Raporti i Mjaft për Durrësin: Dako ka mbajtur premtimet kryesore, por jo shumicën

27 Mars 2015, 17:46Politika TEMA
Raporti i Mjaft për Durrësin: Dako ka mbajtur premtimet kryesore, por

Organizata “Mjaft” ka publikuar raportin e Votmatësit për Bashkinë e Durrësit, sipas të cilit në mandatin katër vjeçar të qeverisjes, bazuar në platformën elektorale të Vangjush Dakos, në raport me punën reale përgjatë periudhës 2011 – 2015:

“Në përfundim të analizës të secilës kategori dhe premtimeve përkatëse rezulton së në total janë realizuar plotësish vetëm 16 premtime, 8 premtime janë realizuar pjesërisht, 5 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 26 premtime mbeten të parealizuara”, thuhet në raport.

Premtimet e platformës elektorale janë ndarë në 6 kategori: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura, janë evidentuar gjithsej 55 premtime:

Ndërsa kategoria e Infrastrukturës ka numrin më të lartë të premtimeve pjesërisht të realizuara me 6 të tilla, fakt i cili tregon se një pjesë e mirë e tyre mund të përfundojnë brënda Qershorit dhe do të inagurohen përgjatë fushatës elektorale.

Kategoria e cila ka shënuar edhe numrin më të ulët të realizimit të premtimeve është ajo e Kujdesit Social me 8 të tilla.

Një nga premtimet e realizuar është rehabilitimi i zonës së Currilave. Edhe pse ky projekt është hartuar dhe financuar nga Ministria e Mjedisit, dhe jo nga Bashkia e Durrësit, impakti i tij është i drejtpërdrejtë mbi qytetarët e Durrësit si dhe ndihmon në lehtësimin e buxhetit bashkiak për adresimin e problematikave të tjera lokale.

Një tjetër premtim i mbajtur është edhe trajektorja e re turistike, ku janë kryer një sërë investimesh për shëtitoret dhe sheshet kryesore të qytetit të Durrësit, si Bulevardi “Dyrrah” apo Sheshi “Liria”.

Ndërkohë, rezulton se një sërë premtimesh mbeten të parealizuara ose nuk janë adresuar ende nga Bashkia Durrës këtë mandat.

Ndër to mund të përmendim ndërtimin e një Landfilli-sanitar, ndërtimin e qendrës së re të kulturës, muzeut dhe bibliotekës publike, ndërtimin e pishinës olimpike dhe kompleksit sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”.

Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohore Qershor 2011, deri në ditën e publikimit të këtij raporti 27 Mars 2015.

14 komente në “Raporti i Mjaft për Durrësin: Dako ka mbajtur premtimet kryesore, por jo shumicën”

  1. Beni says:

    Dako eshte nje injorant i pashoq! Ka arritur ne piken qe bashkepuntoret i therrasin “Perandori” se ka zaptuar cdo gje. Nje gruaje qe i qante ne zyre dhe i kerkonte sqarim pse po e linte popullin me vdek i eshte pergjigj: “sepse une jam i pari i Durresit e une e vendos kush jeton e kush vdes”

    1. Gimi says:

      Beton, beton baby.

      1. Elton says:

        Mjaft o Mjaft se ke dhi fare

        1. True detective says:

          Mjaftistet e nisin ditën, tu ja marrë në gojë, pushtekarit të radhës, asgjë për tu çuditur, vemje e Sorosit….

        2. Tiku says:

          He mo toni – Po ben komente nga IP e bashkise. Ver maske kur te dallesh nga gjithe pluhuri i betonit rreth e rrotull.

      2. durrsaku says:

        Mjaft punuan qorrat te largohen HORRAT!

        Largohu gjyshi durrsaket i ke lon per faqe t’zez.

      3. Tana says:

        Do ta durojme edhe 2 muaj kete xhuxhin dhe pastaj le te jape premtime nga mengjezi deri ne darke neper Kazino. Mir Hoti dhe Lefter Koka ishin lule ne krahasim me kete MR. Betoni. Durresi nuk voton me per kete qen.

    2. Bana says:

      Gjushi 39 premtimet e tjera do ti kete lene ne Kazino. Vetem Gon Duka mund ti beje ndonje gje per kete qytet.

    3. Janaqi says:

      O Pallat o Mret!
      Pas mbretit Monun e mbretit Gent erdhi mbreti Beton dhe Mbreti Pallat, më i madhi i gjithë mbretërve të trashëgimisë antike kulturore.
      Prandaj le ti përulemi të gjithë mbretit që kemi përpara Syve, si simbol i vërtetë i vlerës së lirisë, përparimit, barazisë dhe ndërthurjes arkitekturore antike me betonizimin modern.
      Kjo është epoka e fundit të qytetërimit antik dhe e Lindjes së Qytetërimit të Rrënuar!

    4. Mira says:

      Premtimin e cunit vet e mbajti 2 here aman. I bleu makin te 2014, beri cuni aksident, baba i bleu tjeter te 2015. Eshte cun per shpi Gjushi jo per lagje.

  2. Tom says:

    Nuk ka nevoje te behen raporte te cilat pergjithesisht jane te pasakta dhe ne bazen e tyre kane marrjen e lekeve te taksapaguesit ne formen e projekteve te shoqerise civile, qe eshte nje veprimtari e deshtuar ne Shqiperi.
    Por per Vangjush Dakon flete vete Durresi i pagoje, me plaget dhe shemtite qe mbart. Gjushi betonoi zbulimet arkeologjike, betonoi lungomaren, lejoi kulla dinosaure, kafshoi detin duke futur objekte te shpifura ne te, lejoi ndertime klienteliste e korruptive dhe eshte sot nje nga njerezit me te korruptuar ne Shqiperi.
    Por ka nje gje, eshte mik me Edi Ramen.
    Dhe Gjushi jo vetem nuk shkon per ndjekje penale por do te rikandidohet. Kjo eshte e turpshme. Ku i gjen Edi keta Tomet, Gjushet, Frroket, Pjerinet, Paulinet etj, etj. Si ka mundesi qe keta jane te gjithe te korruptuar dhe Edi jo??
    Te gjitha qytetet kryesore duhet te nxjerrin qofte edhe figura te pavarura ne menyre qe njerezit te mos rrine pa votuar, sepse trendi i pergjithshem eshte qe te mos shkojne te votojne per keta kandidate.

  3. durrsaku says:

    Z.Dako

    A e zgjidhe problemin e tubit te shkerkimit

    te ujrave te zeza qe ndodhet ndermjet

    Arragostes dhe Tim Turkut rreth 200 m larg bregut

    Ky esht krim qe i bohet durrsakeve……!?

  4. Uji i ftohte says:

    Durresi?Keto 6 vitet e fundit vendnumro.

  5. Petro says:

    Keta te mjaftit jane ca injorante me damke.Ndoshta nuk dine tjeter vec nje anglishteje, po jam i bindur se jane armiq te shkolles.Me siguri i kane kaluar me shqelma vitet shkollore dhe tani nuk guxojne t i afrohen shkolles se u kujtohen vitet e “lavdishme” kur rreshtonin katrat gjerdan nen gushe.S ka sishpjegohet qe nuk thone asnje fjale per gjendjen e shkollave ne qytet.Ndoshta se edhe ne premtimet e Dakos shkollat nuk zinin vend se dhe ai i asaj kategorie eshte.Po t i kishin vizituar shkollat do te preknin gjendje skandaloze, ne ban ja dhe ne tere infrastrukture.Ne nje kohe qe kryeministri shtoi numrin e oreve te fiskultures neper te gjithe nivelet e shkolles,80% e tyre nuk kane palestra.Atehere vetem uje ne havan.Fiskulture neper oborre qe me nje pike shi kthehen ne liqene.Ndaj per keto dhe per te tjera si keto, mjaftit i themi MJAFT me genjeshtra te paguara.Mos e kaloni me Uren e Dajlanit.Qytetaret e Durresi nuk jane bageti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje