Zgjedhjet vendore/ Topi: Nuk bashkëpunojmë me Berishën në asnjë rrethanë

25 Mars 2015, 16:07Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike e konsideron të pamundur koalicionin për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit me Partinë Demokratike dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Kreu i FRD-së Bamir Topi thekson se kjo parti është e hapur për koalicione në zgjedhjet e 21 Qershorit, por kjo s’mund të ndodhë me PD-në, ku sipas tij Berisha është kryetari de facto i kësaj partie.

Sipas Topit, FRD është e hapur për të bërë koalicion por vetëm nëse plotësohen parimet që kërkon kjo forcë, në të kundërt ajo do shkojnë në zgjedhje sërish e vetëm si në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës.

“Të gjitha opsionet mbeten të hapura nëse nuk hapet rrugë për implementimin e parimeve të tona të tona të forta, nuk mund të përjashtojmë mundësinë të vazhdojmë të prezantohemi të vetëm në këto zgjedhje.

Ne nuk do futemi në çdo lloj rrethane me koalicionin e Sali Berishës duke i njohur këtij individi rol të rëndësishëm ne thellimin e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri, në shkatërrimin e të djathtës në Shqipëri, një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e mjaft pengesave që FRD ka pasur që ne fillimin e saj”, thotë Topi në një intervistë televizive.

Sipas tij, FRD nuk i lutet askujt për të krijuar asnjë koalicion, por vendimi për mënyrën e konkurimit në zgjedhjet e 21 Qershorit  do t’i takojë forumit vendimmarrës të FRD.

Ndërkohë sipas ish-Presidentit, Partia Demokratike nuk përfaqëson të djathtën në Shqipëri.

“Ka pasur një çudi të madhe kur ka pasur një konkurrim ndërmjet Sali Berishës dhe Pjetër Arbënorit në fillimet e para dhe çudia vinte nga një i huaj që merrte pjesë në këto punime, e gjithë salla bërtiste poshtë komunizmi dhe në krye u zgjodh ish-komunisti dhe ai që kishte vuajtur 28 vjet burg nuk u zgjodh për të drejtuar një parti demokratike. Nuk është problemi kush është kryetar formal po problemi është i një psikologjie dhe kush e drejton realisht atë parti”, thekson ai. gj.k/

4 komente në “Zgjedhjet vendore/ Topi: Nuk bashkëpunojmë me Berishën në asnjë rrethanë”

  1. Shok says:

    Moooooos o buuuurë…!

  2. analisti politolog Nurellar-Beu says:

    Sa i osht trash koka Bamkes…
    Ha planca cdo dite thuhet…

  3. elinor,.,,,.. says:

    Vetem kur ka zgjedhje e shoh kete parti te levize pak nga vendi. Pjesen tjeter te kohes e ke gjume tulle! Se si e mendojne se mund te rriten ne popullaritet me kete pasivitet qe tregojne nuk arrij ta kuptoj.

  4. ilir aliaj says:

    Bamke kandido per anetar te Keshillit Bashkiak te Tiranes, pasi ky eshte i vetmi vend pune qe mund te kapesh ne kete shtet me aftesite e tua, deri tani te gjitha ti kane dhuruar, asnje nuk eshte merite e jotja. Bamke e=ju e dini shum mire qe PD nuk te kandidon per Kryetar Bashkie ne Tiranes kshuqe mos u lodh kot duke goditur me spont.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje