Kush do ta udhëheq garën e Tiranës? Kjo është pyetja, për të cilën kryeministri Rama nuk ka zbuluar ende një emër, por ka thënë se mazhoranca është e fokusuar tek profili i kandidatit. Sipas Ramës, gara për Tiranën nuk është garë elektorale sesa është një garë për të ardhmen, pasi tha ai Tirana ka 4 vjet që nuk qeveriset.
“Së pari, ne kemi pasur një proces shumë frytdhënës, besoj, një përmbledhje të gjithë ndjeshmërie dhe opinioneve që çdo deputet ka sjellë nga të gjitha territoret e vendit. Kemi konsultuar shumë emra, propozime. Kemi dakordësuar për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Kuptohet që vendimmarrja përfundimtare do ti takoj, siç e kam thënë më parë, konsultimit me partnerët tanë. Sepse e përsëris, bëhet fjalë për kandidatë që nuk i përkasin vetëm një force politike, por që i përkasin të gjithë këtij koalicioni.
Ne jemi fokusuar shumë tek profili. Pra, në radhë të parë çka është më e rëndësishmja për ne është të identifikojmë profilin që qytetarët presin në këtë garë për Tiranën. Që për ne më shumë sesa një garë elektorale, është një garë për të ardhmen duke pasur parasysh që Tirana ka katër vjet që nuk qeveriset. Dhe duke pasur parasysh që më 21 qershor Tirana do të ndahet nga një kryetar bashkie që në historinë e kryeqytetit nuk do të mbahet mend për asgjë.
Mjafton t’ju kujtoj se ka qenë dikur një Qemal Tafaj, të cilin asnjëri nga ju po as unë nuk e kemi njohur, por jam i bindur që të gjithë ju e dini që si Kryetar Komiteti vuri ca drita në Tiranë. Për të vazhduar pastaj me kryebashkiakët e pas rënies së regjimit komunist, të cilët që nga i ndieri Sali Kelmendi që edhe ai për atë kohë bëri diçka dhe do të kujtohet për disa kioska dhe disa njësi shërbimi qoftesh e kështu me radhë, por diçka bëri. Tek një tjetër që hapi një fazë të re ndërtimesh të kuturushme të cilat më shumë e rënduan sesa e zhvilluan qytetin, por prapë diçka bëri. Pastaj tek pjesa tjetër ku unë isha kryetar bashkie, nuk jam duke e komentuar këtu sot. Ndërkohë që tek ky katër vjeçar nuk ka asgjë, qoftë edhe gabim. Asgjë! Thjeshtë, ju e dini atë shprehjen, “ashtu hyni ashtu doli, kastravec”, u shpreh Kryeministri pas takimeve konsultative të zhvilluara ditën e sotme me deputetët e qarqeve të vendit./j.h
emrin, o Komandant, si e ka???
Ta ka thene emrin si e ka:
K A S T R A V E C.
Mbiemrin: B A S H A.
e c’rendesi ka emri, rendesi ka profili
blendi klosi ai e shoqeronte ramen gjate gjithe vizites ne abruzzo
Rama ,, je i madh
Veliaj
Guxo z. Rama te vesh si kandidate Veliajn ne Tirane, apo te rikandidosh keta plehrat si Dakon ne Durres apo Sejdinin ne Elbasan e ndonje tjeter, te shesesh bashkite tek partite e tjera si ne Erseke, Gjirokaster, Berat etj, e te shikosh sesi do dalin rezultatet, pasi baza socialiste dhe njerezit e pa angazhuar politikisht nuk kane per ti votuar?!
Veni Ver Llapen
Kush flet, del ne media pasi I ka mbush hundet me kokain, dhe perbalt te vdekur dhe te gjall, tur I madhe per ne kry te shtetit kemi nje drogaxhi.
Nese nuk qendron varianti i nje gruaje si kandidate per ne bashkin e Tiranes,at’here njeriu me i pershtatshem dhe me merakli per ne krye te kesai bashkie do te ishte z.Artan Lame, gjithnje per mendimin tim.
Tiranen do ta fitojme se do na hapen vende pune.Do punojme ne metinjgje rreth bashkise se brenda prape do te jene miqte e Lulit.
Oh sa qejf me qene Ramist!
O kastravec po per ty qenka kaq e veshtir te vesh nji emer ta vej un po e pate te veshtir blushi ose majko ja ku u zgjoll kryetari
Ndoshta ka ndermend te vendose ndonje te huaj si kandidat.
Po me ata qe kane nderruar perse tallet?
32 vjet eksperience me “moshe 18 vjecare”.
Asaj se pares hiqi vize, merr parasysh kete te dyten
P.S nuke ka profil me te mundeshem se Pandeli Majkon serioz dhe i kopletuar si politikan….Erion Velia nje hajdut dhe bythec pa atoritet i njejte si Balla..e Sajmo.
DO E SHOFIM ME 21 QERSHOR KUSH ESHTE KASTRAVECI KY QE DO E MBYLLI MANDATIN KRYEMINISTER ME PALMA DHE BOJE PALLATESH PO E CON EKONOMIN PER LESH IDIOTI PO TA MARI GODITJEN NE ZGJEDHJET LOKALE ME GJITHE QELBESIRAT E VETA
Profil i larte si Frroku apo Xhuvani???????