Ajo është duke luftuar prej vitesh për t’u vënë drejtësi në lidhje me ngjarjen që i mori jetën të birit.
Por, ndërsa fajtorët e vërtetë nuk u ndëshkuan kurrë për Gërdecin, Zamira Durda ka përjetuar një fitore të vogël në luftën e saj.
Gjykata Administrative ka pranuar padinë e saj, duke detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të paguajë dëmshpërblim për dëmet e pësuara.
“Padia civile e një prej familjeve të viktimave të shpërthimit të Gërdecit, kundër Ministrisë së Mbrojtjes, është pranuar nga Gjykata Administrative, duke detyruar autoritetet të paguajnë shpërblimin e dëmit.
Pas kësaj padie të parë, në gjykim janë edhe paditë e 17 familjeve të tjera, të cilat janë mbështetur në të njëjtët argumenta dhe pritet të kenë të njëjtën përgjigje pozitive nga gjykata.
Vendimi gjyqësor që pranon padinë e Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj është tregues se ata kanë të drejtë, megjithë faktin që Ministria e Mbrojtjes pretendoi se nuk mbante asnjë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar, duke dhënë mesazhin se ish- Ministri i Mbrojtjes nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ka vepruar në mënyrë korrekte.
E vetmja mënyrë që Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria mund të mbrojnë punën e ish zyrtarëve të saj, tashmë mbetet të jetë bllokimi i padive për shkak të tarifave gjyqësore, të mbajtura padrejtësisht në nivele të larta, të cilat janë në diskrecionin e Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave”, thuhet në një deklaratë të Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit.
Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj me shumë mundime arritën të merrnin borxh dhe të siguronin 500.000 lekë (të reja), për të paguar tarifën për të nisur këtë proces gjyqësor dhe ia arritën të kenë sot një vendim në dorë, i cili njeh përgjegjësinë e shtetit, megjithë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shmangur nga kjo përgjegjësi.
Por, 17 familjet e tjera janë në një gjendje ekonomike të mjerueshme, dhe plotësisht në pamundësi për të siguruar, qoftë edhe duke marrë borxh, miliona lekë, të cilat Ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave u kanë vënë si kusht paraprak.
Madje, një prej familjeve është detyruar nga këto dy ministri, që të paguajë paraprakisht në gjykatë shumën prej 15 milion lekësh, ose përndryshe gjykata ka të drejtë të mos e shqyrtojë fare çështjen.
Nëse ata nuk i paguajnë këto shuma brenda javëve në vazhdim, atëherë proceset gjyqësore do të mbyllen për të mos u rihapur më kurrë, duke bërë që shteti të fitojë në mënyrë të padrejtë, përmes kurtheve të ngritura nga vetë zyrat e tij.
Kjo taktikë e pandershme e bllokimit të drejtësisë po bëhet shkak për rrëzimin potencial të padive të të gjithë familjarëve të viktimave të Gërdecit, aq më shumë kur duket qartë që këto padi janë të drejta dhe të bazuara në ligj.
Për më shumë se një vit familjarët e viktimave të Gërdecit janë përpjekur në rrugë shkresore të kërkojnë një zgjidhje për këtë cështje, ose edhe për të arritur një zgjidhje me pajtim.
Ngritja zyrtarisht e një grupi pune nga ana e Kryeministrit, si në rastin e kërkesës së familjarëve të 21 janarit, nuk u praktikua edhe në rastin e kërkesës së familjarëve të viktimave të Gërdecit.
Qeveria në rastin konkret preferoi që të dëgjojë Gjykatën.
“Tashmë kur Gjykata nisi të flasë, është e rëndësishme që të mos pengohet fjala e saj për shkak të tarifave të larta e të papërballueshme nga këto familje që cdo ditë luftojnë për mbijetesë.
Të gjendur në këto kushte, familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë nga Qeveria që të heqë pengesat absurde të vëna nga Urdhëri i përbashkët i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Financave, dhe të përballet në gjykatë në kushte të barabarta.
Pasi gjykata të thotë fjalën e saj, është e udhës që qeveria të mos përdorë edhe marifete e truqe ankimesh, vonesash, e pengesash të tjera, me qëllim për të bërë të pamundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Ne kërkojmë nga Qeveria që të reflektojë jo vetëm për të bërë drejtësi në rastin konkret, por edhe për të kuptuar se pranimi i ngarkimit të përgjegjësisë në kurriz të autoriteteve shtetërore do të shërbejë që në të ardhmen këto histori të mos ndodhin më kurrë”, thuhet në deklaratën e kësah Shoqate./b.l
Gerdeci,21Janari..etj …As u reket fare nga ajo ane politikes…..
Karrigen e zune,lumin e hodhen ,tani te “dhjefsha kalin”.
Mjere populli…Me kujtohet nji filem…Ai njaty ka sha mretin…
Ne kohe rekord hetimi,pyetja ,arestimi i deputetve madje.
…Po keta te tjeret u vrane ama!.
E ca pastaj?
Made in Albania.
Rrofte partia.
Rrofte krye….
Te tjeret jane thjesht numra….
MADE IN ALBANIA!.
BLA<BLA<BLAaaaaaaaaaaaahhahahahahahah
Ndoshta ky eshte fati yne!.
Fitore e vogel, por turp i madh!
Mallkim ne femijet e tyre ata qe e pengojne kete ceshtje!
?
Te lumte goja! ?
Per mendimin tim ,vendimi i gjyketes ka perputhjet te plote me ligjin lushtetuer dhe nga ana tjeter ka nje perputhje po te plote me moralin dhe humanizmin njerzor e publik.Por me duket i pa mjaftueshem persa i perket gjykimit te autoreve te ketij krimi njerzor dhe ekonomik ndaj vendit.Procesi gjyqesor duhet te rihapet dhe fajtoret te marrin ndeshkimin e plote penal dhe po ekonomik.Nuk me duket shume e drejte qe fajtoret te majmen dhe populli te paguaje haracet e tyre.Per kete nje nga denimet edhe ne perputhje me ligjshmerine ,eshte qe fajtoret te ndeshkohen ekonomikisht ,qe nje pjese te mire te kompesimeve te familjeve te demtuara te paguhen nga kapitali i vene prej ketij krimi masiv.Procesi duhet te filloje qe nga shkallet hierarkike e deri ne vertetimin e akuzave civile.Vetem keshtu drejtesia e ka plotesuar vertet detyren,jo te behen retushime ne kurri te taksapagueseve shqiptare.
Big like. Pse te paguajme ne se Mediu beri korrupsion me postin e tij dhe leket e korrupsionit i harxhonte me kurva?
Mos te paguaje shteti, te paguaje nga xhepi Mediu dhe Zeni, se me ato
leke tundet kurva e Zenit ndersa nenat e Gerdecit nuk kane buke te hane.
Gjejani leket dhe merrjuani plehrave.
Ata qe bene gjemen ne Gerdec jane kafshe nuk bie mallkimi
po dha urdher ilir blloku ,e ve ne pune prokurorine dhe drejtesine per 24 ore.por i shkreti eshte zene ngusht per veten e tije dhe ka hallin e tomes mos i nxjerr pislleqet
Rilindja e leshit.Kur PS
ishte ne opozite kujtohej
dhe shkonte cdo vit
ne Gerdec dhe premtonte
qe me ardhjen e saje ne
pushtet do bente drejtesi
per kete krim makaber te PD.
Kurse tani qe jane ne pushtet
po bejne te pamunduren per
pengimin e zbardhjen dhe
ndeshkimin e krimineleve
te keti krimi.pd-ps-lsi=mafioze.
E avokati i popullit nuk thot asgje per pengimin ne akse ne Drejtesi?
Qeveri e mireqenjes,po jo per te gjithe,apo jo zotni veliaj?
Motivi i qeverise Rama ishte qe te bente shtet ligjor dhe te çonte para drejtesise te gjithe ato qe kan thyer ligjet. Kjo qeveri me lojen qe po ndjek, po ndimon kriminelet e Gerdecit dhe ato te 21 Janarit te 2011. Kur kjo qeveri porsa edhi ne pushtet mori borxhe, per te paguar prapambetjet qe kishte lene qeveria mafjoze, tek privati, ndersa per te paguajtur damin e viktimave te Gerdecit dhe te 21 Janarit terhiqet, duke modifikuar ligjet, per ti nxjerrur pengese familjareve te ketyre te fundit. Qeveria ben dy gamime te renda.
1- Pengon hetimin e mafjozeve te Gerdecit dhe kriminelet qe vrane ne 21 Janar 2011.
2- Genjen hapur elektoratin per zotimet qe i premtoi.
Po ta llogarisim ne perqindje, punen e qeverise do ta vlersoja keshtu;
70% pune e dobishme per popullin.
200% publiçita per punen e bere.
Qeveria duhet ti raportoje qytetareve çdo 100 dit, per detyrat e realizuara dhe per ato qe nuk jane realizuar, dhe pse populli i dine te parealizuarat.
Shumë bukur, të tjerë i vranë duke përfituar miliona dhe të tjerë paguajnë haraçin…(???!!!) Kjo është “Drejtësi” (alla shqiptarçe)…!
I paguan Shteti, po kush eshte shteti? Jane shqiptaret qe paguajne dhe mbajne shtetin ne kembe zoterinje dhe shteti i tyre i dhjere i korrupruar me njerez si ish dhe ish Berisha e Mediu me sahanlepiresit e tyre te tipave deputet cuan ne Gerdecin e famshem dhe tash gjykata vendos te paguaje shteti per te vraret. Po ku ishin keta gjykata me pare, perse nuk vendoden te paguaje shteti ne kohen e Berishes??!! Ore gjykata me gjygjtar te poshter, te korruptuar dhe ne sherbim te mafjes politike ne djall vafshi te gjithe sepse ne vend qe te veni pas hekurave personat pergjegjes qe shkaktuan ate tragjedi vazhdoni te denoni gjithe popullin shqiptar. Mjere ai vend cpo heq, jeni bere te gjithe gjygjtar, shtetar deri edhe arsmitar e doktor njelloj, vec te zhvatni, vjedhni, por nje gje duhet te dini se kjo jete nuk eshte e perjetshme dhe ajo qe nuk eshte e hallallit eshte e haramit, ne mos e pagofshi ju, jane femijet ose niperit tuaj qe do te paguajne shtrenje, bile shume shtrenjte. Turp.
Shteti duhet ti paguaje ne fillim sepse pastaj shteti ka te drejte qe tua marre atyre qe e shkaktuan.
Te nderuare bashke atdhetare . Shqiperia vuane dhe perplitet nga te keqijat e sistemit te vjeter dhe te kalbure bolshevike. Te ndertoshe nje sistem te ri dhe perendimore duhet pune sakrifice . Koha e humbure e popullit shqiptare nuk duhet lene ne meshire te fatit . Eshte e veshtire te arrish kohen e humbure , kur ne te njejten kohen partneret tane perendimore jane me hapa marramendes shkeputes . Te arrishe hapat shkeputes te partnereve tane duhen zbatuare formulat qe na afrohen . Eshte e veshtire , eshte e turpeshme , eshte absurde kur ne tempullin e popullit shqiptare ndodhen perfaqesuese me rekord kriminal dhe me ceshtje te hapuara perpara drejtise, si ne shqiperi , po ashtu ne mbare boten . Pra si munde te arrihet besimi te drejtesia , si munde te shmanget korrupsioni , keto pyetje I perkasin sistemit te larte kushtetuese . Sote ka disa vjete qe ceshtja e gerdecit , po si dhe shume ceshtje te tjera akoma vazhdojne te ngelen te pa shqyrtuara . Drejtesia duhet vendosure ne vende , po ashtu vetem kompesimi nuk munde te quhet zbatime I drejtesise. Personat e humbure ne kete akte kriminal dhe tragjike krijuare nga persona te lidhure me perfitime kriminale duhen perbadhure me drejtesine dhe te ndeshkohen ne perputhje me ligjet shqiptare .Duhet dikriminalizuare komplete sistemi shqiptare