Basha-Pagano: Qeveria, standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit

27 Mars 2015, 13:44Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim  Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore ne Washington, Patrizio Pagano, me të cilin ndau shqetësimin për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin për shkak të politikave të gabuara dhe arbitrare të qeverisë.

Basha u shpreh se “qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes, si disa deputetë të mazhorancës”.

“Korrupsioni në rritje dhe depërtimi i krimit në vendimmarrje janë faktorë me impakt shumë negativ në gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit”, tha kreu demokrat.

Basha theksoi se “aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve.Të gjithë këto kanë ndikuar drejtpërdrejt që papunësia dhe varfëria të kapin në nivele alarmante”. /gj.k/

3 komente në “Basha-Pagano: Qeveria, standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit”

  1. dita says:

    Mire mor bythac per ato qe i the Paganos, po ai cfare te tha per punet e qeverise, a ta mbeshteti ndopak thelle

  2. ermir says:

    mjere populli shqiptare ne dore te kujt do bie,politikani me idjot qe mund te kete je ti o lulush..

  3. salem says:

    Kur t’i tha keto gjera Luli para apo pas……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje