Me sa duket, deputeti republikan, Agron Duka, po përvijohet gjithnjë e më shumë si kandidati kryesor i opozitës për Bashkinë e Durrësit.
Këtë e konfirmon edhe fakti se dy ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar me vetë Dukën për 45 minuta, jashtë vëmendjes së kamerave dhe medias, në ambientet e një hoteli në qytetin e Durrësit, menjëherë pas protestës së PD-së ditën e enjte në Kavajë.
Burimet thonë se ndërmjetës i këtij takimi ka qenë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili është i ngarkuari i opozitës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Durrës.
Ky takim mes Bashës dhe Dukës vjen në një moment delikat për zgjedhjet vendore, ku aktualisht jemi në ditët e fundit të shoshitjes së kandidatëve për kryetarët e 61 bashkive.
Ai dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, nuk e kanë fshehur dëshirën për të qenë Duka kandidati i përbashkët i opozitës në Durrës.
Duka do të ishte një kandidaturë shumë e fortë në Durrës, duke qenë se ka fituar një numër të konsiderueshëm votash në 23 qershor 2013, ku u zgjodh deputet i PR-së, dhe një kundërshtar serioz ndaj Vangjush Dakos.
Ky i fundit u kritikua dje në media se nuk ka mbajtur një pjesë dërrmuese të premtimeve elektorale të 2011-ës.
Dako duka vetem keto ka Durresi?
Basha-Duka nga nje ane,Rama-Dako nga ana tjeter.Medet Durrsi shkrete
DUKA I krimit ?