Provat e Prokurorisë kundër Doshit, Frrokut e Bamit, mes tyre edhe përgjime e tabulate telefonike

26 Mars 2015, 20:13Politika TEMA

Brenda 48 orëve Prokuroria e Përgjithshme do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për të vlerësuar ndalimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Jozyrtarisht mësohet se ndaj Tom Doshit prokurorët do të kërkojnë vlerësimin e masës në bazë të akuzës për kallëzim të rremë, kanosje dhe deklarim i rremë, ndërsa për Mark Frrokun kallëzim i rremë dhe deklarim i rremë, raporton TCH.

Po ashtu mësohet se për të mos ndarë çështjen, po në Gjykatën e Lartë do të kërkohet edhe masa e sigurisë për Durim Bamin, i cili fare mirë mund të gjykohej edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Dosja e Prokurorisë në gjykatë bazohet tek regjistrimet e bëra nga ballafaqimet e shumta te Krimet e Rënda, por burimet thonë se pjesë e kësaj dosje janë edhe disa përgjime dhe tabulate telefonike. Mësohet gjithashtu se prokurorët kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë nga paraburgimi ku mbahet Durim Bami, kjo pas deklaratave të bëra nga deputeti Tom Doshi një ditë më parë në Këshillin e Mandateve ku pretendonte se Bami është kërcënuar me jetë për të ndryshuar dëshminë.

3 komente në “Provat e Prokurorisë kundër Doshit, Frrokut e Bamit, mes tyre edhe përgjime e tabulate telefonike”

  1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

    ndonje koment nga harvardisti dritan prifti ka pasur?

  2. esa says:

    A mund te me thote dikush, kur do arrestohet dhe burgoset bastardi hajduto-kriminek like floriri? Rama nuk po e kupton qe i ka dhene like floririt shtetin dhe pushtetin. Like floriri gjithmone e me shume poi afrohet marrjes se Partise Socialiste. Mjere ata socialiste qe nuk e kuptojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje