Paskal Milo: Nuk bashkëpunojmë me PS për zgjedhje, nuk respektoi marrëveshjen

29 Mars 2015, 12:41Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ka bërë publik divorcin me koalicionin e majtë.

Në një takim me strukturat e forcës së tij politike në Vlorës, Milo kujtoi edhe një herë faktin se PS, nuk respektoi marrëveshjet parazgjedhore me aleatët, duke mos lënë asnjë mundësi bashkëpunimi për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Sipas Milos, Partia Socialiste ka zgjedhur ta largojë vetë PDS-në nga koalicioni i saj duke mos e bërë pjesë të asnjë prej mbledhjeve të saj me aleatët.

Kreu i PDS-së Milo, deklaroi se do të bëhet pjesë e një tjetër koalicioni me vlera politike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Rreth një muaj më parë, PS nuk dërgoi ftesë në drejtim të disa prej aleatëve të dikurshëm Milo e Gjinushi, duke lënë të nënkuptohet se bashkëpunimi me ta është konsideruar i mbyllur pas zgjedhjevetë 23 qershorit kur e majta erdhi në pushtet.

Megjithatë kryeministri Rama, nuk ka qëndruar indiferent ndaj këtyre largimeve duke kryer negociata të vazhdueshme me krerët e forcave të tjera politike për të formuar një koalicion solid për zgjedhjet vendore.

Rama ka bërë një ftesë zyrtare për kreu e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Burime pranë kësaj force politike, bëjnë me dije se mes kryeministrit Rama dhe Idrizit është arritur në një marrëveshje paraprake por pengesë është bërë oponenca që ka ndodhur brenda PDIU-së nga dy deputetë të saj, të cilët kërkojnë të rreshtohen në zgjedhje në krah të Partisë Demokratike.

Rama është duke i dhënë fund edhe bisedimeve me kreun e PBDNJ-së Dule, i cili ka deklaruar se nëse do të përmbushen kërkesat e tij në zgjedhje do të vijojë të jetë pjesë e mazhorancës. /gj.k/

11 komente në “Paskal Milo: Nuk bashkëpunojmë me PS për zgjedhje, nuk respektoi marrëveshjen”

  1. Luan says:

    Presione parazgjedhore per te marre ndonje keshilltar me teper,asgje me shume.

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    20,000 votat e Milos dhe Gjinos Rama do t’i merrte pothuajse 100%, kurse nga votat e cameve nuk merr dot as 5%! Me sa duket e ka harruar se heren e fundit u dogj per 1,000 votat e komunisteve te Hysni Milloshit (ndjese paste). Rama dhe pioneret e tij duhet te marrin shembullin e Nanos qe asnjehere nuk harronte t’i hidhte ndonje kocke per te lepire Milos dhe Gjinos…

  3. Hem... says:

    Behuni njehere burra se sa here keni deklaruar keshtu dhe keni perfunduar ne vagon mallrash, aq te mira qofshin por tregu elektoral shqiptar eshte kapur nga PS-DP dhe permes klientelizmit edhe prej LSI dhe kjo nuk flet per mbaresi sepse statukuoja gjeneron arrogance. Duhet ligj i ri zgjedhor per zgjedhjet e pergjitshme sepse per ato lokale, me shume jane administrative se politike.

  4. Z/Kallami says:

    Bravo Paskal. Tregon burrerin ndaj te pabesit Rama.
    Jam i majte,por me burrni,qe te mos behesh hileqar dhe i pa bese ne asnji moment te jetes.Po gjithmone te njihesh per burrni dhe i ndershem.

  5. Patriot says:

    Cthua o Mero,po zihen camet me njeri tjetrin?? “Lajm me te trishtuar”se ky nuk kam degjuar,por e verteta eshte se te pese deputetet e PDIU jane ne listen e te inkriminuarve qe ka pergatitur Ambasada Amerikane. Me sa duket Rama ket radhe nuk ka se nga e luan BYTHEN dhe eshte i detyruar ti duroje pordhet e Milove dhe Gjinusherve….

  6. Rilindasi says:

    Te shpelefate Panuklla o Rame.

  7. milo says:

    o shpetim zhduku nga skena politike se po i ben camet pershesh, je i lidhur koke e kembe me kriminelet

  8. askushi says:

    O Paskal vone e kuptove.
    Bashkohu me Gjinushin dhe Pettro Kocin dhe Arben Malajn edhe me Tom Doshin dhe formoni nje te majte qe tju a varin.

  9. Ira says:

    Veprim shume i gabuar eshte dalja e PS-se bashke me LSI, flas per kandidatet per kryetare bashkie. Rama kete duhej te bente koalicion me aleatet e perhershem te PS, pra me PSD, me PDS, me PSV91. Mbase do te fitonte me pak kryetar bashkie, por kjo do t’i sherbente se ardhmes, zgjedhjeve te vitit 2017, qe se bashku me keto, pa LSI-ne, te fitonte shumicen e vendeve per kuvend dhe te mos varej, te mos lejonte zgjerimin e padrejte te LSI.

  10. ariu says:

    Mustafa nano dergoi sapo u be kryeminister ramen e erion Velin ne shkollen per magjistare(KLON)-pas dy vite shkolle takohen rama me erionken dhe e pyesin njeri tjetrin se qfare mesove-rama i thot velis;nuk beson po po morra nje qime vagine negjmije dhe nje qime enveri e bej nji jastek griselde-velija e pa besueshme .rama ben Abrakadabra dhe hop u be jasteku.-tash rama e pyet erionken po ti qfare mesove ky i thot nuk e beson ti.rama thuajma.velija un bej shalqirin te ket arom vagine-rama je qmendur ti -jo thot erionka dhe ben Abrakadabra .pas pak dhe i thot provoje rames.rama pa pritur e kafshon shalqirin dhe thot era mut i vie-velija rames po rrotulloje pak o njeri.hani tash qelbesira sa te doni ju ka zhytur meta ne mut negjmije sa te doni as stalini e as enveri nuk ju heq nga ram qelbi.

  11. shqip says:

    Sa keq u katandis e majta,e percau lsi-ja,nuk dime ke te votojme,kushdo qe vjen me i pabese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje