Belgjika i kërkon Shqipërisë arrestimin e deputetit Mark Frroku nën akuzë se ka vrarë një shqiptar.
Burime të sigurta nga prokuroria konfirmuan për A1 Report se kërkesa zyrtare për arrestimin e kreut demokristian Mark Frroku ka mbërritur mbrëmë nga Belgjika.
Po ashtu mësohet se kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë e nëse parlamenti do të japë aprovimin e tij, Frroku do të duhet të vihet para autoriteteve belge për t’iu përgjigjur drejtësisë atje për akuzën e vrasjes.
Ka qenë jo e rastësishme përmendja e një vrasjeje në Belgjikë në urdhrin e ndalimit që Llalla firmosi për kreun demokristian Mark Frroku, ne lidhje me akuzen se ka inskenuar atentatin qe Doshit pretendoi se Meta kishte urdheruar ndaj tij gjashte muaj me pare.
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet e drejtësisë belge dhe në këto kushte kishte informacion për mbërritjen e një kërkesa nga ana e tyre për arrestimin e deputetit Frroku.
Urdhër-arrest i dytë për Mark Frrokun, akuzohet nga Belgjika për vrasje
Prokuroria e Përgjithshme i dërgon Kuvendit urdhër-arrestin e dytë për deputetin Mark Frroku, i cili akuzohet nga Belgjika për “vrasje me paramendim”. Kërkesa për autorizimin e Kuvendit vjen pas një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet belge për deputetin Mark Frroku.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi të shtunën për mediat se ishte njoftuar për urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Frrokut përmes shkresës së datës 27 mars 2015 të Interpol Tiranës dhe shkresës së datës 28 mars 2015 të Ministrisë së Drejtësisë.
“Pas këtij informacioni, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr.2 për veprën penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,” tha këshilltari për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serani.
Deputeti Mark Frroku ndodhet prej të enjtes në qeli, pasi Prokuroria e akuzoi atë për kallëzim të rremë dhe sajimin e historisë së një atentati të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi. Por pozitat e tij rëndohen edhe më tej me akuzën e vrasjes, për të cilën ka marrë një dënim me 10 vjet burg nga gjykata belge.
Mark Frroku akuzohet nga Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit të Brukselit se ka vrarë bashkë me 3 shqiptarë të tjerë shtetasin Aleksandër Kurti.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, drejtuar Kuvendit, krimi ka ndodhur në Bruksel më 5 mars 1999.
Deputeti Mark Frroku, i cili në Bruksel njihej me emrin Besnik Morina është gjykuar në mungesë dhe është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Brukselit. Por ai e ka apeluar vendimin, me pretendimin se avokati i tij ka qenë kontradiktor në mbrojtjen e tij.
Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se pas apelimit, Gjykata e Kasacionit ka rikthyer çështjen në gjykim me vendim të datës 24 mars 2010. Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Bruksel ka vendosur fillimisht që shqyrtimi i çështjes të fillojë në shkurt të 2015, por e ka shtyrë më pas atë në tetor 2015.
Sipas akteve të ardhura nga Belgjika, deputeti Mark Frroku akuzohet se bashkë me 3 persona të tjerë kanë vrarë Aleksandër Kurtin, pas përplasjes së grupeve të implikuara në shfrytëzimin e prostitucionit në Bruksel.
Cojani direkt, megjithese burgjet ne belgjike Jane Si shtepi pushimi…
Bimi mos ke bere ndonje 2 vjeçar dhe ti ne burgjet e belgjikes qe thua jane si shtepi pushhimi……Ne statistikat e fundit qe jane nxjerre belgjika nuk eshte shume larg shqiperise per sa u perket kushteve te te burgosurve per kete ka nderhyre dhe konventa e te drejtave te njeriut keshtuqe mos fol kot se nuk jane shtepi pushimi burgu burg ngelet po ky personi bashke me shume te tjere se ishin grup keta kane bere namin ne belgjike duke nxjerre femra ne rruge dhe sot eshte deputet ne shqiperi
Duket qarte qe kjo sajese e madhe me Meten protagonist eshte organizuar nga Berisha. Pas sajeses se Doshit dhe Frrokut vinte pyetja cfare i shtyu keta te dy te bejne kete intrige kaq te ndyre per destabilizimin e vendit? Dhe ja tek shpaloset e verteta qe Sali Pashe Toptani bashke me UDB-ne i ka patur dosjen ne sirtaret e tij Mark Frrokut dhe te vellait te tij Arbenit. Madje edhe vrasja e komisar Lamajt tani del e qarte qe eshte veper e Frrokeve per te mbuluar krimin e bere ne Belgjike (kur komisar Lamaj u interesua per dosjen Belgjika). Berisha dhe policet e tij e dinin dosjen Frroku por heshten. Tani UDB-ja dhe Berisha duhet te kene dosje edhe per Doshin. Doshi duhet te jete perfshire ne afera te ndyra dhe ndoshta kane video me femra dhe kjo i beri keta dy deputete me dosje ne sirtaret e Berishes te sajojne vrasjen nga Meta. PD pothuaj e nxorri dosjen Frroku me disa deklarata dhe kjo ka mjaftuar qe Frroku te beje cfare te doje Berisha vetem qe te mos dalin te vertetat ne shesh. Dhe ja na del sajesa e Metes (Berisha e qepi gojen per Frrokun) madje as nuk votoj arrestimine tyre. Pra duket qarte qe Berisha eshte ne krah te kesaj sajese intrigante. Mjeshter intrigash po ashtu sic edhe UDB-ja, ilustruar shume bukur me rastin droni, ku te gjithe pame se sa e holle por edhe e trashe ishte UDB-ja ne sajesa. Media duhet te kerkoje me shume per Doshin. Me cfare e kapi Berisha Doshin.
Po dhe nga Brukseli Berisha e ka organizuar. Truthare i felliqet. Race injorantesh.
Nuk duhet ta degjojn Belgjiken aspak.
Ne pergjithedi ne Europ na kane profiluar per keq dhe per cdo shkelje ligjore te shqiptareve ata te denojn ne maximum.
Ne emigracion jeta esht e veshtir dhe Markut ndoshta ai tjetri ja ka bere borxh. Ketu kushdo mund te behet kriminel, se te vjen tjetri e ta ben borxh.
Ndaj ne asnje menyr te mos meret parasysh kerkesa e Belgjikes..
O RAIMOND CFARE LLOMOTIT OR DJALE AI QE U VRA DHE KY QE VRAU NUK JANE ZENE VECSE PER PUNE PROSTITUCIONI KU E SHEF JETEN E RENDE TE EMIGRACIONT TE MARK FRROKUT TI QE KANE BERE KARIERE LEKE DHE LOKALE ME LEKET E FEMRAVE QE KANE PATUR
ti VLONJATI emgracioni i ka veshtersit e veta po sa mendon ti e aq ma pak Belgjika sepse sistemi social ti jep gjtha mundesit te punosh me nder e me jo si ky idiot prostitucion …etj etj
Gjokuta dhe Visha do kene goxha pune me klientin e tyre………lek i madh po qerkullon.
Keta jane vetem ana e dukshme e socialisteve. Germoni me thelle dhe po gjetet ndonje deputet te tyre qe nuk ka vrare,genjyer drejtesine, nuk eshte marre me prostitucion,nuk ka vjedhur,atehere me thoni.Prandaj lulezon e qete familja makabre Berisha,se ua di te gjitha pislleqet.
Nuk eshte deputet i PS por kjo nuk ka rendesi rendesi ka se deputetet qe akuzohen per krime nuk i merr ne mbrojtje PS pamvaresishte se jane socialiste apo aleat te saje.
Po tani çfare do thote Saliu qe nuk e votoi lejen per ndalim te prokurorise?! Apo di ai te thote ç’i vjen nga bytha ta nxjerre nga goja. eshte mesuar qerratai me gjithe ata te tjeret qe me duket do radhiten para dyerve te prokuroris, gjithmon po qe se Llalla do jete serioz ne detyre dhe gjykatesit do bejne drejtesi; por me tremb se Fullani shkon e ben ballo me Bujar Nishanin!
Tani cfare do thote Rama qe ka nje vit e ca qe ka informacion per kete ceshtje, dhe reagoi vetem kur Doshi me Frrokun po sulmonin qeverine e tij, se perndryshe nuk i behej vone.
po ty kush te tha qe paska reaguar rama per kete pune se na cudite!
Ta kene ditur valle shoku ilir dhe shoku edi kete pune??! Si mendojne kokpalaret??
C pune kane Iliri me Edin me Mark Frokun mor qafpalare?! Ndalimin e Frokut duhet ta kishte bere prej vitesh policia gangestere e Kulicit te Berishes.
Keshtu jeni ju shpellaret e shpellarit.Gjithshka te ndyre dhe te poshter qe keni bere ne kete vend ja u hidhni te tjereve.
Meqenese policia e gomarrit nuk e arrestoi,ky kerrici e beri deputet.Cili nga keto dy fakte te duket me i rende.
Ky nuk eshte deputet i PS-se. Ai eshte demokristian. Prandaj mos fol kot or tej.
Po grupi “Çiftelia”?
Z. Rama mos cakto për kandidatë në këto zgjedhje vendore, persona që kanë patur probleme me ligjin, që janë të dyshuar, sidomos ata që me vite kanë që jashtë Shqipërisë, kuptohet jo me studime. Opinioni i di i njeh, por nuk ka mundësi t’i vërtetojë. Mos lejo as Ilir Metën të caktojë të tillë. E ke bërë më parë këtë. Ju kujtoj atë kryekomunarin e Shkodrës, që e goditën në burg dhe që ishte arrestuar sepse e kërkonte drejtësia Italiane. Ai Roshi i Kavajës, mendoj se nuk përflitet kot. Pastroje politikën e së majtës, së paku në këto zgjedhje. Edhe nëse ka kosto, s’ka gjë, e mira do të shumëfishohet me kalimin e kohës. Kjo është emergjente.
Jooooo nuk ka mundesi ta kerkoje Belgjika per vrasje, pasi ai eshte ligjvenes + edhe pronkar i modh.
Nuk mund te kete pastrim te politikes kur kryetari i parlamentit me se paku eshte nje hajdut klasi.
phu na flliqet kriminel ne parlament dun te hyn edhe ne euro kto
harrojeni europen per nja 10 vjet
Ti hidhni një sy vetëm fizikut të Mark Frrokut dhe do ta kuptoni që ky nuk është i denjë madje as për një epitet”tregtar zarzavatesh”
merreni k,, ngoj berishes,
Ira, jam dakord. Cdo force politike duhet te pajiset me nje kod etik dhe mar shkas nga M5S ne Itali, per te futur dy elemente edhe me shtrengues: “Certifikate penale te paster dhe kufi deri ne dy mandate te cfaredo niveli politik”, per te rifreskuar te zgjedhurit dhe per te mos pare gjithmone te njejtat fytyra. E kerkojne zhvillimet e shpejta te kohes dhe sidomos deshira e popujve per te qene te perfaqesuar nga njerez te paster. Persa i perket artikullit, po me duket sikur po hapet nje faqje e re dhe shpresedhenese per drejtesine.
Hajde shtet shqiptare hajde.
Belgjika deklaron autorin e krimit te kryer ne belgjike.
Ne shqipot e shohim me syte e ballit vrasjen e 4 vetave diten per diell para kryeministrise 21 janar 2011 dhe nuk gjejm vrasesin.Kjaje Zot te keqen kjaje.Cfare e ka gjete kete popull sa intiligjent aq dhe halldup po ne intiligjence.
nje sajese ?!!!!!!!… duket kerkesa , pikrisht tani te autoriteteve belge per arrestimin e Deputetit M.Frroku.kjo kerkese e belgjikes duket si pune e ngutshme e nenedheshme e ishe zullapve te ishe Ministrise brendeshme te kupoles çiftelise qe eshte vene ne sherbim te S.Berishoviçit.
Me keta deputeta shqiperia do bej perpara
pse mor zot merren edhe me politike, keta lloj njerezish!
Belgjika e kerkon kete monster sepse ka shtetesi belge sepse e ka fitu si Kosovare edhe Belgjika nuk eshte shtet rrumpalle aty ka zot shpie.
Beni gati kutine, nje fjongo te bukur dhe nje kartoline dhe… pako postale dhurate per Pashket.
Kjo duhet te jete nje shpifje e Prokurorise Shqiptare. Prokuroria Shqiptare te publikoj kerkesen e Belgjikes, si dhe te publikoj listen e te kerkuarve Shqiptar nga Europoli. Drejtesia Shqiptare eshte nje mocal i ndyre, i cili nuk ka per tu pastruar kurre po nuk u pastruan ata qe e perfaqesojne ate.
HAHAHA KJO SHIFET KJARTE SE PD KA TE DREJTE KUR THOTE SE RAMA E KA MBUSH PARLAMENTIN ME KRIMINELE NE PS KA PLOTE CE KERKOHEN NGA JASHTE
Belgjika nuk eshte Albanistan por shtet. Kapeni prej zhelesh dhe dergojeni ne Belgjike kete kriminel.
C’jane keto absurditete? Krimineli shqiptare i Belgjikes – deputet ne Shqiperi? Fajtor nuk eshte krimineli, por ai qe propozon kriminelin si perfaqsues te paster te popullit. Keshtu pastrohet Kuvendi nga kontrabandistet e tirrur ? Nje kriminel nuk mund te gjeje shtek per t’u bere deputet, nese nuk komandon, ne prpaskene politiken kriminale!