Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratës së Taulant Ballës ku kërkon shpjegime se pse nuk është gjykuar Lulzim Basha për shpërdorim të detyrës dhe te shkeljes se barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike.
Në një deklaratë, PD thotë se këto shpifje tregojnë qartazi se Edi Rama është kundër dekriminalizimit.
“Edi Rama u shfaq sërish sot kundër dekriminalizimit, me anë të zëdhënësit të certifikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht si shpifës.
Reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit.
Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë.
Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit”, thuhet në deklaratën e PD-së./j.h
Dokumenti i bërë publik nga Taulant Balla:
Cojeni deri ne fund dhe me cdo cmim,po filloeni nga Saliu,pastai Luli e me radhe, dhe nese ka radhe,radha keshtu fillon,ky eshte mendimi i te pakten mbi 80-85% e shqiptareve.
Basha
duhet arrestuar bashke me super-killerin Berisha.
o mero, pa kerkoji pak Taulantit letrat e tenderit te motres se tij ne lidhje me reklamat ne Ministrine e Tahirit…
plot 450.000 euro ka marre ajo zonja me burre grek!
Cfare lidhje ka kjo pergjigje me kerkesen e Balles?!
Ke quan dekriminilizim PD vetem goditjen e kundershtareve jo pastrimin e vetes, sikur nuk mund te quhet i bere nje proces i tille ku pastrohet vetem kundershtari ne nje kohe qe per ju ka me shume prova se sajesat tuaja per te tjeret.
Po i vjen fundi hajdutit dhe vrasesit! Do mallkoj diten qe ka lindur. Ja beri saliu.