Është shtyrë për të martën mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do të shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku.
Avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj, bënë të ditur pas mbledhjes që zgjati rreth 30 minuta, se në mbledhje duhet të jetë i pranishëm edhe klienti i tyre, e për këtë arsye ajo do të mbahet të martën, në orën 12:00, raporton TCH.
Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje.
Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku mbërriti mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër-arrestin.
Nëse edhe këtë herë do të jepet aprovimi, atëherë ndaj Mark Frrokut mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetit belg, ku duhet të vuajë dënimin me burg për akuzën e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, më 5 Mars të vitit 1999.
Kriminel…që mbrohet nga shteti me roja sigurie..me shofer dhe eskortë..Vetëm në Shqipëri dhe në greqi..ndodhin gjëra të tilla..Në greqi janë njerëzit e partisë agimi i artë..fashista me pushtet..por atyre nuk u lejohen as shoferat dhe as bodiguardët…I hoqi me ligj për të gjithë kryeministri i ri..Cipras..Rama,nuk mundi ta bëjë këtë gjë..sepse..ne,Shqipëria..ende nuk ka falimentuar..me dokumenta..se faktikisht është shtet i falimentuar..A do ti kthejë paratë që mori prej dy vjetësh ky krimineli i frrokajve..shtetit shqiptar..apo ..nuk e besoj…?!
E shtyu Likja sa te marre masat mbrojtese se mos nxjerr kumbulla te tjera ai Frroku….