si per tarallakun e shpise. kete shume toma ia morì mikut dritan priftit ne 2011 me premtimin se do e bente deputet. As e beri as i kthei shumen. Dritan prifti i qendron afer tomes me shprese se nje dite do ia ktheje. E ndihmon gjoja, por aq i lojtur sa eshte per vehte e zhyt dhe me thelle tom katunarin me skenare naive prej mendje te shartuar. I njejti budalla nga ana tjeter i shkruan statuset ne fb tomes hahahahahah. Tani e shikoni sa te thella paskan qene keto pune dhe ke kemi patur ne parlament. Arresoni sa me shume se m.ti ne kete vend ka penetruar thelle. Dhe ju qe shqetesoheni per bajraktarin asgje sdo e gjeje thjesht do nxjerrin fijet e padukshme te krimit qe shpesh i kane mbuluar duke bere si burra te mire.

    1. elona says:

      Ai do dali direkt,se shkresen e ka marr P.Nako dhe e ka percjell.S’ka firmos asgje Tani.Prisni zhvillimet ne vazhdim.

  14. nick says:

    nese nuk kane patur kompetenca per dosjen ne fjale, do ta mbrojne veten, do dalin dhe te lare nga kjo pune, nese edhe vetem kane degjuar e hedhur firmen gjekundi, nene nene c’do na degjojne veshet ne ditet ne vazhdim, do llafosin edhe per ato qe ka bere gjyshja me 1939-ten.

  15. sara says:

    Ok me ata qe njohin Tanin. Eshte korrekt dhe i paperlyer se i tille eshte ne cdo hap qe hedh dhe smund te jete ndryshe. E njoh nga afer. Cdo e thene per te kush tha qe eshte e vertete dhe nuk eshte manipulim per te shkuar tek e verteta qe mbrohet me fanatizem per te mos dale se kushedi ku fle lepuri ???
    Me vjen keq o Tan qe po ta fusin te tute.Une personalisht edhe pse jam e majte nuk cuditem qe keta hedhin pa te keq njerezit e tyre poshte se e provova edhe ne familjen time. Nuk e meritojne ti ndjekim pas.Keshtu ja kane bere edhe shume te tjereve, personalitete brenda tyre. I kane hedhur poshte pasi i kane shfrytezuar per ku ju duhet dhe deri kur ju duhen. Jane pa moral Ndricohu Tani.

    1. ecaty says:

      Kjo eshte e vertete.Socialistet nuk i mbajn njerezit e tyre,por i perdorin e i flakin ne kosh,ndaj dhe socialistet nuk bejn hajer ndonjeher.

  16. CANI says:

    Ky arrestim eshte per ti hedhur popllit hi syve ,se per dosjen Frroki e kane dite tegjithe ministrat edhe deputetet e parlamentit ku Sali Berisha ju ka then ne parlament se ne mesin tone ka deputet te pozites qe po ndiqet nga interpolli ,pore pozite e akuzoke Berishen ky eshte i smure ja fjalt e Berishes po dalin te verteta .

  17. Denis says:

    SHKB te hetoje Pellumb Nakon. Aty flen lepuri…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje