Nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë para disa muajsh dhe nga një sondazh verifikues i zhvilluar nga një sondazhist tjetër më vonë, rezultonte se 72-135 mijë kryeqytetas ishin gati të votonin për Gjergj Bojaxhiun si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Tiranës, në përballjen me Pandeli Majkon, ose Mimi Kodhelin, ose Lindita Nikollin, ose Erion Veliajn, ose Saimir Tahirin, nga e majta, dhe Lulzim Bashën, ose Majlinda Bregun, ose Grida Dumën, ose Eduard Selamin, nga e djathta. Me një interval të ngjashëm rezultonin edhe Fatos Lubonja e Dashamir Shehi, në një kandidim hipotetik si kandidatë të pavarur.
Kur u zhvilluan tri sondazhet e sipërcituara, pyetja rreth kandidimit të Bojaxhiut ishte hipotetike. Ndërsa tani që ai e ka deklaruar se do të kandidojë, pyetja është konkrete: Sa vota do të marrë Bojaxhiu në 21 qershor?
Përgjigjia e kësaj pyetje varet nga përgjigjet e tri pyetjeve të tjera: 1-A do të arrijë Bojaxhiu të mbledhë 6100 firma për t’u regjistruar si kandidat zyrtar në KQZ? 2-Si do ta zhvillojë fushatën Bojaxhiu? 3-Si do ta zhvillojnë fushatën kundër tij rivalët dhe si do t’u përgjigjet Bojaxhiu?
Në qoftë se Bojaxhiu nuk arrin të mbledhë 6100 fima, kuptohet që ai do të marrë zero vota… Por nga informacioni që kam, Bojaxhiu e ka filluar mbledhjen e firmave pa e shpallur publikisht kandidaturën. Dhe tani, me shpalljen e saj, ai do ta intensifikojë mbledhjen e firmave edhe nëpërmjet një fushate publike, që ia lejojnë kushtet e teknologjisë moderne. Pra, le të supozojmë se Bojaxhiu do të arrijë t’i mbledhë firmat e nevojshme për kandidim si i pavarur.
Pas regjistrimit zyrtar në KQZ si kandidat, Bojaxhiut do t’i duhet të bëjë fushatë në kushte disfavorizuese për të, sepse mediat tradicionale do t’i japin shumë më tepër hapësirë rivalëve të tij të partive të mëdha. Për këtë arsye, atij do t’i duhet të shfrytëzojë sa më gjerësisht edhe mediat alternative (rrjetet sociale, portalet online), në mënyrë që platforma e tij të bëhet e njohur për të gjithë ata që paraprakisht anojnë drejt dhënies së votës për të – një i anketuar mund të thotë se është gati të votojë për Bojaxhiun, por duhet bindur e motivuar që në 21 qershor të marrë mundimin për të shkuar në kutinë e votimit.
Për të realizuar këtë, Bojaxhiu duhet të ngjallë optimizëm e besim se premtimet e tij për përmirësimin e Tiranës do t’i realizojë. Ai duhet t’i bindë votuesit që anojnë nga ai se nuk do të bjerë preh e trysnisë klienteliste dhe korruptive që do ta rrethojë, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet të demostrojë sesi do t’i tejkalojë pengesat e qeverisë qendrore, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet t’i bindë votuesit që anojnë nga ai se do të ketë vëzhgues të betuar në 1070 qendrat e votimit të Tiranës, në mënyrë që votat për të mos të tjetërsohen apo të zhvlerësohen.
Dhe së fundi, numri i votave që do të marrë Bojaxhiu do të varet shumë edhe nga fushata e akuzave që do t’i bëjnë rivalët, si dhe nga përgjigjet që do t’u japë Bojaxhiu atyre. PS-ja do ta akuzojë se ai po bën lojën e Hysni Milloshit, për të tërhequr sa më shumë votues të pakënaqur të saj dhe anasjelltas. Të dyja partitë do të mundohen të përhapin thashetheme për një pasurim të Bojaxhiut prej qënies së tij drejtor i KESH-it dhe INUK-ut. Gjithashtu, ato do të mundohen të përhapin thashetheme edhe për njerzit që do ta mbështesin publikisht kandidaturën e Bojaxhiut.
Duke parë këto pengesa që ka përpara Bojaxhiu, mund të thuhet se fitorja e garës ku është futur është më e vështirë se ngjitja që i bëri Everestit si alpinist. Dhe në qoftë se ai nuk do dijë t’i kapërcejë këto pengesa, kaposhi i rezultateve në sondazhet e sipërcituara mund të katandiset në një thelë…
Me lehte se Everest.
Zalo kam nje pyetje. Sondazhet kushtojne para. Perse te ka shkuar mendja te shpenzosh para per emrin e Bojaxhiut ne sondazhe ? Kaq mjafton per te kuptuar se ky eshte nje kandidat i “pavarur” i sponsorizuar nga e majta por kam frike qe ne fund te dites do u hape gropen po atyre.
Ashtu sic edhe pritej,Gjergj Bojaxhiu shpalli kandidaturen e tij.
Kandidimi i gjergj Bojaxhiut qe lajmeruar jave me pare nga Partia Socialiste,me ane te te mediave dhe analisteve te saj.
I pari nder analistet socialiste qe njoftoi opionionin publik se gjergj Bojaxhiu do te kandidonte,ishte analisti socialist,staticieni i qeverise socialiste,shamani personal i Edi Rames,Eduard Zaloshnja.
Qe kur lajmeroi per kandidaduren e Bojaxhiut,Zaloshnja i Edi Rames,ka shkruar nje sere artikujsh,ku fton kryeqytetasit te votojne Bojaxhiun.
Nje analist i socialistave si Eduard Zaloshnja,fton kryeqytetasit per te votuar nje “kandidat te pavarur”!Kjo duket si kunderthenese,sepse keshtu i merren votat kandidatit te partise se tij!Apo jo?!
Ne fakt,nuk ka kunderthenie ketu.Eshte krejt e kunderta.E kunderta perfekte madje.
Edi Rama,Partia Socialiste,keshilltaret e saj per zgjedhjet vendore,ku Zaloshnja eshte me i spikaturi,ka kohe qe kane arritur ne perfundimin qe,kandidatura e Gjergj Bojaxhiut,eshte jetike per kandidaturen zyrtare te Partise Socialiste.
Socialistet kane arritur ne perfundimin,qe kandidatura e Bojaxhiut,e ben te sigurte fitoren e kandidatit zyrtar te Partise Socialiste.
Partia Socialiste nuk mund te beje fushate te hapur per Bojaxhiun.Keshtu,ajo ka mobilizuar te gjitha burimet e saj mediatike,per t’i bere fushaten Gjergjit.
Te gjithe mediat e majta,te gjithe analistet me te njohur te majte dhe prane qeverise,ka kohe qe po bejne fushate per Gjergj Bojaxhiun.
Ne frontline eshte Zaloshnja,sepse eshte staticien i pavarur i Edi Rames,dhe ashtu si Bojaxhiu,eshte ” i djathte”…!
Aq i djathte eshte Zaloshnja… sa ben fushate Partine Socialiste!
Aq i djathte eshte Bojaxhiu… sa kandidaton per Partine Socialiste!
Ne fakt,edhe vete padroni i Zaloshnjes dhe Bojaxhiut,Edi Rama pra,eshte “i djathte” si keta te dy,e ka thene publikisht madje…por se qysh eshte gjendur ne krye te socialistave!
Shanset per fitore te Partise Socialiste ne zgjedhjet per Tiranen,nuk jane te pakta.
Partia Socialiste ka nje avantazh ndaj Partise Demokratike.
Partia Socialiste ka dy(2) kandidatura per Tiranen kunder nje(1) te Partise Demokratike.
Dy kandidate te se majtes,kunder nje te se djathtes.
Kandidati i Partise Demokratike do ta kete te veshtire betejen,sepse nje nder dy kandidatet e Partise Socialiste eshte Bojaxhiu.
Bojaxhiu ka qene dikur ne kampin e djathte.E njeh ate.I di hilete.Gjithe kete njohuri,tani qe ka dezertuar ne kampin e majte,i shfrytezon kunder kampit te djathte.Eshte pikerisht kjo qe e ben te veshtire betejen e kandidatit te PD-se ndaj dy kandidateve te PS-se per Tiranen.
Megjithate,duke pare friken ne kampin e majte,qe nga frika e kundershtarit,eshte kthyer ne nje zone graviteti per gjithe renegatet dhe qelbesirat,shanset per opoziten demokrate qe te mbaje Tiranen te mos rreshqase ne duart e pushtetit oligark,jane te medha.
or kac islam skypioni, i je qep keq zaloshnjes, sepse ai tha gara del barazim ne 2009-en dhe ti the fiton rama 73 mandate. ne 2013-en ti the fiton berisha 71 mandate dhe zaloshnja tha se fiton vetem 60…
E vetmja zgjidhje eshte nje kandidat i Partise Komuniste!
Paramendoni vete sikur Kryetar i Bashkise Tirane te jete nje komunist! Atehere punet do shkojne ashtu si duhet dhe hajdutet as qe do i afrohen bashkise! Po ec e mbyshi mendjen trupeshkeve qe u eshte bere lavazh truri ne 90′ ?
O Zallo, o pusht, o njeri pa kollan, po jeni mesuar juve te hani ose nga PD ose nga PS, tani qe ju dalin te pavarur ku nuk hani dot i merrni neper kembe e i thoni se ne nahijen e ndyre shqiptare, nje njeri i ndershem dhe qytetar nuk ka vend, sepse nese fiton Gjergji ti mbetesh si legen pa pune. Shpresojm shume qe dhe 60 Gjergja te tjere ne Shqiperi te dalin te pavarur dhe shkoni ne te semes ju te PD, PS, e LSi, qe vendosni ndyrsira. Ju politika e ndyre e PSPDLSIPDIU do leni leshte kete here. Ketu jemi ky popull do tju tredhe me thua.
Le te vendose tani Rama i tredhur mafjozet e ndyre ne Tirana, Durres, Elbasan, Fier, Gjiroaster etj, le te vendose tani Mete muti mafjozet e tij atje ku do, le ti vendose Lulzimja kafshet e tij ne Tirane, Durres, Shkoder, Ebasan, Fier, e Gjirkokaster. Keto Zgjedhje nese nuk do te abuzohen. Ne 23 qershor 2013 i leshuan flakerimat 1000000 Shqiptaret Serbit Sali me banden e tij, ne 21 Qershor 2015 do i leshojne 2000000 flakerima kryetareve te ndyre te PSPDLSIPDIU-s. Mbani mend o ju kryetare qe ato qe ju vendosni jane te inkriminuar. Tung. Pac Jete o Gjergj e suksese, ne Tirane je i fituar, por merre me qetesi e mos bjer pre e provokimeve.Shume urime.
Nga emrat qe permenden me lart une do votoja Z.Bojaxhi.nese duam te bejme ndryshime te shpejta.
edhe une do votoja Bojaxhi me te dyja duart.Eshte njeri i ndershem
si mund te votohet nje hajdut i KESHIT te saliut,ai ishte hambari i PD ,kaq popullloqke jeni neqofte se keshtu shqiptaret e deshirojne hajdutllekun,ngaqe nuk eshte mundesia per te vjedhur gjithesecili
nuk esht pune sondazhes kjo mer zaloshnja, e ka vendos rruga e elbasonit ket pune. a s’e di ti qe prindrit e bojaxhiut kane punu per CIA-n ne kosove dhe irak?
E vetmja zgjidhje per Partine Demokratike eshte te kandidoje Eduart Selamin. Me cdo kandidature tjeter pervec Selamit, do te dale forca e trete politike.
Edhe me Eduartin e treta ose e katerta do dale ;P
Do ishte fitore sikur PSD-PDS-PK-Partia Ngjeles te bashkoheshin me Gjergj Bojaxhiun.Njerezit e tromaksur nga PD-PS-LSI,qe per 25 vjet kane verteuar se vetem e kane shkateruar Shqiperine,e kane grabitur,e kane djegur,e kane sakatuar.
POR KUR DO ZGJOHET KY POPULL? TIRANA KA AQ NJERZ TE URTE,AQ TE ZGJUAR,SA TE THYEJNE TABUNE E KETYRE MASKARENJVE QE SOT BEJNE SI QENTE VETEM E VETEM,MOS HAPEN DOSJET,MOS NXIREN,VJEDHJET,VRASJET.POPULLI I TIRANE DO JETE NE KETO ZGJDHJE,AI PISHTAR QE DO GROPOSE KETO PARTI.KJO PO U BASHKUAN FORCAT PROGRESISTE,E PO QE SE NUK BASHKOHEN,ATEHERE TA MBAJNE ZGJEDHEN NE QAFEN E SAKATUAR.
gjoli. Gjergji sduhet dhe ska nevoje per tu bashkuar me asnje politikan te vjeter te dalur boje. Me te duhet te bashkohen te gjithe qytetaret e Tiranes qe jane te merzitur dhe te lodhur nga politika shterpe e politikaneve te sotem. nje klase e re politike duhet te vije dhe kjo duhet te mbeshtetet nga ne qytetaret. mbeshtetje per Gjergjin eshte mbeshtetje per cdo shqiptar te ndershem qe deri sot rri ne gjume. te zgjohemi dhe te mbeshtesim njerezit e mire. prej tyre ka shume por jane ne qetesi. ata si dhe ne mendojne se nuk mund te arrihet asgje sepse seshte terreni dhe koha.une them qe koha ka ardhur dhe terreni po krijohet. Fitore Gjergj.
Ky eshte nalisti me medioker qe ka tregu.
Flet kot, sikur eshte me shoqerine ne kafe.
Sa e trembur duket maxhoranca! Lufte maskarenjsh!
Po te banoja ne Tirane do votoja Bojaxhiun.
Tiranes i ka dale boja kaq keq, sa i duhet patjeter nje bojaxhi i mire, por a eshte valle i tille ky lloj Bojaxhiu?
Si mund te bej ndryshime ai pa mbeshtetje politike dhe ekonomike! Kush do ta sponsorizoj ne nje kohe qe ne kemi pare partite, qe kur eshte ne pushtet nje parti dhe ne bashki ka qene e kunderta, nuk ka funksionuar bile eshte bllokuar! E cfare do te bej Bojaxhiu pa mbeshtetje! Nuk ja vlen te humbasesh voten me kandidatura te tilla per momentin. Eshte heret qe ne te harijme ne keto standarte. Pra mos e humbisni voten kot sepse Tirana do te behet me keq! Jo vetem kaq por edhe e djathta nuk duhet te fitoje sepse sdo kete mbeshtetjen e qeverise dhe si perfundim asgje nuk behet me te djathten per Tiranen! Fitorja eshte e se majtes e pa diskutueshme!
Ne Europe bashkite nuk financohen nga shteti.Ne te kundert ato jane te detyruara te derdhin nji pjese nga fondet e tyre ne buxhetin e shtetit dhe shpenzimet e tyre komandohen nga dhe kontrollohen ministria e financave.
Reforma e re administrative ne Shqiperi parashikon qe çdo bashki te vetfinanacohet nga taksat dhe tarifat e mbledhura breda brenda territorit te tyre.
Patjeter Bojaxhiun,mos te ankohemi pastaj qe nuk kemi alternativa.Ky person duhet me e marre te djathten e me konkurru Ramen.Po fitoj do te kena nje rritje cilesore ne politiken e shoqerine shqiptare
Fiton e majta ne Tr . U mbyll ai muhabet .
nuk e di nese eshte cun tirone ne kuptimin qe i dhimbset mjedisi ku dhe u rrit dhe ndan kujtimet te vegjelise (imagjinoni nje kryebashkiak te prishi parqe si fjala vjen dikur ne Tirane te Re ku mund te kete luajtur vete ne to). Nga qendrimi qe ka mbajtur ne politike keto vitet e fundit, ka deshmuar dinjitet. Nderkohe, nuk di nese jam i sakte, dikur sikur u perdor nga Berisha per te ashtquajturin AMBO dhe petrolifera ne Vlore, objekt ky qe ua hoqi disi nga duart qytetin vlonjateve – ndjese nese jam gabim. Megjithate mbaresi se politika ka nevoje per fragmentizim dhe jo monopolizim si deri tani qe pjell vec arrogance.
koqe kanari ti dhe gjithe “cunat e tirones” si puna jote. Ah vaj medet…!!
Po te bie menderja ne uje oo Ediii
mos m’xeh, se e lashe kryeministrine e vura prape kandidaturen per bashkine, pastaj ta shohim kujt do t’i bjere cfare ne uje
Perderisa ka patur qofte edhe me te voglat dyshime kur ka qene ne detyra te rendesishme shteterore,nuk ja vlen te kandidoi si i pamvarur, se per ndryshe do bombardohet nga mediat e shkruara dhe ato vijezive.
Ndryshon puna nese i pamvarur do te ishte nje intelektual i mirefillt dhe i pa perlyer me pare me poste shteterore.
Po te isha ne Tirane do ja kisha dhene voten Gjergj Bojaxhiut megjithese dyshoj se vota ime do shkoje atje ku kam vendosur une.
edhe nje cope hale te vene ne majen e bashkise ky popull e meriton,koqe kanari
Bojaxhiu do marr shumicen e votave por ashtu siç thot edhe Zaloshnja rendesi ka kush i numeron dhe keta hajdutet e partive do tja vjedhin shumicen…
KY ‘BOJAXHIU’ 25 VJET KU I KA LLANGOSUR DUART NE MUT SI SHUMICA E TIRONSAVE APO NE MJALTE SI TERE KRRIMINELET E EKONOMISE SHQIPETARE?
Jam dakort me Eltonin që ky eshte nje sondazh i “pavarur” mor po 100% i pavarur i bere per qef nga zaloshnja. Si milioner qe eshte ai ka kohe dhe para per te çuar dem. Anglezet do thoshin, bull shit, Spanjolet pallavra, Italianet kacate. Veten noj idiot nuk kuptonte qe kjo eshte stisur nga PS per te llomotitur sa me kot . Politika eshte me te futur, s’ke ç’ben
eshte e wertete se ky bojaxhiu e ka teze liri berishen?, mama e tije eshte serbe .
Pengesa prej 6100 firmave eshte e veshtire per nje “alpinist”,ajo eshte vendosur nga dy partit e medha si tra dogane !
Bojaxhiu eshte i “pakenaqur” ai ka marre pjese ne ne PD,ka veshur fanellen e saj.
Basha u “ankua” per bllokim fondesh.kur ne mbeshtetje ka PD,ku vet eshte dhe kryetar i kryebashkiakve.
Nje kandidat i “pavarur” do ta kete shume te veshtire te ndertoj “tramin” i vetmuar.
Te “pakenaqur” partiak dhe jo partiak,nuk kane alternativa perfituese nga Bojaxhiu,as dhe platormen e tij,por vetem nje ish funksionar te Berishes,qe premton per qeverisje ndryshe.
Un per vete do bej rezisencen ne tirane vetem per te votuar Gjergj Bojaxhi.
Kjo eshte menyra e vetme me ndeshku Edi Ramen si kryeminister dhe Lulzim Bashen si kryetar Bashkie.
Politikanet e djathte nuk duan ta ngrejne te djathten. ne kete pike eshte detyre e Qytetareve ta ngrejme.
po ma bojatisi halen do te votoje??ama ta kemi nji kujtim nga bojaxhiu
O Zaloshnja gazetar apo çfare je? Per mendimin tim ju,per te shkruar nje shkrim te tille,ose keni mare para nga ky Bojxhi ose keni interesa te tjera per kete.Kush na qenka ky Bojaxhi qe merka kaq shume vota?……….Mesa di une i vetmi ” heroizem “qe ka bere eshte mbjellja e ullinjeve ne fshatin Baldushk te Tiranes.O Zallo shkoni dhe pyesni fshataret e zones te te thone se sa toke ka blere dhe sa ka hapur,blere apo…..dhe……. fadroma e kamionet e KESH-it qe punuan muaj te tere per te hapur toka e gropat e ullinjeve ishin te KESH-it apo te Drejtorit Bojaxhi……O Zallo mesoi te tera keto e te tjera pastaj shkruaj o kalemxhi pa boje….
Ky eshte komplet “hajdar ” , nga dy sondazhe qe kam bere thot dhe nje tjeter verifikues …sa i madh qe eshte . Ironi ne kohe te koleres . Ce ka gjet kete popull , hall i madh .
Po nuk do mend shume te mendosh qe Gjergj Bojaxhiu do te fitoje shumicen. Ka dhene prova qe eshte i zoti i punes. Pastaj me PDne dhe PS (LSIja eshte kellire dhe nuk ja vlen te diskutosh fare) njerezit jane ngopur.
Kandidatët e pavarur mund të kenë shans për të fituar, vetëm nëse kemi votim me dy raunde, me balotazh, nëse në raundin e parë asnjëri nga kandidatët garues nuk merr mbi 50%të votave. Kështu ka fituar B.Boriçi në Shkodër në vitin 1996. Me votimin me një raund, bëhet më e sigurtë fitorja e kandidatit të propozuar nga e majta, nëse kandidati i pavarur ka histori kontribut apo lidhjesh me të djathtën dhe e kundërta. Në rastin konkret vetëm se thellohet diferenca e votave për kandidatin e së majtës, ndaj atij të së djathtës.
vETEM I NDERSHEM NUK ESHTE MILIARDERI BOJAXHIU…..SHKONI SHIKONI SARAJET E TIJ NE FSHAT IKNI SHIKONIN MOLIN E NAFTES NE PYLLIN E SODES QE SJELL KARBURANT PER TE INJEKTUAR NE PUSE PA AKCIZE DHE E SHET NE TREG..LLLOGARITE BEINI VETE SA VJEDH DHE SA I NDERSHEM ESHTE
Ska rendesi sa i mire qe eshte, me e rendesishmje eshte background i tij. Ai ka qeverisur me te ashtuquaturin Skenderbe dhe detyrimisht, votat tkurren ne 30% deri ne 40% , pra ai mbetet te marre jo me shume se 18-23% nga gjithe votuesit e Tiranes.
Kaq per dijeni, dhe Majkua e ka me se te sigurte fitoren nga cdo kundershtr.
lere zaloshnjen te haje nje tas ashure nga dervishi i teqese.
Kryetar bashkie mbas 21 Qershorit eshte………. Eriiiiiiiiii ka marre fund kjo pune.
Intelektual. I pashantazhueshem ( Sala i ka ne xhep te gjithe mos harroni), dinjitoz. Po c’mutin doni mor trapa? Merreni me Zaloshnjen dhe me shpifje e nuk shihni thelbin. Vote per Bojaxhiun sigurisht!! Jo po do votojme per Veliajn..?! Hajde “cuna (koqe) tirane” nga Vunoi qe jeni, hajde!!!
Ketij gojeshtremberit asnje parashikim nuk i doli ne 2013-ten.
E genjen mendja se di ca gjera gjysmake.
Nuk bën Gj. Bojaxhi pasi hajmut i dutit është. Po shpiat që jua prishte fshatarëve në jug-bregdet i harruat? Për interes të Berishës dhe Malltezit i bënte. Po ju o zotërinj që shkruani opinionet, a keni gjë saraje siç ka Bojaxhi? Me leket e mamasë i bëri? Ndërsa ky pala analist-sondazhisti këtë punë e ben se ndoshta fiton Bojaxhiu e ti japë një kocke-saraj edhe atij. Ky vend është qelbur e bere gjiriz.
Aman, edhe Ver Llapen votoni vetem kandidatet e partive mos i votoni.
Z. Bojaxhi eshte i denje per kryetar bashkie. Le ti japim fund kryetareve te partive