Protesta në Kukës/ Basha: Ilir Meta, streha e fundit e maskarenjve

29 Mars 2015, 10:56Politika TEMA

Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve. Kështu u shpreh nga qyteti i Kukësit kreu demokrat Lulzim Basha në mitingun e rradhës të organizuar nga Partia Demokratike me moton “Meta ik’.

Me një gjuhë të ashpër, Basha tha se me hir ose me pahir do të largohen nga zyrat e shtetit të inkriminuarit, ndërsa akuzoi Qeverinë si strehën e personave që kanë probleme me ligjin.

“Opozita denoncoi 1 vit më parë problemet që kishte me ligjin Mark Frroku, deputeti i akuzuar për vrasje në Belgjikë.

Por Edi Rama heshti. Përballë akuzave të PD ai u shfaq me Frrokun në krah duke bërë takime në veri të vendit. Po tani cdo të thotë Edi Rama kur autoritetet e drejtësisë belge konfirmuan akuzat dhe kur Prokuoria kërkon arrestimin e Mark Frrokut”, theksoi Basha.

Në vijim të akuzave kreu demokrat tha se dyshja Rama-Meta janë zhytur në një garë korrupsioni, ndërkohë që qytetarët janë në kufijtë e mbijetesës.

Jemi mbledhur sot këtu mijëra burra dhe gra, për të bashkuar zërin e protestës të popullit në këmbë, sepse koha nuk pret. Sepse çdo ditë më shumë është një ditë më shumë në skamje, në papunësi, në borxhe, në vuajtje dhe mjerim.

Nuk pret koha sepse çdo ditë që kalon është një ditë më shumë në humbjen e besimit, mungesën e perspektivës. Nuk pret koha më, sepse Kukësi, Shqipëria janë në grykë të humnerës. Janë mbyllur të gjitha rrugët dhe shtigjet, faturat e larta të energjisë, taksat në qiell.

Nuk ka sit ë ketë punë, çmime normale, sepse ky vend nuk ka qeveri. Po po nuk ka qeveri. Këta që e mbajnë veten për qeveri janë një grusht njerëzish me pushtet që bëjnë të kundërtën e asaj që u votuan. Po të kishte qeveri, do të kishte rrugë të reja, dyshja që i kanë zyrat përballë njëri-tjetrit do ta shihnin realitetin në sy.

Do të ulnin çmimin e energjisë. Do të merrnin ato shuma parash që i shpenzojnë për palma, po për projekte. Kjo nuk ndodh sepse përpara kemi një bandë. Dhe kur të gjithë mendojnë se nuk ka ku të shkojë më keq, atyre përditë ju pjell mendja nga një zullum të ri.

Por ato kanë vendosur taksë edhe për rrugën e Kombit, e cila është në dëmin tuaj. Po çfarë bëjnë? Dyshja Rama-Meta janë zhytur në një garë të shëmtuar, korrupsioni, qindra mijëra euro po ndajnë me klientët e tyre kur qytetarë të shumtë janë në kufinjtë e mbijetesës. Këtë rrugë kanë zgjedhur.

Të njëjtin sistem është ngritur edhe këtu në Kukës nga bashkiaku në ikje. Pasi abuzoi me fondet, gjeti strehë tek LSI e Ilir Metës. Sepse LSI është streha e maskarenjve. Bashkiaku juaj në ikje e kuptoi mirë se jo vetëm me demokratët, por edhe me kuksianët i kishte të ndara rrugët sepse ju nuk mund të përfaqësoheni kurrë me një Ilir Metë që quhet Hasan. Por strehë e maskarenjve është bërë e gjithë ngrehina e qeveritarëve.

Se i thamë që kur deputeti ishte i kërkuar në Belgjikë, e mori e bëri aleat. Po tani kur erdhi kërkesa nga Brukseli që kërkon arrestin për vrasje çfarë do të thotë Edi Rama? A do të mbajë përgjegjësi, e përdori për hetimet ndaj Ilir Metës, votoi ligje me të. Rama e ka mbushur grupin parlamentar me të inkriminuar.

Kur mbarë populli janë tronditur nga gangsterët, i vetmi që nuk thotë termin dekriminalizim është Edi Rama. Por kriminalizimi është nëna e të gjihë të këqijave, ndonëse Rama nxjerr çdo ditë zëdhënësit e tij të flasin. Populli është në këmbë, në sheshin e bashkimit, me qytetarët e ndershëm me të cilin duhet të bëjë ballafaqim. Ne do t’i nxjerrim banditët nga zyra me hir apo me pahir.

Ne jemi të vendosur ta çojmë betejën deri në fund. Por ky është hapi i parë, përpara kemi ndarjen përfundimtare nga krimi dhe këtë do ta bëjmë më 21 qershor. Vendi ka nevojë për një ofertë të re për të cilëmn koha po afron. Kemi një ofertë të re të një qeverie që ndodhet në krahun tuaj, që jep llogari, për një rend të ri, për ulje taksash, për faljen e kamatvonesave, lekët për investime”, tha Basha. /gj.k/

15 komente në “Protesta në Kukës/ Basha: Ilir Meta, streha e fundit e maskarenjve”

  1. skifteri says:

    Psikopatiko…., duhet te ishe ti ne vendin e Doshit e Frokut brenda, Doshi dhe Froku nuk jane asgje para asaj qe ti dhe babai jot shpirteror i kini bere ketij vendi …… Ptúúúúúúúúúú…., fare e keqe.

  2. Jeta shtazore says:

    Jeta politike është kapur si majtas e djathtas. Si të biesh nga shiu në breshër… Fat i keq për të pocaqiturit. Manipuluesit Meta, Basha, Rama & Co. fryjnë xhepat e dhjamërat në kokë, bark e by^^^. Nuk duhet ndonjë filozof i madh ta kuptojë këtë lojë.

  3. Blendja says:

    Po flet tradhtari e krimineli…dora vet l.b.

  4. vlora 1912 says:

    Ikmoj kurve e peshtire.

  5. antispiuni says:

    Iliri do te ishte ne burg tani nese Berisha nuk do i shkonte per darke nje nate para gjyqit, TANI DALIN E NA THONE: “KAPENI HAJDUTIN, KRIMINELIN”! ?
    WTF

  6. andromeda says:

    Ky ulërin e sokëllet sikuur vetë të ishte evlia, ndërsa dyshja rilindase bën sehir sikur çdo gjë shkon vaj. Zhgënjim i madh nga paaftësia rilindase që si po duket po ia hap rrugën sërisht bandës berishiane. Të mjerët ne! Nga shiu në breshër, nga breshëri në dëborë.

  7. matteo says:

    Si Frroku jane qindra e mijera shqiptare qe bejne pare me ato menyra dhe lajne hesapet me njeri-tjetrin, por si puna jote qe vrave dhe vodhe ne emer te shtetit, jane te pakte. Dhe si une jane plot te tjere qe kete krim shteteror e vendosin me lart se te tjeret dhe se keta soj njerezish duhen gjykuar te paret.

  8. Alex says:

    Pirdh pirdh se cfryhesh!

  9. Albani says:

    Paskeni qene aktore te palodhur.
    Po ato miliarda leke qe hengre nga rruga e kombit,nuk ka fare merite ilir meta.

  10. kUQ E zI says:

    More vellezer: Eshte ne terezi ky Lul Basha?
    Si eshte e mundur qe duke pasur nje pozicion
    te atille te perdori nje Fjalor katran te piste?
    Ku po shkone keshtu ky njeri?La nam ne te gjithe Boten
    A po thuaj;Kurr nuk di te Punoi,di te ofendoi!?
    Sikur nuk eshte ky ;Qe urdheroi te vriten kater vete!
    Sikur nuk eshte ky;qe firmosi per tja hequr Shqiperise
    njue cope Det? Apo sikur nuk eshte ky qe i vodhi kombit
    mbi 200 miljarde Leke?
    pra:Kush eshte ky more vellezer?! ne krye te nje Partie te opozites?
    Bo bo! Deri ku ka arritur ky njeri.Turp! per ata qe e mbajne
    madje i thone:I “Moderuari”i PD.!!!!
    Keshtu te sjellurit ndryshe???

  11. Likja says:

    Kete Like Floririn mos e nenvleftesoni sepse do ua beje gropen te gjithve.

  12. Emigrant says:

    Sa mire kryemaskarenjte e atij vendi thone lufte krimineleve Gjithe kohes per 25 vjet eshte partia me e poshter edhe kur eshte ne opozite edhe ne pushtet kane vepruar gjithmon kunder interesave te vendit.

  13. FREDI says:

    si ka mundesi nje njeri i shkolluar dhe jetuar ne nje shtet me shum kultur te perdori nje fjalor rrugaceror

  14. fidaho says:

    Sa turp!

    -Kryetari i Bashkise se Tiranes,
    -Kryetari I Partise Demokratike,
    -Ish-Ministri i Jashtem
    -Ish-Ministri i Transporteve,
    -Ish-Ministri i Brendshem,
    -Pretendenti i Opozites per Kryeminister i ardhshem i opozites,

    Pa ju skuqur faqja sikurse thote Sali Berisha,deklaron se LSI eshte streha e fundit e maskarenjve, sa turp!!!

    Te me falin bashkeqytetaret, por une si simpatizant dhe votues i LSI,i bie qe te hyj te njihem si maskara, sipas z.Basha,po a eshte kjo e vertete !!!!
    – Une mendoj qe jo, po te veprojme sipas logjikes se z.Basha une kam te drejte tedeklaroj se PD-ja eshte :

    -streha e fundit e ish-spiuneve te sigurimit,(referuar Berishes, per Hajdarin me shoke,
    -streha e fundit e ish-sekretareve te PP (referohu Berishes si ish-sekretare)
    -streha e fundit e ish0bashkepuntoreve te sigurimit (Berisha kunder Shoshorit)
    -streha e fundit e felliqesirave si Imami,Ruli,Zogaj(sipas Berishes se pare)
    -streha e fundit e felliqesirave si Kaci i ZI (sipas Berishes se pare)
    -streha e fundit e maskareshave si G.Duma hajdute ordiniere (e ndeshkuar nga gjykata),
    -streha e fundit e hajduteve dhe imoraleve si Z.Basha i cili familjen e tij e ka ne Holande, dhe vete vegjeton ketu duke vjedhur dhe rrjepur Shqiptaret e mjere qe kesaj radhe do te dine sesi t’ia japin pergjigjen ketij vrasesi ordinier te kater qytetareve te pafajshem shqiptare
    -streha e fundit e hajdutit Basha i cili vodhi 200 milione euro ne rrugen e kombit nga xhepat e qytetareve shqiptare.
    -dekriminalizimi duhet te filloje pikerisht nga ky “gojehale”,i cili pasi ka gelltitur gjithe jashteqitjet e “Hienes”Berisha,ka marre misionin ta shperndaje neper shqiperi, duke dashur qe kuterbimin e ketyre jashteqitjeve ta shperndaje dhe te ndote pranveren qe po vjen ne shqiperi.
    -Per informacion, z.Hasan eshte zgjedhur ne ate post nga PD-ja e Bashes dhe Berishes, dhe tani qe u iku u be maskara, kur e zgjodhen keta kurvat ishte burre i mire e zotni tani qe u dhjeu ne koke u be maskara.

    Me kete fjalor ke marre fund, nuk te ndjeke me njeri nga pas o jashtqitja e Berishes.

  15. Z/Kallami says:

    Ilir Meta ish ortaku i juve,maskaranjeve te pa skrupullt te PD-ke.Ti je prototipi qe garon me prototipin tjeter Berisha ne skrupollumin e vetvetes tuaj ne shqiperin e ngrate.
    Ti vjedhes i miljonave ne rrugen e kombit,ti vrases i 21 janarit.Ti tradhetari i kombit ne faljen e detit Grekut me kembim dokumentacionit dhe shterngim duarsh ne kete eveniment.Te gjitha keto bema sy ne sy para Berishes.E,ne ujdi me te.Po gjithesahere mbrapa shpindet te popullit Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje