Në Shqipëri, zoti Gjergj Bojaxhi, një figurë e njohur publike, njoftoi se do të përfshihet në garën për zgjedhjet e ardhshme vendore, për kreun e Bashkisë së kryeqytetit si një kandidat i pavarur.
Në intervistën e tij të parë pasi shpalli kandidaturën, zoti Bojaxhi thotë për Zërin e Amerikës se jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, sipas tij, politika është kthyer në problemin kryesor për qytetarët, e se për këtë arsye, ka ardhur koha për të gjetur një zgjidhje tjetër. Në Tiranë shtoi ai, politika i ka shërbyer interesave klienteliste dhe jo atyre të qytetarëve.
Zoti Bojaxhi, ju sot shpallët kandidaturën tuaj në garën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Si erdhi ky vendim?
“Ky është një vendim që nuk është marrë lehtë. Por nga ana tjetër situata që ne kemi në vend, mënyra se si ne bëjmë politikë, shqetësimet tona si qytetarë që nuk zgjidhen, e bëjnë shumë të lehtë të marrësh vendime të tilla. Nuk po e gjejmë më veten as të përfaqësuar nga partitë politike, në të gjithë spektrin e tyre. Mendoj se ka ardhur koha që të fillojmë kuptojmë se partitë politike nuk janë më zgjidhje për problemin që ne kemi qoftë më Tiranë qoftë në përgjithësi në Shqipëri, por kanë filluar të bëhen problem që ne kemi. Dhe ka ardhur koha që ne të fillojmë të gjejmë zgjidhje të tjera, dhe ky kandidim i mbështetur nga një grup qytetarësh është pikërisht një hap i tillë”.
Megjithatë, ju praktikisht po synoni të thyeni gati gati një tabu’. Jo vetëm në Tiranë por thuajse dhe në të gjithë Shqipërinë mbizotërojnë dy forcat kryesore politike. Aq më tepër që këtë vit Tirana merr dhe një peshë edhe më të madhe për shkak dhe të ndarjes së re territoriale. Dhe ju vetë në fjalën tuaj të shpalljes së kandidaturës u shprehët për një sfidë të vështirë…
“Padyshim që është një sfidë e vështirë. Eshtë e vërtetë që është një tabu’, por është i vërtetë edhe fakti që ne kemi një vend që ka varfëri, që nuk ka një përspektivë për zhvillim ekonomik, për punësim për të rinjtë. Një vend i cili nuk po na zgjidh më problemet që ne kemi. Unë mendoj se kjo është një tabu’ shumë e lehtë për t’u thyer, nëse marrim parasysh se vetë shqiptarët duan të thyejnë tabunë e varfërisë, të keqmenaxhimit, të abuzimit me hapësirat publike”.
Cilat janë sipas jush problemet kryesore me të cilat ndeshet sot Tirana?
“Unë do të thoja që nëse do të përpiqeshim të diskutonim teknikisht, problemet kryesore janë padyshim transporti, trafiku, ajri i ndotur, mungesa e hapësirave të gjelbërta, mungesa e shkollave, ne e dimë që shumica e tyre janë me dy turne. Në këtë këndëvështrim duket sikur problemet janë teknike. Ne mendojmë që problemet janë thelbësisht politike. Klasa politike e ka përdorur Tiranën si një mandat për të abuzuar, për t’i shërbyer interesave klienteliste dhe kjo është Tirana që ne kemi sot. Ne nuk kemi një qytet pa trotuare e pa rrugë se nuk kemi urbanistë që nuk dinë projekte. Por kemi një qytet pa trotuare e pa rrugë të asfaltuara sepse klasa politike e përdor Tiranën për të kënaqur grupe të ngushta interesi dhe jo për t’i shërbyer qytetit”.
Pse mendoni se do të mund të sillni te qytetarët e Tiranës këtë pjesë të munguar. Në fund të fundit edhe ju vetë vini nga një eksperiencë politike…
“Unë e konsideroj një përvojë politike të nevojshme në mënyrë që të jem sot një kandidat i mirë, I prezantuar përpara qytetarëve të Tiranës. Unë mendoj se nuk do të isha një kandidat i mirë nëse nuk do t’a kisha patur atë përvojë administrative dhe politike”
A mendoni se mund të përbëjë një pengesë fakti që ju vini nga e djathta. Pavarësisht se ju nuk jeni aktiv në jetën e Partisë demokratike, por ju jeni anëtar I saj. Dhe ju vetë nuk e keni mohuar këtë. Dhe kjo ndoshta mund të krijojë një farë mosbesimi tek ajo pjesë e së majtës e cila mund të mos e shohë veten te e majta aktuale?
“Unë besoj se qytetarët shqiptarë, dhe atë të Tiranës në vecanti, e kanë parë gjithnjë Gjergj Bojaxhiun, si një njeri, si një individ, si një administrator I cili kudo ku ka qenë ka bërë një punë dhe ka punuar për interesin publik. Unë nuk kam bërë kurrë militantin dhe nuk kam mbrojtur kurrë me pathos dikë apo dicka që është e padrejtë. Dhe për këtë kam marrë kudo vlerësimin e qytetarëve të Tiranës, kudo ku kam qenë. Dhe nuk kam dëgjuar kurrë që dikush të më thotë se nuk të mbështes në punën që po bën se je në një parti apo një tjetër”.
Fushatat vetë janë jo pak të kushtetueshme. Përballë keni dy partitë më të mëdha që kanë burime qoftë financiare dhe njerëzore. Ju si mendoni ta përballoni këtë fushatë. Nga do t’ju vijnë fondet, cila do të jetë mbështetja juaj financiare?
“Mbështetja jonë financiare do të vijë nga qytetarët e thjeshtë dhe nga grupe interesi që do të jenë nga grupe interesi të cilat do të jenë të deklaruara, publike dhe jo të kriminalizuara. Përsa i përket kostos së fushatës, mund të them se fushatë të shtrenjtë kanë nevojë të bëjnë ata që duan të blejnë apo vjedhin vota. Dikush që kërkon të bëjë një fushatë të drejtëpërdrejtë dhe përballë qytetarëve, nuk e ka fushatën e shtrenjtë. Përkundrazi do të thoja që e ka shumë të përballueshme”.
Tani që kufijtë e Tiranës janë zgjeruar së tepërmi. A ju duket e mjaftueshme koha prej afër 2 muaj e gjysëm?
“Kam përshtypjen se kandidatët e tjerë nuk kanë nisur ende fushatën, madje nuk e dimë as kush janë . Megjithatë është më mirë një hap në drejtimin e duhur se sa një hap që nuk është bërë kurrë”.
Pse zgjodhët të shpallni kandidaturën në një vend të hapur, jo sipas një formule klasike që është ndjekur deri më tani. Ka ndonjë domethënie? Në sfond kishte një grup të rinjsh…
“Nuk janë një grup të rinjsh. Janë një grup qytetarësh. Profesionistë të cilët janë secili në punën e tyre në fushën e tyre. Njerëz që nuk kanë nevojë as për punësime në shtet, apo për tendera në shtet. Simbolika është shumë e qartë. Ne po e bëjmë këtë për t’ja marrë Tiranën, partive politike. Ato janë shkaku që ne kemi sot këtë qytet, që kemi këto problematika. Dhe ka ardhur koha të tregojmë se gjërat mund të bëhen ndryshe dhe mund të jenë të suksesshme duke i bërë ndryshe”.
Projekti juaj nis dhe përfundon këtu me këtë garë? Nëse do të arrinit të fitoni, mbyllet ky projekt, apo angazhimi juaj, apo qoftë dhe beteja për të përmirësuar Tiranën do të vazhdojë dhe më tej?
“E para nuk është projekti im. Eshtë projekti i një grupi njerëzish. Unë jam thjesht kandidatura e përzgjedhur për ta përfaqësuar këtë projekt. Dhe përsa kohë qytetarët e TIranës japin një mesazh të qartë që e duan këtë lloj ndryshimi, e duan një qeverisje tjetër, një qeverisje ndryshe, ne nuk do e ndalojmë punën tonë derisa kjo të bëhet realitet, në Tiranë dhe në Shqipëri, pse jo”.
Opingen ke per te marre!!
Dmth financimet do vijne nga grupet e interesit qe do i deklaroje Bojevajxhiu, klientelizem serish thene shkurt. A c’po na e hani me dhembe te ashtuquajturin!
Ky asht i perzgjedhmi i Amerikonve,tash Edi dhe PS ka veç dy munsi,
ose te perkrah Gjergjin ose te dali me nji kanditatur ma te fort.
Un per vedi tash per tash kom me ja dhon voten Gjergjit,
Gjergji asht intelektual,i pregaditun ne profesion,sportist me pasion,trup gjat,i pashen,ka sex appeal dhe atraktiv mashkull.
Me pak fjal Gjergji osht kombinimi midis Brad Pittit me Metju Rensi
E me cfare fondesh do punoj ky Gjergji? Kush e perkrah nga qeveria kete, qe ky te punoj dhe te marri merita? A e kuptoni si funksionon ne shqiperi?
e ndoqa intervisten mbreme tek nje tv privat. me shume prej argumentave te tij jam dakord por ajo qe me ben te besoj se ka ardhur koha per nje ndryshim eshte fakti se te ashtuquajturat parti te medha (qe nuk jane vecse fatkeqesia e ketij vendi) akoma nuk kane kurajon te na ofrojne nje kandidature fakt ky qe tregon se te dyja e kane shkelur me kembe kete qytet se te dyja nuk kane se c’te na premtojne me se kane gati dy dekada e gjysem qe na mashtrojne nje here majtas dhe nje here djathtas. o popull kane kaluar kaq shume vite akoma nuk u ngopet me mashtrimet e sales, tosit, ilir hajdutit apo edvin rilindasit qe ne krye te ps se dibres ka vene njer prej atyre qe shkrepi kallashin kunder demonstrueseve te 21 janarit? akoma o njerez vazhdoni t’i beoni kentrey fundrrinave dhe krimineleve qe kane mbi 20 vjet qe na mashtrojne na vjedhin na vreasin per pushtetin e tyre qe e kane te ngritur mbi gjakun dhe sakrficiat e ketij vendi? beni ndryshimin duke ja besuar voten dkujt qe eshte ne fund te fundit qytetar qe per shume nga militantet e pd ketu dua te them se eshte perpalsur me kryeplakun dhe kriminelin bace per parime dhe qendrime te kunderta per politiken. Dhe nese edhe ky nuk ben gje atehere t’i japim edhe ketij hakun. Ne fund te fundit c’fare prsini nga rilindasit dhe leshelistet qe te bejne tiranen? po si more keni nje memorie kaq te ceket c’fare do t’u permtojne rilindasit qe do conin perpara drejtesise kriminelin sale, hajdutin qe buzeqesh lulush, gerdecarin medi, hajdutin kooerativist bode, nendetsen 105 qe vodhi leket tona per t’ja dhene frangajve apo harruat mbeshtetjen qe edvini i dha fullanit per leket tona? thirrini mendjes se nga ky han vetem plehra del votoni njehere me logjike per te larguar plehrat qe vetem na kane vrare dhe masakruar per t’u pasuruar vete…thirrini mendjes se ka gjithnje nje here te pare per te filluar dicka te re per te ardhmen tone dhe te femijve tane.
Do ta kisha dhanë votën me qejf sikur të mos kisha parë në shpurën tande,fshehur si një kulim, Namik Ajazin, as ma pak e as ma shumë se bashkshortin e Majlinda Bregut, një personazh me një karierë të pasur vjedhjesh> Kujdes se detajet flasin ma shumë se aparencat.
Mire ka folur. Deri tani mire. me mire se keta plehrat e vjetra qe na kane marre frymen.
Interviste deziluzionuese. E fillove me hapin e gabuar o Gjergj kur thua “ka ardhur koha qe te kuptojme qe partite politike nuk jane me zgjidhja e problemit”. Po o kokrra e gomarit, a ke degjuar ndonje sistem ne ndonje vend ne boten e 300 viteve te fundit qe zgjidhjet e problemeve te politikes kane ardhur nga jashte politikes. Historia e kapitalizmit njeh vetem dy mundesi: a. permiresimi i partive ne pushtet b. krijimi i partive te reja qe i zevendesojne ato. Mqs je djale qytetar dhe me dinjitet, por edhe me eksperience politike duhet ta kishe kuptuar qe rruga me e drejte do ishe te konkuroje me partine tende ne zgjedhje me njerin nga 2 koalicionet e medhaja. Me votat qe do kishe ne Keshill Bashkiak mund te beje pune te mira per Tiranen dhe te hidhje bazat per zgjidhjet e 2017.
Tre pyetje per ty Gjergj:
1. Si do e qeverisesh Tiranen me qeverine kundra, opoziten kundra, pa fonde dhe me keshill bashkiak qe do te xhongloje ty 365 dite te vitit ?
2. A do besh spastrime masive ne administrate sepse ata qe punojne aty sot jane te gjithe militante kamikaz te PD-se dhe LSI-se? Nese Po me cfare baze ligjore? Nese Jo si do ja besh te punosh me njerez qe as i do e as te duan ?
3. Cfare pergjegjesie i njeh vetes, qe periudhat me te errta ne historikun e tyre, KESH dhe INUK i kaluan kur Berisha te vuri ty si drejtor. Po per privatizimin famekeq qe bere ne favorte CEZ ?
Z. Bojaxhi ti je nje Kreshnik Spahiu i ri, qe u financua nga vellai Turk dhe Berisha per te mbledhur votat e te pakenaqurve dhe te budallenjve qe pastaj me vone tja shisje padronit qe te dha parate.
Se kush luan mbas teje do i dali boja shpejt. Ti mund te jesh bojaxhi me i mire se Kreshniku kuq e zi, por tek e fundit bojaxhi je, nuk behesh dot murator.
Nuk e luan as topi ç’ke shkruar më sipër, o Epiroti ll, aferim të qoftë!
Më lejo dhe mua, i dashur, të peshkoj ca të trasha, që i ka lëshuar pa teklif zoti Bojaxhi, tamam për ata kërriçat që, pas berihait, tundin shkopin e flamurit pa parë fare se çfarë flamuri tundin me atë shkop.
Thotë Bojaxhiu(perifrazoj), …problemet e Tiranës, duket sikur janë probleme teknike, por “ne” (kush ‘ne’ vallë) mendojmë se ato janë probleme thellësisjt politike…
Bukuri, zoti Bojaxhi, nëse problemet janë thelbësisht politike, athere edhe studenti i vitit të parë të shkencave socio-politike e di se, zgjidhja e tyre duhet , gjithashtu, të jetë kryesisht politike, që do të thotë se, kandidatura jote që pretendon të mos jetë politike, vetëm do tju vijë rrotull atyre problemeve(të qytetarëve), por në fakt, do të merret dhe do të jetë plot suksese, vetëm në zgjidhjen e ca interesave “fare të vockëla” të zotit Bojaxhiu dhe të klanit të bisneseve dhe sipërmarjeve që do financojnë dhe menaxhojnë fushatën e tij.
Madje, edhe këto “arritje madhështore” personale të supozuara, nëse funksionon konspiracioni “Bojaxhiu & Co, Spring 2015” dhe Bojaxhiu bëhet Qytetari i Parë i Tiranës( i dyti pas Lulkës, që paralelisht ka edhe qytetarinë e Amerikanës), këto arritje do jenë të mundura vetëm nëse Këshilli Bashkiak që është fytyra , zëri dhe dora e hapur vetëm e vetëm e politikës, do të gllabërojë pjesën e vet të majme nga këto arritje teknike, sigurisht, pjesë nga dhjami i interesave të nëpërkëmbura të qytetarëve.
Çdokush, me dy pare mënd në kokë, e kupton qartë se:
-Kandidatura e zotit Bojaxhi, është thellësisht politike, ështe e mirëllogaritur të jetë politike dhe të krijojë efekte politike në balancën e pushteteve në Shqipëri!
Kjo kandidaturë është asi nën mëngë i Lul Bashës dhe vjen si një bekim i freskët në zhegun politik të Berishës.
Nga 1 milion votuesit e Rilindjes, hordhia e të majtëve apo të asnjëanësve, të të pakënaqurve të përkorë apo të atyre të tërbuar, nga aksionet shtetformuese të Ramës, mezi çkanë pritur të hakmerren thellë me maxhorancën, që i zhgënjeu pabesisht, që jo vetëm e la shëndoshë e mirë kuçedrën Berisha dhe zhganin e tij, jo vetëm nuk i çoi ata para drejtësisë, por në mënyrë masive i mbajti militantët e PD-së, nëpër po ato punëra, ofiqe e poste ku i kishte siguruar ngrohtë Berisha, pasi kishte shkelmuar e spastruar pa shumë ceremonira, këdo që politikisht nuk ishte në krahun e tij.
Dhe nuk mjaftoi me kaq, por Rama u prishi shtëpitë dhe “bizneset” pa leje, me mijëra të tilla, u preu dritat dhe lidhjet ilegale të tyre dhe i detyroi të vraponin nëpër radha, për të paguar faturat e prapambetura; pa futi edhe ca nëpër burgje, pa ju preu cave dhe koromadhen e hidhur që dilte nga ai i bekuari hashash, i mbjellë ku të mundej e si të mundej nga fshatari në jugë a në veri, për afendikoin apo për again e drogës.
Ka edhe plot e plot të tjera, ju thojini a u vini emrin, por ama, de more de, Rama po bën shtet, e çfarë shteti, me dekorata nga ambasada, e nga Brukseli dhe nga Washingtoni, nga NATO dhe Interpoli, nga Janullatosi dhe nga Stambolli.
Shtet, de more de, pa hatëre e miqësira, që i shkon kokën në satër, edhe miqve kur e shkelin, ja e patë, Shpëtim Gjikën, nga Vlora, zëmra labe e të majtës dhe mburoja e Rilindjes, në burg të vejë qerratai!
Po, do thoni ju, po Berisha me yje e tuje dhe Ben Imami, gjenerali i pronave të ushtrisë dhe reklamave të Klanit, po Shkelzeni dhe Mehdiu i varrezës së Gerdecit, po Lul Basha i 200 milionëve dhe 4 të vrarëve në bulavard, po e po, po e po?
Dale de, ju lutem, se ka rradhë puna, se prokurorinë nuk e kemi tonën dhe e kemi lënë të stërvisi edhe ca dorën m tanët, si me çështjen Doshi, psh.
Deri në zgjedhjet lokale, në Qershor, Rama ka kohë akoma, të fillojë fushatën e prerjes së lidhejeve të paligjshme të ujit dhe pagesës së faturave përkatëse, për ti dhënë grahmat e fundit sharrës që po pret degën e kalbur ku ka vënë bythën, duke ëndëruar se, me gjithë firot nga spektaklet shtetformuese, nga 1 milion votat, do ti kenë mbetur aq vota sa për të mbetur në maxhorancë.
Ka të ngjarë të jetë kështu, apo më mirë, ka të ngjarë të ishte kështu.
Por ja, trak e krak, na vjen Gjergji Bojaxhi, i “pavaruri” nga politika, por i financuar për fushatën nga grupe interesi ama( “grupe interesi”-ah çfarë ngarkese pafajsie ka kjo shprehje!); na vjen ai, kanakari i ambasadave, por edhe i Mero Bazes ama, i paraprirë tek TemA, që pa nisur fare kjo mesele, (Po ç’bëhet ky Çili xhanëm, ky, Naimi a Henri, si i thonë?); na vjen ai, qytetari tironas, por me profil ndërkombëtar ama,(ah, si nuk sajuam dot një pashaportë amerikane a të keqen, pa nami u bëftë); na vjen ai, Bojaxhi, pa klane biznesi por me eksperiencë në biznes, ama,(Ah, KESH-i,oh CEZ-i, ç’tragjedi e ëmbël), na vjen ai me eksperiencë e pjekuri edhe në politikë, por ama me eksperiencë apolitike.
Dhe ja ku vjen Gjergj Bojaxhi, ky dordolec showman, i sjellë në politikën shqiptare posaçërisht që, më shumë se gjysma e atyre votuesve rilindas të zhgënjyer, të zëmëruar apo të tërbuar nga ato reformat ramaiste që molloisa më sipër, pikërisht ajo gjysma, ajo masa e verbër që edhe pse e urren Ramen që i zhgënjeu keq, prapseprapë do dilnin të votonin për Ramën në Qershor, sepse nuk ju rri dot bytha pa votuar dhe sepse, nuk do të votonin kurrë për Berishën, të cilin duan ta hanë të gjallë, pikërisht kjo gjysëm e verbër dhe pa tru, do dalë të votojë për Bojaxhiun, sepse Bojaxhiu virtualisht nuk do ju duket të jetë si Luli-Berisha dhe kështu, do ngazëllehej kjo masë e verbër dhe pa tru, edhe Lul-Berishën nuk e votojmë, edhe Edi Ramën e ndëshkojmë.
Dhe kjo gjysëm masë e verbër dhe pa tru, nuk është pak, është 75-135 mijë, na thonë hesapet e Zaloshnjës, të cilin unë e besoj në kalkulimet e tij, jo se e mbaj për ndonjë burrë shumë të zgjuar, por sepse e mbaj për një tip pa emocione dhe pasione, kur vjen puna te kalkulimet politike dhe zgjedhore.
Me një mesatare të trashë, kjo gjysëm që do votojë Bojaxhiun, është rreth 50 mijë, e tëra e hequr nga votat e Rilindjes, asnjë votë e hequr nga Lul-Berisha, asnje votë për be.
Me kanditaturën e Bojaxhiut si pykë, balanca e votave PS-PD shkon në mes dhe, duke pasur parasysh revanshin mobilizues të së djathtës, kandidatin fitues ndërmjet PS-PD-së, do të duhet ta ndajë me mëngë të përveshura, si dikur në 2011 Arvizu-ja, ambasdori i ri kokorroç amerikan, zoti Lu.
Unë kam edhe një provë tjetër në dobi të tezës sime se kandidimi i Bojaxhiut, është komploti Luli-Berisha me sponsor masonët ndërkombëtarë, për balancimin e pozitave të dy krahëvë të politikës shqiptare.
Prova është komentuesi Skypion i cili, duke komentuar parashikimin e Zaloshnjës për votat e mundshme të Bojaxhiut në Tiranë, hidhet si qen i tërbuar kundër Zaloshnjes, me akuzën si kontigjent i Ramës dhe sidomos, me akuzën kundër Bojaxhiut si lojtar i Ramës,në zgjedhjet e Tiranës.
Çfarë e shtyn Skypionin ta akuzojë Bojaxhiun si lojtar të Ramës?
Për tu siguruar se, edhe ndonjë gjytyrym i së djathtës që do shkonte pas berihait për të votuar Bojaxhiun, të ndrronte rrugë, për tek kandidati i vetëm i të djathtës.
Kurojo Z. Bojaxhi! Ju e bete detyren tuaj si qytetar i mire i ketij vendi. Tani eshte rradha e qytetareve per te treguar guxim si ky i juaji. votues, thirrini mendjes sepse keshtu nuk shtyhet me. Gjergji e beri punen e tij, ne na duhet ta mbeshtesim qe ti tregojme klases politike qe NE qytetaret e neperkembur jemi me shume nga ata qe perfitijne nga klasa politike. eshte koha tu tregojme vendin me voten tone. ky eshte i vetmi mjet qe nuk na e marrin dot:)
YES, WE CAN!
Ngadale moj ti ngadale, harron qe ky eshte anetar i PD dhe nqs PD-ja nuk nxjerr kandidat, ky qe nje dreq e di si i ka bere aq leke me rroge shteti, behet zyrtarisht kandidati Saliut dhe qaje se behet pune edhe per 4 vjet te tjera.Sa popull naiv qe jeni, harruat qe ky eshte shoku Argites dhe kjo eshte loja per te mbajtur Tiranen nen kontrollin e familjes.
A more pikpytje sa pikpytje te tjera ke mbas vetes.
Vetem Rama me roge shteti ka bere nje vile dhe ka kredi 3000 euro.
Po fermen ne baldushk super moderne me cfare e beri ky hajdut qe mendon te fuqizohet ne te ardhmen ,hapni syte qorra para se ta intervistoni
Pse vetem kaq? Po hidrocétralin ne zonen e Graboves se Gramshit, po vilen ne Farke me ca i beri? Me djersen u kujt? Me djersen e popullit se sma merr mendja me rrogen ne shtet, e as me rrogen qe merrte ne amerike tek Gillete.
Nje plehre me shume qe pretendon se eshte i paster. Pthu rrace e keqe!
Pse mashtron, pse quan veten i pavarur kur deri dje ke qene pushtetar dhe minister i “skualifikuar dhe i pa zote” ?
Ti nje “fllucke sapuni” qe plas ne ajer.
Pamvarsisht qe nuk jam votues ne Kryeqytet mendoje se njerez te tille duhet te kandidojne ne qytetet kryesore, le te jete kjo nje shuplake per te dy krahet e politikes. Suksese z.Bojaxhi !
ishe ne politike dhe haje mire se edhe vidhje atje.
Bere edhe ate investim atje sic thone edhe te tjeret, po me cfare e bere ate e di ti nuk thashe gje une?
Ku i more gjithe at a para per te ngritur fermen, une sthashe gje ate e pane te tjeret parat edhe ne kte rast ti e di se ku i more?
Une do votoj hapur per ty nese tregohesh i sinqerte qe po vjen te besh leke qe do te mblidhen dhe te ngresh ndonje biznes tjeter, se per te fituar e di edhe vete se nuk ke shanse?
1- Parate do vijne nga qytetaret e thjeshte. Qytetaret e thjeshte nuk kane leke per me pagu dritat e paskan leke per ti dhene bojaxhiut per fushate elektorle, keshtu qe ky variant le shume per te deshiruar.
Parate do vijne nga grupe interesi publike, te deklaruara e jo te kriminalizuara. Te dali nje e te me thote nje grup interesi i identifikuar si i kriminalizuar ne shqiperi. te gjithe grupet e interesit ne shqiperi operojne si te paster, puna eshte leket e kujt qarkullojn keto grupe, cila eshte kontrata e pashkruar apo e shkruar po e pathene me keto grupe interesi? jane gje keto grupe interesi te lidhura me energjitiken dhe hidrokarburet? etj etj
2- Nuk eshte projekti im po i nje grupi njerezish. Dmth ideja apo projekti per tiranen e neserme nuk eshte i joti, ti vetem sa do vesh firmen ne vendimet qe do marrin njerezit ne hije per te vene ne jete projektin e tyre. dmth bojaxhiu nuk ka asnje ide apo projeksion te tijin per tiranen por thjesht i kane vene projektin mbi tavoline, i kane thene mesoje permendesh, dhe nisu per fushate. Njeriu i cili pretendon te ndryshoje menyren sesi funksionon politika ne shqiperi duhet te jete nje njeri me ide te tijat, duhe te jete njeri qe tregon vizionin e tij e jo te nje grupi njerezish, duhet tejete nje njeri i cili me idete dhe vizionin e tij ti terheqi njerezit drejt suksesit e jo nje njeri qe ka nvoje per babysiter per tu bere kryetar bshkie pasi ja ku e patem luljeten per 4 vjet e nuk beri asgje vec ngeli me luledele ne dore. Por mesa duket edhe pas bojaxhiut qendron nje klan i caktuar qe perfaqeson interesat e kush e di se kujt grupi interesi ekonomik. Por mund te hamendesojme qe meqe bojaxhiu vjen nga nje background energjitik ath suposojme qe grupet ekonomike qe e mbeshtesin dhe sponzorizojne apo njerezit qe fshihen pas tyre vijne nga kjo fushe.
P.S
Sidoqofte gjergji ki menjen nga saliu se ai qe e ha ne ket mes je ti, as grupet e interesit e as grupet e projektimit. Saliu ka eksperience me keto daljet ne gjueti apo daljet nga kthesa. pa permendur qe vete grupi jot i interesit apo projektimit mund te ta punoje nen rrogoz pasi nuk dihet se lojen e kujt ben grupi e c’gur shahu je ti ne ket loje.
po e mbeshteti kinezi qe flet shqip,Rrofte bojaxhiu
O Zot/Allah jepu sy qorrave!
Gjithe shqipetaret duhet te luten qe Z. Gjergji Bojaxhi ta firoje kete gare.
Te lumte Forest. Do Zoti e degjon thirrjen tende dhe te jep sy ty te parit.
Por mos e shaj Zotin pastaj kur te kuptosh qe sot per sot je pak qorr
Gjergj Bojaxhi 2015〓Hysni Milloshi 2011
Obobo jane sul gjith katunaret me komente kunder kandidatit qe rrezikon babezine e atyre qe u kane premtu vende pune, tendera dhe leje ndertimi. Shenje e mire kjo.
E bukur kjo ?
qashtu osht mre shoku fshatunar, qashtu
Nese je vertet i pavarur te pershendes dhe te uroj per kete iniciative.Nese do te fitosh them se ka qytetari. Nese nuk fiton ska qytetari, Europa eshte akoma larg
Gjiithsesi kjo eshte pozitive se u ngrit pazari i kandidaturave, keshtu
qe do shpetojme nga kandidatura si Grida Kurva Duma, Lindita Analfabete
Nikolla, Albana Minifundi Dhimitri etj.
Gjithsesi ngelen Eriona Dylbere Veliaj, Blendi Gallof Klosi etj etj
Sa gjynaf qe jemi!
Forca Gjergji!Eshte normal qe militantet jan kundra,kan se çfar humbasin.
Per sa koh Partite mbrojn militantet e tyre edhe kur jan te inkriminuar,
nuk ka shprese per ndryshim ne politiken shqiptare.
Natyrisht qe nuk eshte e lehte te sfidosh hajdutet e politikes shqiptare.
Nese fiton,humbesit me te medhenj do te jene militantet e PD,PS dhe LSI.
Fitorja e nje kandidati te pavarur,nuk do te sjelli mrekulline,por qe do te ndryshoi patjeter diçka,eshte mese e sigurte.
Por ndryshimi me i madh eshte ndryshimi monopol i hartes politike,zbyth
ata qe kan monopolizuar politiken keto 25 vjet,duke i hapur rrugen grupeve te reja interesi ne skenen politike shqiptare,qe me kodin zgjedhor te sotem,pa aleance me te vjeterit eshte e pamundur te behesh faktor politik.
Thyerja e kesaj embargoje do “rrevolucionizoi”patjeter edhe tre Partite,
qe e kan marre pushtetin me blerje votash dhe premtimet per nje vend pune
per militantet e tyre,duke sakrifikuar dhe shkatrruar administraten shterore me injorantet qe kan vetem nje argument per meritat e tyre,
militantizmin partiak.Mjaft militantizmit,gangrenes se shoqerise shqiptare.Suksese Gjergji.
“Mbështetja jonë financiare do të vijë nga qytetarët e thjeshtë dhe nga grupe interesi që do të jenë nga grupe interesi të cilat do të jenë të
deklaruara,publike dhe jo të kriminalizuara”.Gj.B
Besoj se kjo deklarate i (sh)qeteson militantet”!
Deri tani nuk i ka deklaruar asnje Parti shumat dhe burimet se nga vjen mbeshtja finaciare ne fushatat zgjedhore,qe te len te dyshosh se jan perdorur Leke te pista.
Nuk dij per ke te votoj,dy kandidatura te shkelqyeshme, Pandeli Majko(nipi i Kristo Papa Negovanit) dhe Gjergj Bojaxhiu(nipi i Gonxhe Bojaxhiut-Nene Terezes).
Te lumte Forest. Do Zoti e degjon thirrjen tende dhe te jep sy ty te parit.
Por mos e shaj Zotin pastaj kur te kuptosh qe sot per sot je pak qorr.
Rames dhe Berishes duhet ti jepet nje grusht i forte kete here, shpresoj qe njerezit te dine te bejne nje zgjedhje te duhur.
sa qeka plak e qeka shqiptarizu e katundarizu. I kena pas shpit afer ne dc. ishin cift I lezetshem ky ene jola, goca e ish ambasadorit ne moske
Une i pari do ti dhuroj 3000€ dhe punoj ne Durres. Thjeshte shpresoj qe te mund te mberrij ne Tirane brenda nje kohe njerezore, te kryej pune ne nje afat kohor te aresyeshem, te mos parkoj ne vende ku me duhet te akordohem me plehrat shoqerore, te mos me prishet humori, shendeti dhe dita nga pluhuri, smogu, zymtesia, varferia, pislleku dhe te fortit.
Seshpejti dalin fakte per vjedhjet e Gjergjit si z/minister per energjine dhe sinDrejtir i KESH, te cilat nuk i justifikon me faktin qe mamaja ka punuar ne Irak ne bazat amerikane.
A do ta financoj perseri RIRA me leket e tenderave te naftes te TEC Vlore?
Sapo lexova intervisten e z.Bojaxhiu. Te vjen keq kur pretendojne te behen kryebashkiake duke i dhene vetes cilesi qe nuk i kane. Nje nder keto eshte sinqeriteti. Z Bojaxhi duhet te sqaroje publikisht : Ku i ka gjetur ato sasi te stermedha parash me te cilat ka blere ne Baldushk qindra hektare toke duke mbjelle ne to mijra rrenje ullinj. Vetem nje rast ky,ka edhe te tjera.Pasi te beje kete sqarim njerezit mund te mendojne sea mund te jete ky K/bashkiaku i Tiranes ?
Shoku Qemal! Po ju jap nje pergjigje te paautorizuar nga z.Bojaxhi. Nje rrenje ulli ne kohen kur shtetasi Bojaxhi vendosi te mbjelle ullinj ne vend qe te blinte beton, ka kushtuar me pak se $4 amerikan. Gjergji ka mbjelle 1000 rrenje ullinj, pra ka harxhuar $4000 dollare. Toka ne Baldushk ne 1994 deri ne 2002 eshte dhene me 2500 leke te vjetra per meter katror. Ato para emigrantet largpames si Bojaxhi i kane bere me kursimet e 2 viteve pune ne SHBA. Shqiperia fiton me njerez si Bojaxhiu, Baldushku fitoi disa rrenje ullinj, Shqiperia nje manaxher dhe qytetar te denje.Ai qe mbjell edhe korr, ruhuni nga ata qe nuk mbjellin vetem korrik frutin e punes se te tjereve.
Bravo Gjergji, me vota jam i sigurt se do fitosh pasi shqiptareve u ka ardhur ku sban me, mos shiko disa militante qe shesin edhe femijet e tyre per partine, suksese dhe vota ime eshte per ty!!!
Ky Duhet vizitu are te spitali 5
GJergji Bojaxhiu esht intelektual i mirefillte, por ne gjendjen qe eshte SHqiperia, GJergji e ka te pamundur te mare vottat e nevojshme per te qeverisur kryeqytetin. Megjithate koha dota vertetoi se sa dhe si dote votoine qytetaret, pore nje gje esht e sakte se votusit jane shume te politizuar.
Thank god qe nuk merrem me politik
Zoti BOJAXHI ju kini shume te drejte per ato qe thua,se Tiranes i duhet kryetar qe ti beje punen dhe jo te merret me politike.
Ky do te behet kryetari PD pas zgjedhjeve vendore.
mbase po te kishe mbiemerin Kastrioti!
Mafia politike manipuloj cdo” gen ” te angazhuari ne politik ,duke prodhuar vetem hibrite.
Un nqs do isha karikaturist , do beja nji portret ,
te shqiperise ,kapur per gryke ,duke i dal syt perpjet, nga duart e politikaneve qe i shtrengojn fytin ,per ti marre jete . Bojaxhi eshte natyrisht nji bojaxhi, ( i kualifikuar)
por qe ka nji dor me te “bute” se cdo kafshe zbrit nga mali. E keqja me e vogel
Te nderuar komentues dhe zgjedhes te kryeqytetit,mendoni dhe zgjidhni nje kandidat te pa varur apo nje kandidat qe ju perzgjedh politika.Behuni te zgjuar vetem nje here ne jeten tuaj.PERZGJEDHJA E KANDITATURES ESHTE PER MUA SI PERSON NJE TRASHEGIM NGA MONIZMI KU P.P.SH.DETYRONTE POPULLIN TE VOTONTE SIC DESHIRONTE PARTIA.Ne tani duhet ti themi vetes i pa varur nga politika duke ZGJEDHUR kandidatin qe shohim me te arsyeshem dhe jo te PERZGJEDHURIN e tyre,se me 21 qershor ne nuk vemi ne ZGJEDHJE por PERZGJEDHJE.Ndergjegjesohuni o bashke qytetaret e nderuar te popullit tim.Pershendetje nga KORCA,RESPEKTE.
Nqs na kane ngelur dy pare mend eshte koha e duhur per te votuar dike jashte partive dhe dhe per ti thyer turinjte te Rames, Berishes, Bashes, dreqit dhe te birit. Mos thoni pastaj ” votova qelbesiren me te mire ” Ose mut njeri dhe shurre tjetri”. Une do te votoj per Gjergjin!
Jane sulur freshisat e gay 99 te denigrojn imazhin e Bojaxhiut. Paraodi ne kohen e paradokseve, ku ata qe vuajn mbeshtesin me shume ata qe ja zhysin.
per te rritur transparencen me publikun lidhur me gjendjen e tij financiare, z. Bojaxhi duhet te deklaroje pervec shtepise qe ka jashte rrethinave te Tiranes, edhe apartamentin qe ka ne ETC,ku ka jetuar prej disa vitesh deri sa mbaroi shtepine, dhe kete apartament sot e ka dhene me qera.
I cnderuari zoti bojaujavajraxhi e meriton kryekashkiakun por nuk na thote perse na e beri vleren e nje kw energji elektrike me 13,5lek kur e gjeti me 7lek se bashku me babain e korrupsionit te politikes shqiptare-grenc rrulin. Kur i beri mu… keshit na bente shou me pinca ne dore si elektricist i devotshem, duke bere lidhjet e paligjshme te bathorakeve, derisa e katandisi keshin fund pesembedhjetditeshi e ia pasoi cekut. Duke e lene te lire fantazine time ketu e ne maje te xhomolungmes, per nder te bojakut, po e fantazoj ate ,bashke me shpirtin menaxhues te tij,me kostumin e gjelber duke pastruar rruget e tiranes dhe maje makinave te plehrave. Ide gjeniale e qerratait. Harrova ta pyes z. Bojraxhi se cfar u be me faturuesin e famshem te keshit kur ky ishte drejtor dhe grenc rryli minister. Elio elmazi, per vite me radhe nuk faturonte energji tek nje subjekt tregtar me konsum te fuqishem energjie, ne shkembim te pagesave te majme qe zonja e biznesit i jepte, e mesuar kjo edhe me veprime te tjera korruptive. Z. Bojraxhi, se bashku me z. Rryli, sorollaten me vite ankuesin viktime te ketij veprimi, duke marre ne mbrojtje faturuesin deri ne prokurori me justifikimin absurd-qesharak se ndertesa ishte shembur, ne nje kohe qe ndertesa rron e vegjeton ne kembe pa i rene asnje milimeter katror suva, madje ne mes te tiranes, e bukur dhe madheshtore pothuajse sa himalajet e bojraxhiut. Megjithate kusuret i pagoi pronari i mjedisit dhe jo qiraxhesha mafioze dhe faturuesi i suksesshem elio elmazi, madje drejtori dhe ministri i qane edhe hallin me shpirtmadhesine e tyre me justifikimin se eljo na qenka jetim, pa babe(jetim 30 vjec). Lus zotin te mos kete te beje me vartes te tille jetimlleku se bojraxhiu nuk ju reziston dot dhimbjeve te tilla. E fundit: osman gazepi, kryebashkiaku i famshem i kohes se zogut ne berat, meqense e beri uje kete qytet, ne prag te fushates elektorale, i kerkon musa jukes, minister i brendshem ne ate kohe, qe ta coje ne korce. Ky, jo pa sarkazme i dergon telegram osmanit dhe duke ia aprovuar kerkesen i thote: edhe korcen qe kerkove, edhe korcen ta dhame, ja rregulloje sic duhet, ja dhite sic dhjeve beratne. Edhe ti o bojraxhi, ja beje me bojra tiranen, ja beji naften sic ia bere keshit qe e pasove deri ne bohemine e larget te cekut cez, pa folur fare per inuk-betonin e tiranes. Urime ne zululandin e qorrave!