Piloti i dytë e rrëzoi qëllimisht avionin, pasi la jashtë kabinës kapitenin. Zbardhet tmerri i vdekjes së 150 pasagjerëve të Airbus A320

26 Mars 2015, 13:40Politika TEMA
Piloti i dytë e rrëzoi qëllimisht avionin, pasi la jashtë

 

Bashkë-piloti i avionit të Germanwings që u rrëzua në Alpet franceze të martën duket se ka çuar vet në përplasjen fatale avionin bashkë me 150 pasagjerët në bord,  thanë para pak minutash zyrtarët francezë.

Prokurori i Marsejës,  Brice Robin, duke cituar informacionet e marra nga “kutia e zezë”  që regjistron bisedat mes pilotëve,  tha se bashkë-piloti ishte i vetëm në kabinë 8 minutat e fundit kur avioni filloi të binte deri në përplasjen me malin.

Ai ka aktivizuar qëllimisht uljen e avionit ndërsa piloti tjetër (kapiteni) ishte mbyllur nga jashtë kabinës .

Prokurori Robin tha se kishte “heshtje absolute në kabinë”,  pasi kapiteni po luftonte për të rihyrë në kabinë.

Bashkë-piloti, i emri i të cilit është zbuluar dhe quhet Andreas Lubitz, 28 vjeç ishte i gjallë deri në përplasjen përfundimtare, shtuan prokurorët francezë.

“Ne dëgjuam sesi  piloti kërkon nga bashkë-piloti për të marrë kontrollin e avionit dhe ne dëgjojmë në të njëjtën kohë zhurmën e një karrigeje që lëviz dhe zhurmën e mbylljes së derës,” tha Robin për gazetarët.

Nga ai moment, bashkë-piloti ka kontrolluar avionin i vetem.

Ndërsa ishte vetëm, bashkë-piloti ka shtypur butonat e sistemit të monitorimit të fluturimit për të vënë në veprim zbritjen e aeroplanit.

Në lartësinë ku po fluturonte avioni, kjo mund të bëhej vetëm me qëllim shkatërrimin e tij”, pohuan prokurorët.

Gjatë gati 10 minutave bashkë-piloti nuk ka pasur asnjë komunikim me kullën e kontrollit dhe kjo shpjegon arsyen pse avioni nuk dërgoi asnjë sinjal rreziku.

Shkatërrimi i avionit ishte i qëllimshëm, por prokurorët thanë se nuk ka fakte se piloti  Andreas Lubitz, 28 vjeç ishte pjesë e celulave terroriste.

Për këtë duhen hetimet e prokurorëve gjermanë rreth jetës private të pilotit kohët e fundit.

Pasagjerët nuk kanë kuptuar asgjë deri në momentin e fundit.

Sipas prokurorëve, ulërimat e tyre dëgjohen vetëm në fund, pak para përplasjes.

Para se prokurorët të bënin publik raportin pas zbardhjes së bisedave të fundit mes pilotëve, The New York Times ishte e para që hodhi dyshime mbi këtë sulm vetvrasës të bashkë-pilotit.

Duke iu referuar një burimi francez nga hetimet  The New York Times shkruante se në regjistrim dëgjohet qartë trokitja në derë e pilotit, aq sa ai duket sikur kërkon ta shembë derën.

Piloti troket lehtë në derë, dhe nuk ka asnjë përgjigje“, tha hetuesi.

Dhe pastaj ai godet derën më fortë, por nuk ka përgjigje. Duket sikur kërkon ta shembë derën, por nuk merr kurrë një përgjigje”.

Avioni Airbus 320 udhëtonte nga Barcelona në Duseldorf kur u përplas me Alpet Franceze të martën.

Të afërmit e 150 pasagjerëve dhe ekuipazhit që vdiqën do të vizitojnë vendin e rrëzimit./j.h

 

 

29 komente në “Piloti i dytë e rrëzoi qëllimisht avionin, pasi la jashtë kabinës kapitenin. Zbardhet tmerri i vdekjes së 150 pasagjerëve të Airbus A320”

  1. Arti says:

    Kjo duket si nje seri e atij serialit televiziv The Blacklist, ku nje individ per te vrare nje person dhe per ta bere ta mbuluar vrasjen i kamuflonte ne aksidente ku vdisnin me qindra njerez ne tragjedi te tilla. Duhet te shikohet manifesti i avjonave se kush ka qene pasagjer atje qe mund te hiqej qafe dhe i kishin ndonje peng ketij pilotit tjeter. Alternativa eshte qe ishte thjesht psikopat, por si ide eshte intrigante pasi u tha dhe per avjonin e Majlezise qe kishte disa njerez me profil te larte qe u zhduken bashke me te tjeret ne nje aksident ajror.

    1. anticensurë 234 says:

      arti lali
      nuk e di a të ka rënë në dorë një libër i një anglezi me titullin “tre veta në një barkë përfshi dhe qenin”(mund të mos jetë fjalë për fjalë kështu).ok
      një histori e shkurtër e tij ishte për një person që i kishte rënë në dor një manual i mjekut për sëmundjet!!ky tipi pasi e lexon kërkon të vizitohet tek mjeku!lë orarin dhe shkon!mjeku e pyet se për çfar ankohet!!
      tipi i thotë se përveçdhimbjeve të lindjes ka gjithë simtomat e gjithë sëmundjeve!!
      pasi heton më thellë mjeku,dëgjon prej tij se ai kiste lexuar gjithë manualin e mjekut!!
      përgjigjia ishte se ai duhet tia linte në dorë specialistit,mjekut në këtë rast,për të gjykuar dhe jo të bëhej vet mjek!!
      kështu dhe ti o lali shikon një film dhe kujton se është realitet!!
      o lali filmi është film!!është i shkruar nga një njeri që i vendos si personazet dhe ngajrjet atje ku do ai,ju gjen zgjidhjet si do ai dhe i hap e mbyll kur do ai!!një ndryshim të vogël mund ti bëjë dhe producenti o regjizori,por në fund të fundit nuk është realitet!!
      realiteti është shumë i thjeshtë për tu bërë i komplikuar si në film!!
      shikoji kënaqu dhe mos i merr për të vërteta!!

      1. mario says:

        sipas teje edhe vllezerit kennedy vdiqen rastesisht. Kur ta kuptosh ti realitetin do te duket me i cuditshem se filmi. E gjitha rrotullohet tek paraja.

        1. anticensurë 234 says:

          mario ti qeke me të vërtet për tu marrë shëmbull!!
          ti paske lexu manualin e agjenturës!
          mor debil a të duket i ngjashëm në ndonjë pikë rasti i xhon e robert kenedi me këtë rast??
          mor trap pa syze fare,ata ishin AAATENTAAATEEE!!a e kupton ku është ndryshimi ndërmjet një atentati të kryer me armë dhe rënjes së një avioni??
          me kë harxhoj kohën dhe unë!?!?!?

  2. popull says:

    u kuptua qe e ka bere piloti.ka qene ne depresion,se e ka lene gruaja.e mori ne qafe 16 femije,e 2 bebe.ishalla sja gjejn kockat,nese e ka bere me qellim.

    1. anticensurë 234 says:

      bashkë me ta, dhe 129 të tjerë që ti si llogaritke fare!!
      ti do të thuash ata janë mosha më e re!?dhe për pasojë të pafajshëm!!
      gith të tjerët janë p aq të pafajshëm sa dy foshnjat!!asnjëri prej tyre nuk e meritonte vdekjen!!

      1. popull says:

        patjeter qe i llogaris o anticensure,por i permenda femijet me qellim…qe atij muti ti kishte ndryshuar mendja per vetevrasje,vetem nga prania e shume femijeve ne bord.

  3. sherifi says:

    Domosdo ka ka nje shkak njerezor, avioni nuk bie,ate e rrezoin.

  4. rreshen says:

    medet te kishte qene sali krimineli ne ket avion

    1. njazi says:

      s.ha mortja mute…

      1. demo says:

        Nuk ha ,po pastron,imagjino sikur te mos kish vdekje dhe vicitoli do ish i perjetshem,ky eshte shkaku qe dhe vdekja nuk eshte aq e keqe, sa e konceptojne njerezit

  5. Psikopat says:

    Terroriste ka shume, shume me pak se njerez me probleme te renda mendore dhe sociale…

  6. stela says:

    Lubitz????? si emer cek ose kroat.

    1. Usa says:

      E clidhje ka. Boll me keto generalizime, “stela si emer baxhelle’

  7. Laveri says:

    Prisni edhe nja dy a tre dite dhe do na dali ky Lubitz mysliman i konvertuar qe u falte 5 here ne dite(çdo gur do luajne siguracionet per te mos paguar viktimat e ketij aksidenti)

    1. anticensurë 234 says:

      normalisht quhet terror për faktin se do të përhapë ndjenjën e frikës në masë!!
      terrori ndryshe nga akti i çmëndurisë ose i një vetvrasjeje të thjeshtë,pavarsisht se mund të marrësh pas dhe shumë të tjerë,e bën të ditur përse po ndodh një veprim i tillë!merret përsipër nga një organizatë o lihet një dokumnet që tregon arsyen e këtij veprimi!!
      po nuk u bë një gjë e tillë nuk ka vlerë si terror,sepse klasifikohet në aksident!!nga aksidenti nuk terrorizohet njerzimi!!
      ky piloti ka pasur mundësinë,me anë të mikrofonit të bënte të ditur arsyen e aktit të tij(nëse do të ishte terroristik),por ai nuk e ka bërë,ai ka shkuar drejt vdekjes pa e prishur terezinë!!
      vështirë se kemi të bëjmë me një akt terrorist!
      shumë mundësi ka që të kemi të bëjmë me një akt vetvrasje të një të çmënduri!!
      një njeri normal që vret veten,çfardo qoftë arsyeja,përpiqet të mos dëmtojë dikë tjetër!!
      rast hakmarrje kundër dikujt e mbyllur me vetvrasje drejtohet vetëm ndaj personave me të cilët ka problem!!

  8. tfgs papudhi says:

    Do ti kete mallkuar kisha greke apo mos u ka bere janullatosi ndonje magji se inatin e kane me gjermanet qe po i lene greket pa lëmoshë

  9. Moeris says:

    Shumë njerëz ia arrijnë objektivit që kanë synuar,dhe e humbasin veten bashkë me të tjerët!

  10. Para Laci says:

    Jepini gjith pilotave nje cels kopil dhe u zgjidh problemi me pilotet qe kane pasoja mendore.

  11. prenda says:

    Ju nuk besoni ne forcen e magjise por une besoj.
    Une besoj se ky eshte mallkimi i Janullatosit per Gjermanine dhe Merkelin qe nuk i fal borxhet Greqise.
    Ju nuk e besoni, por une jam i bindur qe ai eshte shume afer perendise dhe perendia e degjon lutjen e tij.
    Ka nisur katastrofa e Gjermanise dhe shpetimin e saj e ka ne dore Janullatosi.
    Shikoni kur Merkeli t’i kerkoje te falur Janullatosit dhe Ciprasit dhe tua fale borxhet.
    Ishte fat per ne shqiptaret qe na ra ne pjese ky shenjt i madh.

  12. treporti says:

    Keto grindjet profesjonale i paguajne udhetaret.Shoqerite ajrore te mos tolerojne hasmerite midis piloteve.Jane mbytur vaporra me mijra vete,jane rrezuar kushedi sa avjone per ego parlliku,kush te jete i pari!Pyesni Sali Berishen,sa veta ka vrare,qe nga A.Hajdari, G>Pashko,deri tek Olldashi,per parllek?!

  13. TF says:

    Po KY TURKOFAGOS KU EHSTE TE BEJ NJE KOMENT SE NDISHTA KY PILOTI MUND TE JETE sHQIPTAR!! Fuck Turkofagos!

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Jipi ne dore nje 28 vjecari nje Boeing dhe jeten e 150 njerzve.. Ju kripsha trute..

  15. nardone says:

    te ishte nga japonija edhe besohej sepse ata kane pasur kamikaz po gjermoni ti vij turp duke mbajtur avione plehra ne qarkullim.

  16. o4490o says:

    paska njerz edhe me t kqinj sesa Sala ne kte bot!
    dhe jan “perndimor”!!!
    dhe madje kristjan e jo muhamedan!!!
    s din robi tash se nga t ruhet!
    andej nga posht po na msy myslym hanxhar bomba!
    knej nga siper po na derrmo jermani!!
    keq andej e keq kendej!!
    duhet me shku me kerku azyl pulitik ne nanji planet tjeter po a ka nanji skafist shqiptar qe t na coj atje a?

  17. gora says:

    ore PRENDA! IK ZGJEBOSU DHE TI ME JANULLATOSIN SE MBASE KE FAT TE MIRE O PSIKOPAT O PJELLE E TIJ NE SKEMI NEVOJE PER PRIFT GREK TI QE KE NEVOJE SHKO GRIS BYTHEN BASHKE ME JANULLUCIN.

    1. senatori says:

      More Gora, si nuk e kupton qe ai tallet me Janullatosin e me Ciprasin?
      Nuk paske piken e humorit.

  18. Prind says:

    Guxim i tepruar,
    Ti lesh ne dore te nje 28 vjecari,
    Ndihmes-pilot me 3 muaj eksperience,
    Nje avion me 150 pasagjere…eshte teper e guxishme.

    Eshte e njejta ndjesi sikur tja lije drejtimin e automjetit nje shokut tend 28 vjecar,
    Dhe ne te te udhetoje ti vet, femijet e tu, nusja jote dhe prinderit e tu.
    A nuk do ishte me e kujdesshme ta drejtoje vet, me pergjegjesine tende prinderore.

    Ne USA nuk lejohet Ndihmes piloti te qendroje I vetem ne kabinen e pilotimit
    kur mungon piloti (komandanti avionit), por shoqerohet nga nje stuard.

    Mendoj qe kompanite ajrore kane prioritet fitimet e tyre,
    kjo eshte normale, eshte biznes.
    Kjo eshte me e dukshme tek kompanite low-cost,
    Zvogelimi vazhdueshem i standarteve ne hapesirat e sedileve brenda ne avion,
    Punesimi piloteve qe “kushtojne me pak”, me te rinj, me më pak eksperience.
    Perdorimi avioneve deri ne limitet me te fundit te garancise.
    Airbus 320, e ka jetegjatesine 24 vjet dhe prodhimi ketij model ka filluar ne 1990.

    Kujdes, kur paguani per nje bilete avioni, nuk paguani thjesht karburantin,
    por garancine qe do mberrini shendosh ne destinacion.

  19. David says:

    Ky duket qe ne foto qe nuk eshte normal ..cope mishi ose sic i themi ne me troc rrote k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje