"Doshi dhe Frroku sajuan skenarin e vrasjeve, për të nisur ndjekje penale ndaj Ilir Metës"

27 Mars 2015, 12:36Politika TEMA

Për herë të parë jepet motivi që fshihet pas skenarit të vrasjes së dy deputetëve, Mhill Fufi dhe Tom Doshi, të urdhëruar dhe paguar nga Ilir Meta, të bërë publike nga deputeti Doshi.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, historia e sajuar nga deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe i dyshuari Durim Bami ka pasur një qëllim: Ndaj kryetarit të Parlamentit të niste  ndjekje penale.

Përgjigjja e pyetjes PSE, që fshihet pas kësaj historie, Prokuroria e Përgjithshme e zbulon mes rreshtave të dokumentit të urdhërndalimit të firmosur nga kryeprokurori Adriatik Lalla për deputetin Mark Frroku

Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedures ka qenë e sajuar prej tij deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta” thuhet në dokument, raporton Ora News.

32 komente në ““Doshi dhe Frroku sajuan skenarin e vrasjeve, për të nisur ndjekje penale ndaj Ilir Metës””

  1. elinor,.,,,.. says:

    Edhe mundet te jete ashtu, edhe mundet te mos jete… nuk me intereson. Ajo qe me intereson eshte se si shkruani tituj te tille sensacionale pa pike pergjegjesie pa u bazuar ne fakte?!
    Ne dokumentin e prokurorise thuhet se “dyshohet”… DYSHOHET… eshte fjala kyce, nuk behet fakt i kryer. Vetem nqs vete personat e kane pohuar me gojen e tyre nje gje te tille, gje qe nuk e besoj te jete. Kurse ju e shpallni gjithe pompozitet qe u gjet pse-ja! Atehere c’i ngelet gjykates per te bere, vetem te jape ndeshkimin se gjyqin e bete ju “perfesionistet” e Tema!

    1. Doti says:

      Tom Doshi doli hapur dhe e beri publike ngjarjen nga qe pa se realisht po i rrezikohej koka. ilir Meta te vjedh, ilir Meta te vret. Kjo eshte pak por e sigurt.

    2. sit back. and.. relaks →→→→ says:

      dyshime te bazuara ne fakte thote, pra dyshimet jane krijuar si rrjedhoje e provave te cilat i ka prokuroria e do i paraqesi ne gjykate dhe gjykata do beje vleresimin e provave te prokurorise per me tutje. deri ne nje vendim te gjykates te dy halete e parlamentit konsiderohen te pafajshem. prokuroria ka te drejte te ngreje akuza te bazuara mbi ato qe ajo i konsideron prova ne cdo moment e per cdo person, eshte gjykata ajo qe vlereson s qendrojne keto fakte dhe prova.

  2. Sali Rama says:

    e gjithe kjo qenka bere qe te niste ndjekje penale ndaj kryetarit te parlamentit? WTF !
    Dmth keta te tre paskan sakrifikuar gjithe pushtetin qe kishin per hic asgje.
    Meten e pane te gjithe shqiptaret ne televizor duke vjedhur dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Jo me ti hynte nga deklaratat e Tomes dhe Frrokut (qe u shantazhua menjehere)
    Vl prokurorise.
    Po pas ballafaqimit te Doshit dhe Bamit ne prokurori, nuk ka lindur ndonje dyshim se Doshi thote te verteten?
    Pas vajtjes te Baba Takut ne Gjermani (per ndeshjen) nuk lindi ndonje dyshim se keta te LSi jane te perlyer ne kete ngjarje?
    Pas shantazheve te Metes dhe Baba Takut me video, certifikata etj, nuk lindi ndonje dyshim?

    Po dyshimi ka lindur nga HICI! Nga deklaratat e Bamit, qe u vertetua gjate ballafaqimit se ishin dhene nga frika e vrasjes se femijve.

    1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

      rri o lali se ska dale akoma as cereku i skenarit. prit se ske pare gje akoma.

      1. Sali Rama says:

        Kush jeni ju zoteri? Baba Taku ? Se vetem baba Taku i modh i di kaq shume sekrete te rendsishme: ca behet ca nuk behet, ca do dale ca nuk do dale, kur do dale kur nuk do dale, kush do futet kush nuk do futet.

        1. Aua :) says:

          O Sali Ram Berisha! Eshte i gjithi skenar i shokeve te tu, filo ruso-serb, per prishje te koalicionit, rrezim te qeverise dhe fillim te rremujave ne Shqiperi. Sidomos pas ashpersimit te luftes ndaj droges dhe shkaterrimit “te lendes se pare” per “pularine”!
          Perndryshe, si ANAList qe je, na shpjego pak kembenguljen e perditshme te amerikaneve per burgosjen dhe denimin e ketyre cubave!
          Prit, prit! Nuk keni pare gje akoma!

          1. aaax says:

            Aua !
            Me pelqeve. Kjo eshte e gjithe loja.

  3. nick says:

    jo me jo, ku eshte ndryshimi nga kur i patet provat per meten???

  4. Deshtaku says:

    Prokurori leshi, te bejne me vjell.

  5. XUME PROTOPAPA says:

    WHY ? – IT’S RIDICULOUS & NONSENSE

    e thene ne gjuhen e Donald Lu-se, bashkefshatarit te “tre murgjeve kineze qe vdiqen duke qeshur”.
    Tom DulDoshaj i Majes se Zeze, ne intervistat e tij ka qene shume i sakte ne pershkrimin kohor te faktit kriminal, te njohjes se tij me porosine per ta vrare. Deri dhjete dite me pare – tregon Doshi – festuam me shoket dhe çunin e poetit zarzavete shites Xhepi nga Çepani, ne harmoni te plote, ku u derdhen litra me vere e u thyen gota te kristalta nga “chears-et” e urimeve!

    Edhe gjate ballafaqimit me te dhe Kokemadhen – vazhdon Doshi – nuk i besoja rrefimit te te penduarit Bami.

    Nuk kuptoj se çfare pergjigje mund ti jape Tom Doshi kesaj pyetjeje qesharake dhe te pa kuptimte ! Pavaresisht nga arsyetimet e tij te mevoneshme si (mbase) nje nga shkaqet mund te ishte “kembengulja per te bere publike videon” e Priftit, si motiv i pranueshem, perseri lejtmotivi i supozuar nga Doshi eshte dhe mbetet nje argument subjektiv, gjithnje ne kerkim te motivit te vertete.

    E njejta gje edhe per Mhill Fufin.

    I vetmi qe duhet ti jape pergjigje kesaj pyetjeje eshte “porositesi i vrasjes me pagese” dhe kaq. Te tjerat jane perpjekje monstruoze per te kthyer ne “dokrra hini” ( e mbani mend Adolfin e Surrelit kur shkembeu “dokrrat e hinit” te Gjergj Fishtes, me “dokrra te hireta” ?!) te verteten e frikeshme te ketij krimi te ndyre, te verteten qe tentoi te vrase….

  6. elinor,Me rregull te treshit i bie qe vetem SALIUT i interesonte kjo ngjarje!
    PSE-votimet i humbi katastrofikisht dhe i prano dhe dha doreheqjen si kryetar partie gje te cilen de fakto e kryen edhe sot.
    Me tritol po e shef qe spo ja mbrin qellimit per tu rikthyer ne Parajsen e humbur.
    Shtegu i te rikthyerit me para ju mbyll me rastin e LAZARATIT.
    URAGANI me nder me thane eshte nje pordhe ne uje.
    Shanse per tu kthyer me vote eshte nje ender mbi 10-15 vjecare,kohe ne cilen ai do jete ne krah te mikut e idhullit te tij ENVER HOXHES.
    KESHTU I KA BERE LLOGARITE AI POR ME SA PO DUKET JA KA FUT VEHTES DHE UNE ORESH AI DO JETE KOMSHI ME TOMKEN E SHOKET E TIJ!

  7. Spartaku says:

    Nqs eshte keshtu se ata kane patur qellimin e keq per te penalizuar Ilir Meten,mire ka bere prokuroria qe e ka hetuar drejte dhe i ka arrestuar.Pavaresisht se çfare problemesh te tjera ka Meta,por per kete raste prokuroria ka te drejte.Cdo problem ke kohen dhe vendi e vete.

  8. Likja says:

    TE NA RROJE BBABA LIKE fLORIRI ME BABA tAKUN SE KETE VEND E MORI LUMI E PERROI PER TA CUAR NE DET.

    1. askushi says:

      Edi gjith qeverine e ka me djem dhe vajza te reja, kurse parlamentin me baba takun, me baba namikun, me baba kocon, me baba mondin

  9. Bobby says:

    E gjithe kjo histori dashurie qe me pas u kthye ne urrejtje deri ne asgjesim fizik i ka rrenjet tek ngarkesa me droge e kapur ne Mal te zi vitin e kaluar.
    Te tere e dine, askush nuk e thote,
    Pra nese dikush nga prokuroria Shqiptare do kishte ” Balls ”, ta zbardhte kete ngjarje, ai do te duhej te kishte parasysh trekendeshin ” Ngarkesa e droges e kapur ne mal te zi + Vrasja e Artan Santos + Prishja e miqesise dhe kercenimet e Ilir Metes ndaj Tom Doshit ”.
    Nuk besoj se ka me Shqiptare qe nuk e kuptojne se Ilir Meta e plot politikane te tjere nuk u bene miliardere me rrogen e deputetit, por vetem me pazare droge e plot pislleqe te tjere.
    Ne parlament therrasin per dekriminalizim por e keqja eshte se ata duhen arrestuar te tere pa perjashtim, pra ky parlamant duhet zhbere nga A tek Z, e mbas tyre duhen zhbere me rradhe presidenca, gjykatat , dhe prokuroria qe jane mbushur me elemente te felliqur e te korruptuar nga koka deri tek kembet.

  10. gomisti says:

    Ky seshte motivi. Motivi eshte pse Meten?

  11. Lomi says:

    Ore po ate tonin e kombinatit e njihte monika apo jo?

  12. Arben says:

    SKENARI ESHTE URDHER DIREKT I NIKOLICIT, PER TE DESTABILIZUAR SHQIPERINE.

    NJESOJ SI ME VIDEON E PRIFTIT (PER KETE RAST ISHTE VIDEO E VERTETE, TANI QE NUK KA EDHE PO U DESH E SHPIKIN)

    RROFSHIN AGJENTAT E UDB-SE.

    1. Neli says:

      Po pse e sajuan keta te dy ka ndonje te na I shpjegoj me pergjisi ama po genjyhe te denohen per deshmi te rreme te na I thuaj baze muci

  13. Gjoli says:

    …fillimin e pa ligjshem te ndjekjes penale te Metes???????
    Kjo eshte shkruar nga prokuroria??? Nuk ka mundesi.Gazeta “TEMA” kerkon te injoroje ne menyren me te trashe kete institucion.Nuk besoj…te jete nxjere nga gazeta kjo thenie.

  14. Aldo says:

    Shume dakord me Elinor, vetem ne mediat shqiptare ndodh qe te fajesohet njeriu para se vendimin ta jape gjykata. Kjo eshte shume e rende nga ana profesionale, morale, ligjore. Cdo njeri deri ne perfundimin final te gjykates eshte I DYSHUAR.
    Ajo qe mua si qytetar me shqeteson ne gjithe kete histori eshte qe ne parlamentin shqiptar paska te dyshuar per lidhje m krimin (nuk ka rendesi se ne cilen parti) dhe kryetaret e partive qe I propozojne keta njerez per deputete (te mos themi qe deri dje I kishin dhe shoke)nuk paskan asnje lloj pergjegjesie, as ministri rendit, as prokuroria….
    Tema po fotot e Metes dhe Rames te lokali Doshit, foto te cilen po e japing te gjitha faqet e tjera mediatike..pse nuk e jepni???

    1. Aua :) says:

      Po po Bumçi, do nxjerrim dhe foton e Doshit me Ristanin, tek i njejti restorant, duke thurur intrigen!

  15. dardan says:

    Ej po si i beni keto shkrimet gjith kopetence. jeni ber me keq se klan tv ne kohen e berishes. si i shkruani keto sikur vertet e kan pranuar tom doshi edhe mark frroku kete gje. jeni ber me te shpir se vete fevziu edhe frangaj.

  16. tepelensi says:

    Po cfar fitonte Toma po te fillonte nje hetim kunder Metes?!se qe Meta te urdheronte vrasje deputetesh per inat te videos,kjo ska vij llogjike,se duhej te ishte edhe Prifti ne liste,por edhe qe Toma te sajonte kete skenar kaq te ngaterruar,edhe kjo nuk shkon.Kujt i ntereson te percaje shumicen dhe te krijoje destabilitet,ai e ka gatuar kete corbe.PS duhet ta kuptoje qe Toma eshte viktim ne kete mish/mash,dhe mos te vazhdoj me me percarje brenda vetes.

  17. Shqipe says:

    Ceshtja Doshi ka merre nje drejtim te njeanshem. Provat qe kerkohen per zbardhjen e ceshtjes, nuk zbardhen nga prokuroria por bllokohen.Toni u soll si prinz nga Hannover e dha deshmine “bindese”, Braho tifozi i futbollit shkoi ne Hannover, vetem per “nje ndeshje futbolli”.Bamit ju kercenua familja me jete,asgje nuk verifikohet,por anashkalohet sikur te mos kete ndodhur gje.
    Drejtesia ne Shqiperi le shume per te deshiruar.

  18. sali kari says:

    Te pakten bene nje pune te mire u sakrificuan per te ardhmen tone

    1. Aua :) says:

      Hahaha… pikes i ke rene! ?

  19. Aliu says:

    Fajin e ka Saliu

  20. Arti says:

    I shkreti Meta. Gjithmone mundohen ta bejne “frame”, nje here me USBra e me hidrocentrale te vogla, nje here me akuza fallco. Si nuk ju vjen zorr qe mundoheni te hidhni kete kollos te politikes Shqiptare. Meta eshte Buddha i Ballkanit. Njerezit kudo qe jane vijne e me zorr presin vec ta prekin se gojdhanat thone te sjell mbaresi ne jete dhe jane raportuar madje gjetje pune e rregullim financiar te menjehershem. Ka zera madje qe thone se vec nje te prekur gruas, po e pate ate fat shume te rralle dhe arrin mrekullira edhe me te medha. Edhe Papa vete u tund dhe tha do iki ne Shqiperi te shoh me syte e mij kete apostull modern. Ta mbajme me kujdes dhe ta ruajme sekretin tone Ilir Meta, perpara se te na vije gjithe pelegrinazhi i Lourdit ne Tirane.

  21. "BALASHI" says:

    Eshte me i thjeshte problemi. Saliu plasi. Nuk e sheh dot veten te ulur ne salle. Ai gjithnje duhet te kakaris nga foltoria sic e kemi pare ose nga tevolina qendrore. Gjeti mish per top e i nisi ne aksion.
    Toma nuk eshte mesuar te paguaj tatim-taksa, por vetem te fitoje. U derdh si egersire karshi ketyre institucioneve qe kerkojne te paguhet. Po te jesh mesuar mbi 20 vjet pa derdhur ne arken e shtetit nje qindarke, keshtu revoltohe. Foli me egersi kunder tyre, kinse i dhimbset shteti.
    Saliu si mjeshter ne intrige e nuhati, si spiun i vjeter qe eshte dhe u thur komploti. Nga c” thote organi i akuzes une keshtu e kuptoj. Te mencurit e tjere le te flasin para akuzes e gjykates, pune e tyre.
    Iliri nga ana tjeter duhet te beje shume kujdes me sinqeritetin e ndershmerine. S’ mund te dale gjithnje i lare. Ka plot fakte per te…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje