Këshilli i sygjeron Kuvendit t'i hapë rrugë arrestimit të Doshit e Frrokut. PD dhe PS, raporte të ndara

26 Mars 2015, 00:40Politika TEMA

Pas 5 orësh debate Këshilli i Mandateve i  sygjeron Kuvendit t’i hapë rrugë arrestimit të deputetëve Doshi e Frroku.

Relacionit i Këshillit të Mandateve  do të shkojë sot në seancën parlamentare dhe do të jetë i pari që do të diskutohet ku do të vendoset për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Deputeti Doshi ka këmbëngulur që Këshilli të marrë në shqyrtim provat e reja, ku sipas tij Durim Bami është kërcënuar se nëse fliste do i vrisnin fëmijët.

Me kërkesën time, në prani të 4 prkurorëve, është pranuar kërkesa ime. Në një nga zyrat që disponojnë këta. Është bërë përgjimi ambiental me kamera, unë kam vënë aparaturën në trup dhe kam takuar Durim Bamin dhe i kam thënë Bamit gjithë kohës thuaj të vërtetën. Ai më në një moment që  nuk mund të flas.Pse i thashë? Ai bëri me shenjë që ka një djalë të vogël. I thashë unë si është puna? Ai ma bëri me dorë për fëmijët . Unë i thashë po ca ka? Ma bëri me duar prap, që ka ardh një polic i forcave speciale me kapuc, e beri dhe me dorë, që e kemi parë bashkë me prokurorin, edhe regjistrimin edhe transkriptin që është bërë. ben me dorë dhe tohtë: Burrat e huaj janë atje, te vendi që as unë nuk e di, pra adresën ku e kishte tezja e gruas se vet. Unë u çova në këmbë dhe i thashë të të çojmë në spital të burgut? Jo tha se aty ka ilace, jam më në rrezik nese me con ne spital. Kur foli për fëmijët i dolen lot, e kemi pare edhe me prokurorë, madje një prokurore që ishte aty i shkuan edhe asaj lot sepse i erdhi keq. unë i thashë që këto i bën vetëm organizata e ISIS me të vra fëmijët. Këtë bisedë e di dhe prokurori, por unë nuk po ja kërkoj ta bëjë publike. Kur unë u çova në këmbë më tha: Ti e di o burr në ca kushtesh jam une dhe nuk mund të flas, se e di ca me kane vënë edhe te X5. Pra i kishin vënë 560 gr trital. Pra në kushte që do vrasin ate  dhe fëmijet, atëhere si do ta pranonte. Tani ai vjen me paturpesine me te madhe dhe më akuzon mua për kallëzim të rremë”, pohoi Doshi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Në përfundim të mbledhjes deputeti demokrat Eduard Halimi  u shpreh se nuk mund të ketë hetim të plotë pa dorëheqjen e Metës dhe se kurrsesi PD nuk mund të pengojë punën e Prokurorisë.

“Prej dy vitesh është vendosur një standard i cili ku sa herë që një deputet ka kërkuar të merret në provë, për çdo rast Këshilli ka vendosur tyë merret kjo provë por këtë herë qeveria ka refuzuar ta marrë këtë provë. PD ka mbajtur një qëndrim parimor sepse për PD është e paimagjinueshme të pengojë procedurat e prokurorisë dhe punën e saj. Shmangia e prokurorisë për 6 muaj dhe fakti që doli sot një video me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës tregon se ky sot është një proces që është pas dhe nuk mund të ketë një hetim të besueshëm me kryetarin dhe kryeministrin në krye të shtetit. “8 raste në 8 vite, sa herë kur njëri nga deputetët ka kërkuar që të merrej një provë, në të 8-ta rastet Këshilli ka vendosur që të merret kjo provë. Ndërsa Partia Socialiste refuzoi që këtë provë ta merrte Këshilli”, tha Halimi,pas mbarimit të mbledhjes.

Partia Demokratike po ashtu ka bërë të ditur se ajo nuk do të firmosë  raportin e Partisë Socialiste. PD do të bëje raport më vete në momentin që do dalë rapoti i PS-së.

Deputeti Halimi, pas përfundimit të mbledhjes tha se Partia Socialiste refuzoi marrjen e provës së paraqitur nga Doshi ndërsa deputeti i PS, Fatmir Xhafaj tha se vendimi për mospranimin e provave të reja ishte konsensual. /j.h

 

 

12 komente në “Këshilli i sygjeron Kuvendit t’i hapë rrugë arrestimit të Doshit e Frrokut. PD dhe PS, raporte të ndara”

  1. Sokrati says:

    Une nuk shprehem dot per vendimin,po nje gje po e them per ty ,o HALIM Mavria. si guxon e thua se per PD eshte e pa imagjinueshme te pengoi procedurat e punen e saj . Kaq idiot te jesh? Pse i harroni ju,nuk i harron populli. Nuk ishit ju qe penguat prokurorine me 21 janar 2011 ku vrat 4 qytetare? A nuk ishit ju qe i mbajtet gardistet ne bodrume? a nuk ishte Saliu qe e quajti kryeprokuroren “Lavire ” A nuk ishit ju qe gjoja per nje gamim drejtshkrimor penguat arrestimin e komandantt te gardes…. Po ju jeni njeres pa moral,pa pike sedre ,pa pike njerzilleku…….

  2. kurreshtari says:

    Ka filluar te vije era diktature

  3. FREDI says:

    Natradini i rrun bythen ketij DOSHIT.

  4. Edi says:

    Perrallat e Tom Doshit nuk paskan te mbaruar. Por kur Likja dha 500 per koken tende , perse ti nuk i dhe 600 Durim Bamit dhe ishte mbyllur historia. apo ti nuk i kishe 600. Ketij D Priftit i shitet nje pulari dhe u be milioner ne 6 muaj????? Po sa fermer ka qe kane pularira dhe shumica kane falimentuar si Cekja i Beratit? Çdo jave ne Budva me ke eshte takuar ky kodosh……….Tridheni qenin sa seshte vone te shpetoj Shqiperia

  5. Petro says:

    Po sikur te jete zanati i vjeter, armet ne qele?…

  6. asnjanesi says:

    TE GJITHA GAZETAT SHQIPTATE PUNOJNE PER QARQE TE CAKTUARA INTERESASH DHE NUK BOTOJNE SHKRIME NDAJ POLITIKAVE ANTISHQIPTARE DHE PAKENAKESISE POPULLORE, ZERI I POPULLIT NUK U BIE NE VESH FARE POLITIKANEVE TANE TE INKRIMINUAR DERI NE PALCE. TE GJITHE TE BASHKUAR TE MAJTE E TE DJATHTE VERI E JUGE NDERMJET FAQEVE TONA SOCIALE NE INTERNET MUND TE TU DERGOJME MESAZHE TE FORTA SHTETIT TE KAPITULLUAR SHQIPTAR. NDERMJET INTERNETIT MUND TE BASHKOHEMI KUNDREJT PADREJTESIVE DHE MOSPERFILLJES . ASHTU SIC BEJNE EDHE POLITIKANET ME MJETET E INFORMACIONIT DHE FAQET ON LINE. ME ANE TE INTERNETIT NE POPULLI QE U JAPIM VOTAT KETYRE POLITIKANEVE TE NJE LLOJI TE PAPARE NE RRANGULLIN BOTEROR MUND TU DERGOJME MESAZHE SE NUK DUROHEN ME ME PADREJTESITE DHE KRIMET NE KURRIZ TE POPULLIT. KY ESHTE RASTI ME I MIRE TUA BEJME TE QARTE SE POSHTERIMI DHE MOSPERFILLJA KA MARRE FUND NUK MUND TE VAZHDOHET ME KESHTU. SHQIPERIA DUHET TE KETE ORIENTIME EVROPIANE DHE DUHET TE ZHVILLOHET URGJENTISHT. JEMI PAK MILIONA SHQIPTARE POR MUND TE JETOJME SIKUR JEMI MILIARDA BRENDA 28000KM BRENDA VENDIT TONE. SKAMJA PO RRITET KRIMINALITETI NUK NJEH KUFIJ . PERSE? SEPSE KEMI POLITIKANE TE ZHYTUR NE KRIME DHE PA SHKOLLE QE VETEM NA VJEDHIN DHE DESTABILIZOJNE VENDIN SA HERE U CENOHEN INTERESAT VETJAKE. BOLL ME ME KETA NJE LEVIZJE REVOLUCIONARE ON LINE MUND TE TRANSMETOJE KUDO NE BOTE SE NE SHQIPERI JETOJNE NJEREZIT E MIRE TE DASHUR E TE NDERSHEM.PREJ INTERNETIT MUND TA NDRYSHOJME KLASEN POLITIKE KATOVICIANE. NE CDO SONDAZH ON LINE TE VOTOJME ATE QE NUK U PELQEN ATYRE DHE JO ATO QE U INTERESOJNE ATYRE. LE TE PROVOJME BASHKIMIN ON LINE NUK HUMBASIM GJE VETEM MUND TE FITOJME

  7. asnjanesi says:

    Solidarizimi e mendimit te lire e demokratik ne faqet sociale on line nuk mund te kontrollohet nuk mund te shantazhohet sic beri Meta me Saliun,por te gjithe bashke mund te marrim mendime se kush personalitet eshte i denje i painkriminuar per tu votuar. Tani ne zgjedhjet vendore eshte rasti me i mire per ti derguar politikaneve shqiptare nje mesazh se populli eshte aspak i kenaqur me ta. TE GJITHE BASHKE TE BASHKUAR PA DALLIM FEJE ,VERI E JUGE, I MAJTE E I DJATHTE. kush e shqiptar e pranon mendimin tim mund te perhap idene e REVOLUCIONIT ON LINE me nje ze mund te ndryshojme shume. ……..faleminderit

  8. qyfyret e regjimit qyfyr says:

    Seanca e mbremeshme ish nje turp i prokurorise.Perseritje e gjyqeve te regjimit komunist.

  9. Valoni says:

    kjo asht kur kriminelet e udhheqin shtetin ,ai miju i vogel e ka sherrin e medh e beri me priftin e doli i paster do te dal edhe ksaj here i paster se e ka forcen ne dor ,vall vjen pytja se deri kur ma kto vrasjet,si per shembull rasti fatmir gjini se rasti ende nuk dihet

  10. ismeti says:

    eeeee dardha ka bisht,krejt loja mad in sala und kamiona ne dogan me mall te prishur

  11. blerim says:

    Hajde gallate Shkodrani hajde. Po pse mo Tom me duar te paska fol ai ty? Po sikur ta kete lidhur me ata qe te veshur si police qe i rrembyen shokun e ngushte ne F-kruje? Behu serioz o Tom.

  12. sherifi says:

    Nuk e kuptoi pse i veshtiresoin kaq shume keto probleme,u fut deputeti Halimi dhe tha keshtu apo ashtu,u fut deputeti Braho dhe tha keshtu,perderi sa ka nje urdher arresti nga prokuroria,parlamenti nuk duhet te beje lojen e kungulleshkave,por ti heqi mandatin dhe ti hapi rruge drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje