Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga salla e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votimin mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi. Edi Paloka, Kryetar i grupit Parlamentar të PD-së, theksoi se kjo parti mbështet kërkesat e prokuororisë, por nuk mund të bëhet pjesë e farsës.
“Dua të them dy fjalë lidhur me qëndrimin e grupit të partisë demokratike.
Prej mëse dy javësh shqiptarët janë bërë spektatorë të një ngjarje sa skandaloze aq edhe të frikshme. Skandaloze se Kreu i Kuvendit është akuzuar për vrasje nga një deputet i mazhorancës, e frikshme se shqiptarët mësuan se për 6 muaj kupola e shtetit e fshehu dhe manipuloi këtë ngjarje, dhe sot tenton ende të manipulohet kjo ngjarje.
Vetëm një provë e rëndë që akuzonte shtetin se kishte ushtruar presinion në qelitë e shtetit, kjo provë nuk na u dha edhe të gjykojmë qartazi për këtë ngjarje. Deputetët e PD së nuk kanë nevojë për imunitet, ky parlament nuk ka nevojë për imunitet dhe duke i qëndruar këtij parimi vota jonë është po, por s’mund të bëhemi pjesë e kësaj farse, ne nuk do të marrim pjesë në këtë farsë për ti qëndruar sa më larg kësaj ndyrësie, tha Paloka, ndërsa deputetët demokratë u larguan nga salla e Kuvendit.
Më herët, deputeti socialist Armando Subashi paraqiti para Kuvendit vendimin e marrë nga anëtarët e mazhorancës në Këshillin e Imunitetit për miratimin e kërkesës së Prokurorisë.
“Seanca e djeshme ishte publike, procedura si u zhvillua e qartë për të gjithë. Pas dëgjimit të palëve, Këshilli bërë diskutimin e vet me dyer të mbyllura. U morr vendim konsensual me divergjenca të vogla.
Konkluzionet janë të shprehura edhe në Raport. Në gjithë diskutimet u vu theksi se me ndryshimet që i janë bërë Kushtetutës kemi një koncept të ri për imunitetin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.
Në Këshillin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, mbizotëroi mendimi që edhe ky këshill edhe vetë Parlamenti të mos jetë pengesë pasi nuk janë ata që vendosin për arrestimin e deputetëve, por është Gjykata e Lartë ajo vendos përfundimisht.
Nga kjo pikëpamje i hapëm rrugën Kërkesës së Prokurorisë”, tha Arbando Subashi.
Ndërsa Eduard Halimi paraqiti qëndrimin e anëtarëve të opozitës në këtë Këshill. Deputeti Halimi deklaroi se Prokuroria pranoi se ekziston një video kërcënuese që ka sjell më pas edhe ndryshimin e dëshmisë së Durim Bamit. Po sipas Halimit, kjo video nuk është bërë publike për Këshillin pasi deputetët e mazhorancës refuzuan të hartonin kërkesën.
“Është një nga seancat më të vështira.
Sytë e qytetarëve janë drejtuar për të parë çfarë do të bëhet me kërkesat e Prokurorisë. Dje u pranua nga të gjithë se ekziston një video ku rezulton që ky dëshmitar kishte ndryshuar dëshminë e vet nën kërcënimin e jetës.
Prokuroria ka pranuar që kjo video ekziston, por do ta dorëzonte me kërkesë të Këshillit. Por kjo u kërkesë u pengua nga deputetët e mazhorancës. Por ajo video nuk u kundërshtua nga askush”, tha Halimi. /gj.k/
Parlamenti Han pa porta fare, sikurse edhe Shqiperia “demoktatike”.
VFLP.
Hajt ne koke te koksynetit Sali!Pacin kemben e mbare!
Ju dhjefsha rracen mu ne PD…Ptu qelbesirat, edhe me ha edhe me djeg!
Jemi dakort me prokurorine, por nuk votojme per kerkesen e saj! Hajde merre vesh se çfare thone keta njerez qe kane drejtuar Shqiperine 8 vjet.
Po si ka mundesi,keta e pranuan publikisht qe do te ishin pro heqies se mandatit per ti hapur rruge drejtesise.
Nuk e di nese ky milet qe mbeshtet kte parti,po e kupton apo jo?
Po Si mund Te kerkohesh Te shikosh provat keta Jane fare loqe. Provat mund ti shikojme Te gjithe ne gjyq ose keta duhet Te kerkojne komision hetimor nqs provat dalin tani ato behen nul ne gjykate
Sa i peshtire ky Armando Subashi ne seancen e mbremjes, vetem qytetari nuk tregonte.!!!!!!!!
Si thane ata ta PD : Nuk behemi pjese e kesaj farse; eshte per tu habitur qe kjo gje del nga vete farsa. Sipas meje ata nuk e votuan qe te mos votojne pro kur prokuroria te kerkoje te njenten gje per salen ,lulushen e kompani..urime prokurorise qe me ne fund ja doli te beje nje kerkese per heqje imuniteti ndaj nje deputeti..
Eshte i pari por te shpresojme qe te mos jete i fundit