Nga Ina Boja
Teksa kryefjala e opozitës vijon të jetë dekriminalizimi i politikës, për kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ky është një siklet i vjetër i vet PD-së dhe jo problem I LSI-së.
“Ne nuk kemi pritur sot që të fillonte kjo ide e dekriminalizimit. Për opozitën ky ka qenë një problem i vjetër i saj, por ky nuk është sikleti ynë”, u shpreh Vasili në një intervistë për TemA TV.
Ndërsa akuzat e deputetit Tom Doshi ndaj Kreut të Kuvendit Ilir Meta, Vasili i ka quajtur si shaka pa kripë, të cilat janë përcjellë me përçmim. Duke folur mbi situatën e zgjedhjeve lokale, Vasili tha se përzgjedhja e kandidatëve për Kryetar Bashkie, do të bëhet mbi bindjen që kandidati duhet të ketë një profil social të lartë.
Sa po respektohet dekriminalizimi në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar Bashkie?
Nuk kemi qenë të kushtëzuar nga ky fenomen për përzgjedhjen e kandidatëve. Ka qenë një konstatimi i yni, që përzgjedhja e tyre të bëhej mbi bindjen që kandidati të jetë i njohur mirë nga komuniteti dhe të ketë një profil social të lartë, të gjithpranuar dhe të jenë të çliruar nga të gjitha elementët që kanë të bëjnë me dekriminalizimin. Ne nuk kemi pritur sot që të fillonte kjo ide e dekriminalizimit, në mënyrë që ne të fillonim të ndryshonim idetë tona, mbase për të tjerët.(përshembull për opozitën ka qenë ky një problem i vjetër i saj dhe ka lindur nga ky siklet që ajo ka patur brenda vetes, por ky nuk është sikleti ynë).
Ju keni 15 Bashki. LSI duhet të caktojë kandidatë me profil të lartë politik apo kandidat që kanë mbështetje elektorale?
Kandidatët janë ata që përfaqësojnë koalicionin e madh dhe është e drejta e çdokujt të kandidojë. Por objektivi ynë ka qenë dhe mbetet ai që kandidatët duhet të jenë me integritet të lartë shoqëror që opinion publik i njeh dhe i respekton dhe kanë aftësitë e duhura për të administruar një pushtet, i cili është i rëndësishëm dhe për dimensionin e organizimit është më i gjerë se më parë, sepse ndarja e re territoriale e ka këtë fakt.
Me çfarë do të bëjë fushatë LSI, a i keni mbajtur ju premtimet tuaja?
LSI operon politikisht në gjirin e një aleance të madhe të koalicionit të majtë,që është Aleanca për Shqipërinë Europiane. Objektivat e pushtetit vendor do të formësohen në bazë të një program të ri, i cili i përkon ndarjes së re territoriale. Objektivat janë më madhore dhe të orientuara më mirë se herët tjera. Së bashku në sinkron të plotë me maxhorancën do hartohen objektiva, të cilat do të kenë karakter zhvillimor për njësitë e reja vendore që do të krijohen dhe lehtësimi i vazhdueshëm për shërbimet ndaj qytetarit. Mbi këto dy çështje do të zhvillohet program i ri.
A e kanë dëmtuar LSI akuzat ndaj Ilir Metës ?
Çdo shaka pa kripë nuk mund të merret seriozisht nga opinion publik dhe aq më pak të dëmtojë një forcë politike. Si çdo shaka duhej të përcillej me buzëqeshje dhe kjo, por duke qënë se është shaka pa krip është përcjellë me përçmim.
ah cfare neperke qe eshte ky Vasili…
ikni more plera…..hajduta,maskarenj…ju doni plumbin..po c’ti bejme se u genjyem me PS-ne,dhe jeni prape ne pushtet.
Nuk keni cipe fare atje ne LSI….???deri dje ishit me berishen,sot eshte i keq….po fajin e kemi ne qe u genjyem nga PS-ja,dhe votuam qe te qeverisni prape ju…..horra,hajduta,maskarenj,,,,por do vije dita dhe do ti paguani nje per nje,,,,se populli nuk harron!!!!!
Profil i larte LSI ?!… Edhe P.Vasili s’perben profil te larte… Nga vegla te Berishes dje, sot anti Berishe… Ju te LSI-se jeni bere si druri i halese, s’keni nga t’ju kapim…
Per cfare shakaje flet o Peco mavrija. Ju ini futur ne llum te gjithe, duke perffshire edhe Liken. Do ta shikoni sa ju vjen lekura me 21 Qershor. Nderi yt eshte te shkosh ne Lushnje, aty ku reputacioni tend qendron moteleve e haleve.
Një nga aktet kriminale të LSI-se eshte grmbullimi rreth vetes dhe emërimi në poste drejtues ata që kanë ngelur në klasë.
Produktin e merrni me mend vetë.
Nuk vret vetëm tritoli apo droga…